Paqesor

Imazhet spektakolare, eklipsi errëson Paqësorin

Miliona njerëz në Indonezi dhe vendet e Paqësorit, kanë arritur të përjetojnë eklipsin total diellor. Një pjesë e rajonit u errësua tërësisht nga eklipsi. Hëna bllokoi të gjitha rrezet e diellit, duke e kthyer kështu ditën në natë. Shumë njerëz janë mbledhur në një plazh të një province në Indonezi për ta përjetuar këtë përvojë “magjike”, ashtu siç u shprehën ata.

Ishulli i humbur i Paqësorit, i mbuluar nga mbetjet

Kur një ekip kërkuesish mbërriti në një ishull të pabanuar në mes të Oqeanit Paqësor, ata u habitën duke gjetur 38 milionë mbetje në breg. Pothuajse të gjitha këto mbetje ishin prej plastike: lodra, furça dhëmbësh, çakmakë, shishe, domino dhe qindra kaska me ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Sipas kërkuesve, dendësia e mbetjeve ishte më e larta e regjistruar në ndonjë vend tjetër të botës, pavarësisht se ishulli Henderson ndodhet shumë larg. Ishulli gjendet midis Zelandës së Re dhe Kilit e është i njohur nga UNESCO si një pikë trashëgimie botërore.