parkinson

Ndotja e mjedisit, sëmundjet që rrezikohet njeriu

Ndotja e mjedisit rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet neurodegjenerative si: Alzhaimeri apo Parkinsoni. Ky është studimi më i fundit i ekipit kërkimor të Universitetit të Harvardit në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për çdo rritje të sasisë së të ashtuquajturave mikro-grimca në atmosferë, të njohura më gjerësisht si PM 2.5, rreziku i prekjes nga këto sëmundje është edhe më i madh”, theksohet në studimin e publikuar në revistën “Environmental Health Perspective”.