paris

Inaugurohet në Paris rruga për biçikleta që sfidon trafikun

Në Paris sapo është inauguruar ‘autostrada për biçikleta’, që përfshin rrugët nga Quai de la Rapee tek Place de la Bastille. Është një nga qëllimet e kryebashkiakes Anne Hidaldo, që dëshiron ta bëjë kryeqytetin francez një nga kryeqendrat botërore të çiklizmit urban. Një sfidë e vërtetë kjo për Barcelonën, Copenhagenin dhe Amsterdamin. Plani parashikon që brenda 2020 pistat për biçikleta të kalojnë nga 700 që janë sot në 1400 km. Investimi për këtë projekt i kalon 150 milion euro.

Klima, negociatorët vazhdojnë diskutimin e pikave te draftit

Në garë me kohën për të mos e zvarritur më vulosjen e një marrëveshjeje të re të klimës, negociatorët në Paris kaluan një tjetër natë diskutimesh të ethshme. Shefi i diplomacisë franceze Laurent Fabius ka vendosur afate kohore e pret që ato të respektohen. “Them se do t`ia dalim”, deklaroi ai dukshëm i lodhur, ndërsa delegatët kishin kaluar në duart e tyre draftin e tretë e të rishikuar të përgatitur nga presidenca franceze.

Ndotja e ajrit, skemë e re kufizimesh në Paris

Parisi ka nisur aplikimin e një skeme të re të kufizimeve në trafik duke përdorur pulla me ngjyra në një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit, pasi kryeqyteti francez është përballur me një seri rekordesh për sa i takon niveleve të ndotjes. Një pjesë e madhe e Francës në fakt ka përjetuar nivele të larta të pjesëzave që dëmtojnë shëndetin që emetohen nga trafiku rrugor, veçanërisht nga motorët diesel. Parisi, bëhet kështu i pari qytet francez që publikon sistemin e pullave “Crit Air”, që detyron të gjitha makinat që të kenë një pullë ngjitëse me një ngjyrë të koduar, që tregon moshën dhe nivelin e ndotjes.

Paris: Champs-Élysées pa makina një herë në muaj

Gjatë kësaj jave, Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo njoftoi datën e hyrjes në fuqi të nismës më të re në përpjekjen për të ulur nivelin e ndotjes në kryeqytetin francez. Duke filluar nga 1 maji, të dielën e parë të çdo muaji, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave në sheshin me famë botërore Champs-Élysées. Zgjedhja e ditës së dielë nuk është aspak rastësore, sepse përkon me ditën kur vizitorëve iu ofrohet hyrje e lirë në muzeumet e Parisit. Ky vendim i fundit është vetëm një prej një sërë plani masash që synojnë të ulin në mënyrë të konsiderueshme trafikun rrugor në qytetin e dritave.

Parisi do të ndërtojë një kullë gjigante të rrethuar nga 2000 pemë

Franca do ndërtojë një kullën të rrethuar me pemë. Kulla e gjelbër është projektuar nga firma italiane “Stefano Boeri Architetti” dhe së shpejti do të fillojë së ndërtuari në periferi të Parisit, konkretisht në Villiers-sur-Marne. Ndërtesa do të ketë 2.000 pemë, bimë dhe shkurre, si do të mbushë fasadën, çatinë dhe ballkonet e ndërtesës. Në brendësi ndërtesa do të ketë apartamente luksoze dhe zyra. I quajtur Forêt Blanche (“Pyll i Bardhë”), kulla prej 177 metra e gjatë do të ketë dritare të mjaftueshme për rrezet e diellit dhe vende ku mund të shihet qyteti.

Parisi inkurajon individët të mbjellin kopshte urbane

Parisi ka vendosur një ligj të ri i cili lejon çdokënd të mbjellë një kopsht urban brenda kufijve të qytetit. Pasi marrin një leje, kopshtarët mund të rrisin bimë në mure, në kuti, në çati, poshtë pemëve, ose në muret rrethuese. Ata mund të rrisin lule, perime dhe fruta. Qëllimi i kryetares së bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, është të krijojë 100 hektarë të mureve të gjallë dhe tavanëve të gjelbër deri në vitin 2020, me 1/3 e gjelbërimit dedikuar bujqësisë. Sipas ligjit të ri, vendasit janë inkurajuar të bëhen “kopshtëtarë të hapësirave publike të Parisit”.

Parisi ndalon qarkullimin e makinave të prodhuara para vitit 1997

Prej një korrikut, hyn në fuqi ligji kur në kryeqytetin e Francës ndalohet lëvizja me veturë që është prodhuar para vitit 1997. Kjo ndalesë është në mesin e disa ligjeve drastike, të cilat parashohin që deri më 2020 në Paris të mos qarkullojnë makina më të vjetra se dhjetë vjet, shkruan Telegrafi. Këto përpjekje po bëhen për të reduktuar smogun që e ka përfshirë këtë vend turistik. Ndalesat përfshijnë edhe motoçikletat, të cilat janë regjistruar para vitit 2000, por me disa lehtësime.Motoçiklistët e kanë të ndaluar të hyjnë në qytet gjatë ditëve të fundjavës.

Si Parisi po ridizajnon kryqëzimet në dobi të këmbësorëve

dryshimi i madh në Paris nisi kur sheshi i Republikës, që deri në vitin 2013, ishte një nga rrugët më të rrahura nga parisienët, pësoi një transformim total. Ai tani është kthyer në një shesh në dobi të këmbësorëve, ku janë mbjellë shumë pemë. Të rreshtuara buzë trotuarit ka stola dhe në të qëndrojnë një numër i madh njerëzish. Aq popullor ishte ky transformim, sa qyteti vendosi që të vazhdonte me këtë nismë Në këto momente, sheshi i Bastijës në Paris është praktikisht një ishull trafiku. Një monument i madh qëndron në mes të një rruge, e cila është plot e përlot me makina.