parku i liqenit

“Lufta për parkun”, bashkia shkul pemët e shoqërisë civile?

Këto fotografi janë publikuar nga të rinjtë e shoqërisë civile që mbollën të dielën fidanë tek Kodrat e Liqenit Artificial. Sot nuk ka më pemë, por vetëm gropa… Ata thonë se, fidanët janë shkulur nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Tiranë. A mundet që bashkia të shkulë fidanë? Pemët u mbollën nga aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e këndit të lojërave. Fotografite janë publikuar nga vetë organizatorët e protestave tek Liqeni.

10 arsye pse s'duhet bërë investimi tek parku i liqenit artificial të Tiranës‏

Analiza NGA MIRJAN TOPI

1. Këtë investim nuk e duan qytetarët e Tiranës. Shoqëria Civile dhe grupe të tjera interesi kanë protestuar kundër këtij investimi, dhe është vështirë të dëgjosh ndonjë zë pro ndërtimit të parkut të lojrave përvec zërave të investitorëve.

2. Investimi redukton ndjeshëm sipërfaqen e gjelbër të parkut të liqenit artificial dhe rrjedhimisht të të gjithë qytetit të Tiranës, duke qënë se ky park tashmë është një ndër sipërfaqet e rralla të gjelbra të këtij qyteti, dhe me të drejtë quhet mushkria e Tiranës.

13-katëshi pranë Parkut të Liqenit, ambientalistët: Stop punimeve

Asambleja qytetare për mbrojtjen e parkut ka protestuar këtë të shtunë për ndërtimin e pallatit 13 katësh përballë fakultetit ekonomik. Ky objekt leja e të cilës është dhënë në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha sipas ambientalistëve ka bërë bashkë politikën duke e kthyer në oligarkinë e betonit. Guri shkon dhe më tej duke sqaruar se ky ndërtim shkel dhe rregullat e qarkullimit rrugor pasi ndërtohet mbi një rrugë ku ka rreth rrotullim për lëvizjen e mjeteve. Para ndërtimit të këtij pallati një tjetër objekt i ndodhur në oborrin e Fakultetit Ekonomik dhe pse me leje u shemb nga IKMT.

Agjencia e Mjedisit: Për këndin e lojërave te Liqeni nuk ka nevojë për leje mjedisore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit i ka kthyer përgjigje kërkesës së shoqërisë civile me nismën “ Qytetarët për Parkun”, mbi lejen mjedisore për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial ku shprehet se në rastin e këndit të lojërave për fëmijë që po krijohet në Parkun e Liqenit, nuk është e nevojshme marrja e një leje mjedisore dhe punimet janë te ligjshme. Gjatë një prononcimi për media, drejtori i AKM, Julian Beqiri ka deklaruar se punimet që po kryhen për këtë kënd lojërash janë të ligjshme, pasi ligji nuk përcakton që për projekte të tilla të kërkohet leje mjedisore.

Aktivistët të vendosur të pezullojnë punimet te Parku i Liqenit

Aktivistët mjedisorë që kundërshtojnë ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit janë të vendosur të vazhdojnë rezistencën e tyre deri në pezullim të punimeve, ndërsa lëvizjet nga brenda Këshillit Bashkiak ngjallin shpresë për transparencë. Pas qarkullimit të pamjeve të ndërhyrjes me beton në kantierin e Parkut të Liqenit në Tiranë pasditen e së mërkurës, një grup aktivistësh mjedisorë nga nisma Për Publiken shkruan në vendngjarje dhe organizuan një protestë ‘sit-in’ ku kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve.

Ambientalistët kundër këndit të lojërave: Bashkia shkel mbi veten

Katër ligje të Kushtetutës janë shkelur për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit sipas ambientalistëve. Në një deklaratë për mediat Sazan Guri është shprehur se ky është një rast i qartë kur bashkia shkel mbi vetveten dhe bëri thirrje që qytetarët të bashkohen për të ndalur sa më parë punimet për ndërtimin e këndit të lojërave. "Vepër që ka nisur me kokëfortësi, ka nisur me inat, ka nisur me kundërshti me zërin jo të pakët por të shumtë të qytetarëve dhe është hera e parë që bashkia shkel mbi vetveten.

Ambientalistët pengojnë ngritjen e kantierit me hekur e beton në mes të parkut

Protesta e veprimtarëve të mjedisit pranë liqenit artificial nisi duke u dhënë lule policëve të bashkisë. Ambjentalistët u përpoqën të pengojnë ngritjen e një kantieri ndërtimi me konstruksione hekur e beton në mes të parkut të liqenit, ku bashkia ka vendosur për një kënd lojërash për fëmijët. Protestuesit kishin njoftuar se do të ngrinin në atë shesh ndërtimi një çadër për të penguar planet e bashkisë. Por ata gjetën aty një numër të konsiderueshëm policësh të rendit dhe të bashkisë, që i ndaluan ta ngrinin çadrën. Më pas policia nisi me ndalimet e veprimtarëve më të spikatur.

Apokalipsi mjedisor vjen në Tiranë!

Apokalips – një shkatërrim përfundimtar i botës, sikurse përshkruhet në librin biblik të Zbulesës. Pas prerjeve të pyjeve në Librazhd, koncesioneve për ndërtimin e digave në Vjosë, sot betonizimi vjen shumë afër shtëpisë së çdo banori të Tiranës. Jashtë sfondeve partiake, një grup qytetarësh u mblodhën të dielën e 21 Shkurtit për të mbrojtur Parkun e Liqenit në Tiranë. Ata kërkonin që parku të ruajë identitetin, të mos ketë betonizim dhe prerje pemësh. Heqja e hunjve rrethues të kantierit brenda parkut u kushtoi shtrenjtë protestuesve, dhunë, fyerje, grushta dhe arrestime.

APR dhe Bashkia Tiranë mbjellin 200 pemë "Selvi" të Parku i Liqenit

Në krah të Fakultetit të Gjeologji-Miniera, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nis mbjelljen e 200 pemëve Selvi, donacion i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Rehabilitimi, mbjellja, gjelbërimi i rrugës hyrëse për në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës me pemën qeparis, selvi siç ka qenë historikisht e tillë nga krijimi, por dhe emërtimi i saj “Rruga e 1000 Selvive”, ashtu si ka hyrë në memorien kolektive të Kryeqytetit. Është nga të parat monumente të gjelbra në park dhe daton vitin 1959, vetëm një vit pas ndërtimit të Parkut të Madh.

Arkitekti gjerman i këndit të lojërave: Jam surprizuar nga protestat

Pas debateve të shumta që kanë shoqëruar ndërtimin e Parkut të Lojërave për Fëmijë tek Liqeni Artificial, arkitekti dhe njëri ndër ideuesit e tij, Peter Wilson shpjegon më saktë se për çfarë bëhet fjalë. Ai thekson se parku do të jetë 50 përqind më i madh se tani, ndërsa do të ketë edhe një urë përmes liqenit. “Vendndodhja e tij është zgjedhja ime dhe unë jam ai që e ka zhvilluar panoramën e zgjeruar të këtij parku. Parku i Tiranës do të jetë më fantastiku që mund të imagjinoni. Ai do të jetë 50% më i madh se aktuali, do të ketë pjesë me ujë të freskët për njerëzit që do të ecin aty.

Arti, protesta, pena dhe pema

Nga: ELJAN TANINI*

Më vjen keq për disa media që deri më sot, unë sipas tyre i kam thyer këmbën një bosi kur protestoja për parkun e Liqenit. Madje ishin po këto që shfaqën hapur dhe bindshëm atë shpikjen e lopatës në gjoks. Pak të dashura media, mos merrni kot përsipër të më godisni mua për një projekt që ka vite që fle. Tri vite më parë këtë ide për një skulpturë parku e ka parë edhe Lulzim Basha në zyrën e tij. Por asgjë, fjeti atje. Deri më sot, flinte me mua, pastaj qëndronte në dhomën e pritjes, derisa një ditë hasa në konkursin e Skulpturave të Parkut.

Bashkia e Tiranës zëvendëson pemët e dëmtuara në Parkun e Madh të Liqenit

Pemët e dëmtuara të Parkut të Madh të Liqenit po zëvendësohen me pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbëruar. Bashkia e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe një grup vullnetarësh nga EcoVolis, morën pjesë në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, theksoi se parku është një hapësirë shumë e rëndësishme për qytetin, i cili ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.

Çfarë duhet bërë në Parkun e Liqenit Artificial

Prof. Dr. Liri Dinga*

Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës u krijua në vitin 1958, me një sipërfaqe prej 250 ha. Më pas, rreth Parkut u ndërtuan objekte, si Kopshti Zoologjik, Rruga e 1000 selvive, Varrezat e Dëshmorëve e Fidanishtja, të cilat e rritën sipërfaqen e tij në 440 ha. Parku i Madh i Liqenit Artificial është park urban. Park urban quhet: Një copë toke që përdoret për qëllime publike, me pak ose aspak ndërtime pranë qytetit, që përdoret për qëllime rikrijuese dhe zbukuruese;

Një shesh peizazhistik i qytetit;

Disa pyetje me beton për Erion Veliajn

ELJAN TANINI

Erion, isha bashkë me shokët e mi sipër kokës tënde kur po protestoje dje në Gjykatën Administrative të Apelit. Besoj se e solli rastësia që të jetë një ish-ministri Mjedisi. Të them të drejtën, më pëlqen që po del në rrugë për këtë qytet me parqe betoni. Unë besoj se ti e di që po ata djem dhe vajza, arkitektë, inxhinierë, gazetarë, prindër, ekspertë digash, shkencëtarë, akademikë, profesorë, artistë, banorë të Tiranës dhe shumë të tjerë, kanë protestuar rreth 5 muaj për ndërtimet nën Digën e Liqenit Artificial. Mos harro se, janë po ata që dolën për të mbrojtur betonizimin e Parkut të Liqenit që i thuhet Kënd Lojërash!

Dokumenti në APP, afër këndit të lojërave do të jetë edhe një “Grand Kafe”

Relacioni arkitektonik. Inxhinierët: Këndi është paralel dhe ka lidhje me “Grand Kafe”, hapësirë e rezervuar për prindërit për të pirë kafe apo të lexojnë gazeta. Kontrollojnë fëmijët

Sokol Çobo

Këndi i lojërave që pritet të ngrihet në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ka nisur të marrë “jetë” një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2015. Sipas disa dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, në maj të vitit të kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kontraktuar si konsulent disa operatorë privatë, me qëllim që të përgatisnin masterplanin e parkut të liqenit dhe pesë projekteve pilot.

Gjykata rrëzon padinë e shoqërisë civile, këndi i lodrave eshte me leje

Ndërtimi i parkut të fëmijëve tek kodrat e liqenit që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës duhet të vazhdojë. Ka qenë ky vendimi i gjykatës administrative e cila këtë të mërkurë ka rrëzuar padine e shoqërise civile që kish kërkuar pezullimin e ndërtimit. Sipas padisë të dorëzuar pak ditë më parë disa shoqata kërkonin pezullimin e ndërtimit dhe pengimin e ndërtimit me argumentin se mungonte leja e ndërtimit. Ka qenë gjyqtarja Nafije Hasko e cila ka rrëzuar padinë duke i dhënë të drejtë Bashkisë të vazhdojë ndërtimin pasi sipas saj dokumentacioni i paraqitur në gjykatë përfshi dhe lejen ka qenë korrekt.

Hidhet beton në Parkun e Liqenit. Bashkia: Po shtrohet pista e trenit për fëmijët. Shoqëria Civile: Nuk do ta lejojmë

Bashkia Tiranë ka nisur ditën e djeshme hedhjen e betonit në Parkun e Liqenit Artificial, në zonën ku do të ndërtohet këndi i lojrave për fëmijë. Qytetarë të shumtë për javë të tëra, kanë protestuar kundër ndërtimit të këndit të lojrave dhe betonizimit të Parkut. Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se këndi i lojërave do të jetë gati më 1 Qershor për fëmijët e kryeqytetit, dhe se nuk do të pritet asnjë pemë dhe nuk do të ndërtohet asnjë godinë pranë lojërave. Bashkia e Tiranës bën të ditur se sot ka nisur shtrimi me stabilizant i pistës ku do të kalojë treni për fëmijët e moshës 1-3 vjeç.

Inxhinieri: Këndi i lojërave te Liqeni në inventar, 450 pemë

Nga Ermelinda Hoxhaj

Punimet për këndin e lojërave te parku i Liqenit Artificial vijojnë, dhe siç është paralajmëruar nga Bashkia e Tiranës, ato pritet që në fillim të muajit qershor të përfundojnë. Po ashtu, edhe qëndresa e një grupi të rinjsh aktivistë të shoqërisë civile vijon, jo vetëm nëpërmjet protestave dhe marshimeve, por prej një jave shumë prej tyre flenë jashtë në park, duke ndjekur hap pas hapi punimet që po bëhen. Ndërkohë që shpeshherë kanë pasur përplasje me forcat e policisë bashkiake por dhe Policinë e Shtetit.

Kërkon të marrësh frymë e merr një shpullë

Nga Etleva Bragjeçi

Të paguash për të të rrahur! Kjo ishte ajo çfarë pamë dje në protestën e qytetarëve në parkun e liqenit, ku dikush që kërkon të marrë frymë, merr si këmbim një shpullë! Protesta është e drejtë themelore e çdo individi dhe nuk mundet t’ua mbyllësh gojën qytetarëve me shpulla, grushte, shqelma apo kapje prej flokësh. Është e papranueshme teksa qytetarët protestojnë për të drejtat e tyre dhe rrihen nga efektivët e policisë, të cilët paguhen me taksat tona! Sado provokuese të ketë qenë ajo zonjë në atë protestë, apsolutisht nuk mund të trajtohej në atë mënyrë.

Lajm i mirë, lajm i keq dhe Liqeni si sebep

Nga Ardit Rada

Duket se çdo lëvizje e makinerive për ndërtimin e këndit të fëmijëve te Liqeni Artificial i Tiranës po provokon të përgjithësuarit nën emrin ‘Shoqëri Civile’ që të vijojnë aksionin e tyre kundërshtues. Ka qenë po sot prezenca materialeve për ndërtimin e mini-hekurudhës së trenit të fëmijëve, shkaku që të indinjuarit me këto punime të shpërthejnë fillimisht në Facebook me thirrje për revoltë, e më pas t’i drejtohen vendngjarjes. Në fakt, aksionet e ambientalistëve nuk do të doja kurrë t’i diskutoja apo kundërshtoja për shkaqe që lidhen së pari me repskeitn ndaj lirisë së individit;