park natyror

Forumi i hapur me banorët e fshatit Reç për menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve natyrore

Më datë 27 Tetor 2017, në fshatin Reç u organizua forumi i hapur me temë: “Qeverisja e mirë, zbatimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, ku morën pjesë 38 anëtarë të komunitetit. Fshati i Reçit është një nga fshatrat që bën pjesë në rajonin e parkut natyror bashkiak Shkreli. Përveç bukurive natyrore, gjithashtu dhe potenciali që ofron kjo zonë, është një burim mjaft i rëndësishëm për krijimin e mundësive shumë të mira për zhvillim në disa sfera të ndryshme. Kjo përbën një ndihmesë fillmisht për vetë banorët, por gjithashtu mbetet një vlerë për rajonin verior në aspektin ekonomik, turistik dhe social.

Qafë Shtama, Parku Kombëtar larg të qenurit pikë turistike!

Parku Kombëtar “Qafë Shtamë” në Krujë mbetet një nga parqet më të bukura të Shqipërisë. I vendosur shumë pranë kryeqytetit, kjo pikë turistike mund të tërheq vemendjen e vizitorëve të shumtë të interesuar për të njohur natyrën dhe historinë e një vendi të bekuar nga Zoti. Në “Grykën e Vajës”, në shekuj është treguar historia e 90 vajzave nga Kruja , të cilat u vetëflijuan kur Perandoria turke pushtoi Krujën. Të kapura dora-dorës vajzat, në shtator të vitit 1478, u hodhën nga një masiv shkëmbor me lartësi 200 metra. Burimit ujor të njohur për vetitë kurative, iu vu emri “Nëna Mbretëreshë”.