panda

E vetmja pandë femër në Britaninë e Madhe, është shtatzënë

Tian Tian, panda e vetme femër e cila gjendet në kopshtin zoologjik të Edinurgut në Britaninë e Madhe, besohet se është shtatzënë. Raportohet se ajo do të lindë shpejt, shkruan Daily Mail. Një zëdhënës i këtij kopshti zoologjik, ka thënë se është e vështirë të parashikohet saktësisht lindja e një pande, megjithatë kjo mund të zgjasë deri në fund të shtatorit. Tian Tian është nën mbikëqyrje të ekipit të ekspertëve dhe po bëjnë të pamundurën që kjo pandë gjigante të jetë mirë me shëndet.

Hong Kong: Vdes Panda më e vjetër në botë

Panda më e vjetër në botë, Jia Jia 38 vjeç u gjend e pajetë në kopshtin zoologjik “Ocean Park” në Hong Kong. Gjatë dy javëve të fundit, gjendja shëndetësore e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm. Panda e quajtur Jia Jia që nënkupton fjalën “mirë”, i është dhuruar Hong Kong-ut në vitin 1999, bashkë me një panda tjetër, për të festuar dy vjetorin e çlirimit nga kolonia Britanike. Dy javët e fundit, Jia Jia ushqehej shumë pak, racioni i saj ushqimor ishte reduktuar nga 10 kg ushqim në 3 kg ushqim në ditë dhe pesha e saj trupore kishte shkuar nga 71 kg në rreth 67 kg.

Kinë, panda nuk është më specie e rrezikuar

IUCN në raportin më të fundit pohon se panda tashmë nuk është një specie e rrezikuar. Në sajë të zhvillimit të habitatit të tyre, numri i pandave gjigante është rritur me 17% nga viti 2004 deri në vitin 2014. Në atë vit në Kinë u numëruan 1864 panda. Vendbanimi i tyre i hershëm ka qenë pjesa jugore e Kinës. Një panda gjigante në Kinë ka lindur binjakë. Që nga viti 1970, fushata për mbrojtjen e pandave ka qenë një prej më intensiveve. Ato ishin cilësuar nga qeveria kineze specie në zhdukje, pasi ishin numëruar afërisht 2459 panda në të gjithë botën.

Panda e parë gjigante në Kinë me ngjyrë kafe

Fotot e mëposhtme të Institutit Kërkimor “Shaanxi” na tregojnë një ari panda gjigant me ngjyrë kafe, tepër i rrallë, duke ecur në pyjet e maleve Qinling, në Veriperëndim të Kinës. Mashkulli panda gjigant, me ngjyrë kafe quahet Qizai dhe ai ka lindur në vitin 2009 dhe nëna e tij që ishte një panda normale, pra me qime të zeza dhe të bardha. Por sipas studiuesve panda gjigante me ngjyrë kafe është jashtëzakonisht e rrallë në Kinë, pasi vetëm 8 ekzemplarë të tillë janë zbuluar që kur kanë nisur këto studime.

Panda gjigande sjell në jetë një këlysh, vetëm 2 mijë të tillë janë në të gjithë botën

Një panda gjigande ka sjellë në jetë një këlysh të enjten në Belgjikë dhe kjo shënohet si një ngjarje e rrallë. Lindja e këlyshit është cilësuar një mrekulli e vërtetë, pasi është një ngjarje e rrallë për një specie në zhdukje si panda gjigante, nga e cila kanë mbetur vetëm 2 mijë në të gjithë botën. Në një konferencë për shtyp në Belgjikë, drejtori i parkut tha: “Është djalë. Gjithçka shkoi jashtëzakonisht mirë”.