park kombetar

“Të gjithë për Lurën” 100 aktivistë mbjellin sërish fidanë

100 qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë marrë pjesë në një aksion të radhës për ripërtëritjen e Parkut Kombëtar të Lurës të organizuar nga Ecovolis. “Të gjithë për Lurën 4” është aksioni ku aktivistë e qytetarë mbollën dhjetra fidanë të rinj. Në këtë aksion morën pjesë dhjetra aktivistë jo vetëm nga Tirana, por nga Shkodra, siç ishin anëtarët e organizatës EKO Mendje dhe nga Elbasani. Deri më tani më shumë se 1000 aktivistë janë përfshirë në 4 aksionët “Të gjithë për Lurën” duke sjell shpresë për ringjalljen këtij parku me vlera të jashtëzakonshme.

Administrata e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, përgatitet për turizmin veror

Punonjësit e Administratës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fillim të sezonit veror turistik, po përmirësojnë infrastrukturën orientuese dhe informuese në ndihmë të lëvizjeve turistike të vizitorëve të parkut. Këto tabela janë vendosur në Fushë Studen dhe po vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Rrajcë, Qarrishtë, Hotolisht etj. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një ndër parqet kombëtare që është bërë mjaft tërheqës për vizitorët kohët e fundit.

Alarm në Librazhd! 100 kërkesa për HEC-e, pasoja dramatike në bujqësi dhe mjedis

Ambientalistë, pushteti vendorë, banorë, specialistë, shoqata joqeveritare etj, japin alarmin për pasojat dramatike që kanë nisur të shfaqen në mjedis si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë. Më të dëmtuara janë dy bashkitë e qarkut Elbasan, Librazhdi dhe Përrenjasi. Vetëm në këto dy njësi janë bërë 100 kërkesa për HEC-e nga të cilat 45 i përkasin Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Disa HEC-e tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat kanë shkaktuar rrëmujë në park. Prej një viti një shoqatë joqeveritare ka kryer monitorim dhe ka dalë në përfundime alarmuese.

Ambasadori i Austrisë: Mos ndërhyni në parqet natyrore. Nuk shkojnë HEC-et në Valbonë

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler gjatë diskutimit me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit”, i rekomandoi qeverisë që të përqëndrohet tek ekoturizmi, turizmi aventurier dhe turizimi kulturor si fusha të rëndësishme dhe që duhet të subvencionohen nga shteti. Ai kërkoi nga qeveria që të mos ndërhyhet në parqet kombëtare, pasi turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë.

Behgjet Pacolli do të ndërtojë resort turistik në Parkun Kombëtar të Divjakës

Biznesmeni dhe politikani shqiptar Behgjet Pacolli duket se do të ndërtojë një resort turistik të përmasave gjigante në Parkun Kombëtar të Divjakës. Ndërtimi do të bëhet nga kompania e tij ‘Mabetex’ dhe po planifikohet që ndërtimi të zërë 1050 hektarë tokë në pyll dhe 200 hektarë në plazh dhe 1270 hektarë sipërfaqe ujore. Nuk dihet nëse ky superndërtim ka marrë lejen e organeve kompetente për faktin se Divjaka është park kombëtar. Sipas projektit të bërë publik në faqen e kompanisë, i gjithë ndërtimi do të zërë një sipërfaqe prej 3342 hektarë.

Butrinti pret 170 mijë turistë

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj. Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Dita e brezit të gjelbër

Ngjarja më e rëndësishme në buzë të Liqenit të Prespës së Madhe, javës së shkuar, ishte festimi për herë të parë i Ditës së Brezit të Gjelbër, në Oteshevo. Shoqata e Brezit të Gjelbër synon mbi të gjitha që: të lidhë shtetet me njëri-tjetrin. Përgjatë Perdes së Hekurt që e ndau Evropën për 40 vjet në atë Perendimore dhe Lindore, është zhvilluar një rrjet ekologjik i padiskutueshëm dhe peizazh i gjallë- duke përfshirë disa nga habitet më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë.

Ecovolis dhe Egnatia në mbrojtje të Parkut të Shebenikut në Librazhd

Parku Kombëtar i Shebenikut që ndodhet pranë qytetit të Librazhdit është një zonë tepër e dëmtuar, gati e zhveshur nga pyjet dhe bimësia. Për këtë arsye, një grup vullnetarësh nga EcoVolis morën pjesë aty në mbjelljen e 190 fidanëve të rinj, si pisha, gështenja dhe fidanë të tjerë. Mjedisi ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.

Edhe në Qarrishtën e largët mund të bëhet turizëm

Qarrishta, një fshat i largët i rrethit të Librazhdit, i cili shtrihet mes maleve në një lartësi prej 950 metrash, veç vlerave natyrore me pyje e florë të pasur, kohët e fundit ka filluar të shtohet edhe fauna e këtij pylli që u dëmtua mbas viteve -90. Specia e veçantë e zonës që mendohej e zhdukur, kaprolli (Capreolus capreolus) është shfaqur përsëri dhe është filmuar nga kamerat kurth që kanë ngritur specialistët e AdZM-së në Qarkun e Elbasanit. Por kjo zonë po shfrytëzohet edhe për turizmin natyror, të aventurës, historisë dhe kulinarisë tradicionale.

Ekspozita “Arkitektura tradicionale – Kullat” sjellë në kryeqytetin shqiptar kodin e dizajnit të Thethit

Në të njëjtën ditë kur në luginë po shtrihej përjetësisht albanologu Robert Elsie, Thethi tërhoqi përsëri vëmendjen dhe këtë herë për kullat e tij. I fshehur mes malesh të larta në një luginë rreth 800m mbi nivelin e detit, Thethi është i pari fshat i Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare që po bëhet me një Kod Dizajni. Drafti i këtij kodi u prezantua mbrëmë në Kinema Millennium të Tiranës, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, profesionistë dhe studentë të arkitekturës, planifikues urbanë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Agjencisë Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura (AKZM), të bashkisë Shkodër, të Ambasadës Gjermane, GIZ, të kompanisë së konsultimeve GOPA/DIAVA, të shoqërisë civile etj.

Elbasan, Parku Kombëtar i Gjinarit i harruar, prej vitesh pa investime

Qendra e pikës turistike në Gjinar ndodhet në gjendje të mjerueshme. Vetë banorët shprehen të pakënaqur me këtë gjendje. Ata radhisin një sërë faktorësh. Megjithatë dy prej tyre duket se janë më kryesoret. Qendra skandaloze dhe mungesa e ujit të pijshëm. Banorët e Gjinarit deklarojnë se u vjen turp për fshatin e tyre pasi u bë kohë e gjatë që nuk është vënë dorë për të. Më keq paraqitet aksi nga shkolla e mesme dhe sheshi në qendër. Ata shprehen se turistët janë reduktuar shumë. Vijnë njëherë e nuk kthehen më.

Epidemi ngordhjesh të hipopotamëve

Më shumë se 100 hipotamë janë gjetur të ngordhur në një park kombëtar të Namibisë, ndërsa autoritetet dyshojnë se antraksi mund të jetë fajtor. Kafshët besohet të kenë ngordhur të gjitha javën e fundit në parkun Kombëtar të Bwabwata, në veri-lindje të vendit. Një zyrtar i ministrisë tha se Namibia kurrë nuk kishte parë ndonjë rast të tillë më parë. Anthraksi është një sëmundje vdekjeprurëse bakteriale, e cila është e njohur për vrasjen e kafshëve të egra, ato shtëpiake dhe në disa raste edhe njerëzit, shkruan BBC.

Festohet "Dita e Gjalicës" në Vojvodë

Ditën e djeshme, më 3 gusht në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në ZM", pjesë e programit SENiOR-II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, shoqata " Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit" ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore për "Ditën e Gjalicës" në Vojvodë, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, në të cilat morën pjesë punonjës të AdZM Kukës, Forumi Rinor për Zhvillim (QPR), komuniteti i zonës, etj.

Foletë e shpendëve në Divjakë-Karavasta rrezikojnë të shkatërrohen nga pallatet shumëkatëshe

Prej dekadash Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka qenë shtëpi e 24 specieve në rrezik zhdukje dhe e miliona shpendëve të tjerë, që e përzgjedhin atë për folenizim apo shtegëtim. 22 hektarët e kësaj zone gëzojnë mbrojtje më të lartë me ligj dhe janë një ekosistem unik flore dhe faune, ku spikat pelikani kaçurrel. Çdo vit, disa mijëra vizitorë vijnë këtu veçanërisht për të admiruar nga larg shpendët e rrallë në habitatin e tyre natyror, ndërsa i vrojtojnë ato me dylbi dhe teleskopë.

Forumi i dytë Publik kundër urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

U zhvillua forumi i dytë publik mbi ndikimet negative të projektit urbanizues të “Mabetex Grup” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në forumin e dytë të shoqërisë civile kishte pjesëmarrje të të rinjve, ekspertëve, deputetit të zonës e aktivistëve të mjedisit, të cilët u njohën me disa nga aspektet e pa trajtuara në forumin e parë publik të mbajtur më 9 nëntor 2017. Ekspertë të gjeomorfologjisë, trashëgimisë kulturore-historike dhe të planifikimit e menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura shpjeguan se si do të ndikonte ky projekt në ekzistencën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe sa i rëndësishëm është vlerësimi i kostove dhe përfitimeve në këtë rast.

Fotografi nga Kalifornia zbulon “kuçedrën” shqiptare, që po “përpin” lumenjtë

Për katër vitet e fundit fotografi Oegger St. Nick, me origjinë nga Kalifornia, ka eksploruar Shqipërinë, duke fotografuar peizazhet e saj të mrekullueshëm dhe duke mësuar në lidhje me historinë komplekse të këtij vendi në Ballkanin Perëndimor, shkruan The Calvert Journal, e specializuar për udhëtimet dhe fotografinë. Ai u vendos për herë të parë në Shkodër, qyteti më i madh verior, në kufi të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Më pas fotografi kaloi në jug, , ku ai thotë: “ndihet më Mesdhe dhe ka një ndikim të fortë grek, me shumë kisha ortodokse dhe fshatrat minoritarë që flasin greqisht “.

Gjykata Administrative, dy vendime për HEC-et në Valbonë

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e banorëve të katër fshatrave në Luginën e Valbonës për ndalimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës, gjatë seancës së sotme gjyqësore. Gjykata kishte vendosur më parë ndalimin e përkohshëm të punimet pasi çështja duhej shqyrtuar në themel. Në po të njëjtën seancë, gjykata vendosi dhe hedhjen poshtë të kërkesës së kompanisë së ndërtimit Gener 2 për të rrëzuar padinë e bërë nga qytetarët.

Gjyqi për Valbonën është historik

albona është gjymtuar rëndë. Valbona është duke vdekur, por ka akoma shumë shpresë të shpëtoj. Bota ka gjetur terapinë për të luftuar dëmet në natyrë, pra edhe të njerzve që janë pjesë e natyrës, pa dyshim. Terapia janë vetë njerëzit që tashmë edhe me ligje ndërkombëtare dhe kombëtare janë pjesë e vendimmarrjes dhe me plot legjimitet për t’ju drejtuar gjykatës për vendimmarrje të gabuara. Për, Shqipërinë, jo gjeografikisht periferike, aplikimi i kësaj terapie shënon moment historik, pikërisht me Valbonën.

Guidë: Përqark liqenit më të thellë të Ballkanit mbi biçikletë

Duke vrojtuar hartën e Shqipërisë në kërkim të një destinacioni të ri, tërheqës dhe sfidues (brenda kufijve të entuziazmit), sytë m’u zhytën në liqenin më të thellë të Ballkanit, atë të Ohrit. Meqenëse liqeni ndahet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ideja e kalimit për herë të parë të kufirit mbi biçikletë e bëri atë skenën ideale për aventurën time të radhës. 128 kilometra larg nga Tirana, liqeni i Ohrit është pika më tërheqëse e qytetit të Pogradecit në lindje të Shqipërisë, por gjithashtu edhe magneti sekret i turistëve në qytetet jugperëndimore të Maqedonisë si Struga dhe Ohri.

KARAVASTAJA, LAGUNA QË MAGJEPS ME BUKURINË NATYRORE DHE ZOGJTË

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të ofron një peizazh mbresëlënës në këto ditë dhjetori, ndërkohë që magjia në këtë lagunë shtohet duke parë shumëllojshmërinë e shpendëve. Sapo hyn në pjesën e pyllit, të shoqërojnë cicërimat e zogjve, ku veshi i mësuar i studiuesve dhe i specialistëve dinë të bëjnë dallimin se çfarë specieje i përkasin. Por edhe për ata që bëjnë për herë të parë një tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nëse nuk dinë t’i dallojnë. Shpendi që çdokush mund ta dallojë në lagunën e Karavastasë është pelikani kaçurrel, i cili në 2015-ën ka një shtim të popullatës.