park

Dita e Agrobiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel

Në pyllin e Gështenjave të Reҫit është është mbajtur më 25 tetor “Dita e Agrobiiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel“. Gjatë aktivitetit u prezantuan vlerat e agrobiodiversitetit në parqet natyrore. Panairi dhe vizita në Pyllin e Gështenjave të Recit, (Monument Natyror, pjesë e Parkut Natyror Rajonal Shkrel) shërbyen si një demonstrim për vlerat natyrore dhe agrobujqësore të zonës. Parku Rajonal Shkrel së shpejti do të ketë edhe Planin e tij Menaxhimit që pritet të miratohet nga Ministria e Mjedisit.

Jo politikë politikanësh por politikë mjedisi

Nga: Xhemal Mato Meqënëse në dy debate në media për ndërtimin e parkut të fëmijëve në Parkun e Tiranës i është referuar qëndrimit të shoqatës Ekolëvizja përfaqësuar nga unë, po sqaroj dhe një herë publikisht qëndrimin tonë për të mos u keqpërdorur nga politikat partiake. Ne e vlerësuam ftesën që ju bëri bashkia e Tiranës (ndonëse me vonesë) perfaqësuesvë të shoqatave mjedisore dhe shoqërisë civile, si një mundësi direkte për të komunikuar dhe ndikuar në ruajtjen dhe mirëmanaxhimin e Parkut të Madh të Tiranës në tërësi dhe për problematikën konkrete të parkut të fëmijëve në veçanti.

Këshilli Bashkiak miraton Parkun Qendror të Tiranës

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, anëtarët miratuan projektin e Parkut Qendror të qytetit, që parashikohet të ketë një sipërfaqe 6 herë më të madhe sesa Parku “Rinia”, me vendndodhje në fund të bulevardit të ri. Projekti u prezantua përpara anëtarëve në Këshill, ndërsa mbledhja vijon ende. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme në Këshill, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se, shpejt do të nisë testimi i autobusëve elektrikë në një nga linjat urbane në kryeqytet.

Masakra në parkun e Gërmenj-Shelegurit

Ashtu si shumë zona dhe parqe pyjore në vendin tonë, edhe ajo e Gërmenj-Shelegurit në Kolonjë u është nënshtruar masakrave të dorës së njeriut, që po e zhvesh dalëngadalë nga kurorat me bredha dhe pisha. Edhe pse në fuqi është një moratorium 10-vjeçar që ndalon 100 përqind prerjet e lëndës drusore për eksport, edhe pse kjo zonë është e shpallur që prej dy dekadash tashmë e mbrojtur nga shteti, dora e njeriut nuk ndalet. Kamerat e emisionit Fiks Fare kanë filmuar kamionët e ngarkuar me lëndë drusore.

Në parkun e madh të Tiranës, duhen shtuar apo pakësuar drurët?

Jemi në ditët kur gjelbërimi dhe lulet kanë “pushtuar natyrën”. Fundpranvera,  ndër periudhat më të pëlqyeshme të vitit të sjell kënaqësi duke shëtitur në mjediset me drurë dhe shkurre, në lëndinat me bar, me ajrin e pastër jetëdhënës. Një mjedis i tillë konsiderohet sot Parku i madh i Liqenit të Tiranës. Tek sjell në kujtesë, një vit më parë, Parku i madh i  Liqenit të Tiranës, ishte kthyer në një “shesh beteje”  etj. Protesta, dëmtim dhe dhunim i pronës, e çfarë nuk na panë sytë, e përse e gjithë kjo?!.

Nis pyllëzimi i Liqenit të Farkës, mbillen 450 pemët e para

Parku i Liqenit të Farkës do të jetë hapësira e dytë më tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për investimet që Bashkia e Tiranës ka nisur të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.

Një perlë natyrore brenda një qyteti: Parku Bukit Nanas

I themeluar që në fillim të viteve 1900, Parku Bukit Nanas është më i vjetri i llojit të tij në Malajzi, duke ofruar një biodiversitet të pasur në mes të një prej qendrave urbane më të mëdha Kuala Lumpur. Pavarësisht reduktimit të territorit të tij nga 17.5 në 9.37 ha., një grup studiuesish kanë vënë në dukje se Parku Bukit Nanas vazhdon të ketë një biodiversitet të larmishëm. Gjatë një studimi të zhvilluar nga prilli 2015 deri në maj 2016, studiuesit regjistruan një total prej 425 bimësh në territorin e BNFR, nga të cilat 159 ishin lloje të reja të paregjistruara më parë.

PARK(ING) PËR MAKINAT APO PARK PËR QYTETARËT?

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parkingu 4-katësh nën nivelin e tokës së parkut “Rinia” ishte një lëvizje e papritur e Bashkisë së Tiranës, që habiti shoqërinë civile dhe aktivistët mjedisorë në Tiranë. Mjedisorët e Tiranës kanë vite që rekomandojnë parkingjet nën e mbitokësorë në Tiranë, si një mënyrë për të liruar trafikun në Tiranë, por nuk u shkonte ndërmend që kjo do të bëhet duke sakrifikuar parkun e vetëm në qendër të Tiranës dhe lulishtet e tjera të pakta në zonën e qendrës.

Parkingu tek Parku Rinia, Bashkia takohet me shoqërinë civile

Projekti për parkingun tek Parku Rinia është konsultuar ditën e djeshme nga Bashkia e Tiranës me ekspertë të çështjeve mjedisore si dhe shoqërisë civile për t’i informuar ata lidhur me projektin. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku bëri një prezantim të projektit, duke theksuar se nevojën e një parkingu nëntokësor e kanë konfirmuar disa studime nga ekspertë vendas dhe të huaj. Ai shtoi se Parku Rinia nuk preket nga ndërtimi i këtij parkingu, i cili zë vetëm një pjesë të vogël të tij, dhe se parku do të rikthehet në gjendjen aktuale.

Parku Qendror i Bulevardit të Ri, Veliaj: Mushkëria e re e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një dëgjesë publike në Parkun Qendror të Bulevardit të Ri, prej ku e cilësoi atë si mushkërinë e re të kryeqytetit. Veliaj tha se Parku Qendror i Bulevardit të Ri ka një sipërfaqe gjashtë herë më të madhe se Parku Rinia dhe do të jetë një nga pjesë më kreative të qytetit, i ngjashëm me parqet më moderne në vendet më të zhvilluara. Kryetari Veliaj deklaroi se për herë të parë është gati një projekt i plotë jo vetëm për ndërtimin e bulevardit të ri, por edhe i zhvillimit të të gjithë zonës.

Sheshi “Skënderbej” pedonale në vitin 2016

Vitin e ardhshëm qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër pedonale. Sheshi “Skëndërbej” në qendër të kryeqytetit është parashikuar të vihet në funksion të këmbësorëve dhe atyre që pedalojnë.

Shkodër, bashkia s’merr parasysh banorët, shkatërron parqet për rrugë

Pavarësisht protestave te banorëve të Xhabijeve, Bashkia Shkodër ka nisur projektin e saj, ku hapi i parë ka qenë prishja e pjesës më të madhe të lulishteve. Banoret sërish kanë hedhur akuza drejt kryebashkiakes e cila sipas tyre po vepron në kundërshtim me ligjin. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Mirsad Basha përfaqësues i shoqërisë civile, i cili tha se Bashkia Shkodër ka shkelur ligjin, duke mos e kaluar këtë projekt në Këshillin Bashkiak. Përveç inspektorëve, punimet janë shoqëruar edhe me punonjësit e policisë bashkiake me qëllim ndërhyrjen në rast të irritimit të banorëve.

Studentët ndërtojnë me fondet e tyre parqet publike

110 studentë, të rinj dhe vullnetarë nga Anglia, Amerika, Çekia etj., kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar në mënyrë vullnetare, ndërtimin e dy hapësirave rekreative. Ndërtimi i një lulishteje afër kopshtit numër 20 në kryeqytet dhe një tjetre në perimetrin e bllokut të banesave sociale në Shkozë, janë dy projekte të cilat financohen nga vetë studentët e International School of London dhe të rinj nga organizata Young Life. “Ky bashkim, kjo prezencë në Tiranë, në këtë rast në dy njësi që ne i kemi zgjedhur rastësisht për nga nevoja që kanë si lagje në periferi, e bën edhe më të rëndësishme këtë eksperiencë, por ne jemi të prekur sepse kanë ardhur me shumë pasion, me shumë zemër, me shumë bindje dhe shumë dëshirë për të na ndihmuar dhe këto ditë jemi habitur nga gatishmëria e tyre për të bërë çdo gjë vetë”, thotë Blendi Gonxhe.

Urbanizimi, eksperti: Fëmijët meritojnë park çdo 500 m, duhen rrugë të dedikuara për autobusë dhe biçikleta

Të ecësh apo të udhëtosh në Tiranë me biçikletë është e rrezikshme. Kështu pohon eksperti ndërkombëtar Gili Penalosa, i cili e shikon Tiranën si vendin ideal që mund të pedalosh pasi është i rrafshët, por kultura e njerëzve nuk e lejon këtë mënyrë alternative zhvendosje nëpër qytet. Penalosa, i njohur për një sërë projektesh në disa kontinente, shikon me habi se si makinat po asfiksojnë qytetin dhe se 1/3 e të ardhurave nga xhepat e qytetarëve shkon për mirëmbajtjen e tyre. Ai mbështet vizion e Bashkisë së Tiranë për promovimin e zonave pedonale dhe rritjen e përqindjes së qytetarëve që përdorin biçikletën.

Vandalizohet Parku i Liqenit të Farkës, dëmtohen gjatë natës pemët

Vetëm pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës mbolli një numër të konsiderueshëm pemësh në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët. Por për fat të keq, vandalizmi i njerëzve të papërgjegjshëm nuk ka munguar as edhe në këtë pjesë, duke dëmtuar gjatë natës me dhjetëra pemë të sapo mbjella. Siç mund të shihni në fotografi, pamja që të ofronte kjo pjesë e parkut të Liqenit të Farkës ishte vërtet e trishtë.