Papa Francesku

10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris

10 mijë palë këpucë u vendosën në sheshin “Republika” në Paris në shenjë proteste pas anulimit të një marshimi masiv për ndryshimet klimatike, të anuluar sipas autoirteteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm.

Ngrohja globale, Papa i referohet Shqipërisë: U vu seriozisht në provë

Papa Françesku theksoi dy ditë më parë edhe një herë rreziqet që vijnë nga ngrohja globale duke iu referuar përmbytjeve në Shqipëri dhe në Indi, sipas Radio Vatikanit. Ai u kërkoi kombeve marrjen e masave praktike për zvogëlimin e pasojave të ngrohjes globale. Në meshën e tij të përjavshme në sheshin ”Shën Pjetri” përshëndeti organizimin e ”One Planet Summit” që do të zhvillohet në Paris këtë javë duke theksuar se shpresonte në një sukses në luftën kundër ngrohjes globale.

Papa Françesku jep paralajmërime të ashpra përpara zhvillimit të konferencës për ndryshimet klimatike në Paris.

Papa Francesku zhvilloi sot një Meshë historike në Kenia para se të jepte disa paralajmërime të ashpra disa ditë para zhvillimit të konferencës për ndryshimet klimatike në Paris. Papa tha se do të ishte trishtuese,dhe madje ka guxuar të thotë katastrofike, që disa interesa të veçanta të kërkojnë të mbizotërojnë mbi të mirën e përbashkët dhe të çojnë në manipulimin e informacionit për të mbrojtur planet dhe projektet e tyre.

Papa: Evolucioni e Big-Bang janë të vërteta, Zoti s’është magjistar

“Teoria e evolucionit është e vërtetë dhe Perëndia nuk është ‘magjistar me shkop”, ka deklaruar Papa Françesku, duke folur në Akademinë Papnore të Shkencave. Francis shpjegoi se të dyja teoritë shkencore nuk ishin të papajtueshme me ekzistencën e një krijuesii, duke argumentuar në vend se ata "e kërkonin". "Kur lexojmë për Krijimin në Zanafillë, rrezikojmë të imagjinojmë se Perëndia ishte magjistar, me një shkop magjik që mund të bënte gjithçka. Por kjo nuk është kështu. Në tërësi teoritë shkencore nuk kanë qenë të papajtueshme me ekzistencën e një krijuesi.