Parku Kombetar i Thethit

Arinj në kaptivitet në Theth, turistët ‘luajnë’ me jetën e egër

Një rast i pazakontë është raportuar në faqen syrigjelber.info. Dy këlyshë ariu mbahen në robëri në një shtëpi pritëse në Theth të Shkodrës. Raportuesi ka qënë duke vizituar zonën dhe shtëpinë pritëse “Thethi Paradise” kur është ndeshur më këtë rast. Sipas raportimit dy arinjtë silleshin krejt miqësisht me turistët e ndryshëm, madje edhe luanin me ata. Në këtë rast këmi të bëjmë më dy këlyshë ariu (Ursus arctos) që nuk mund të rikthehen sërish në habitatin e tyre natyral.

Drejt Thethit me të gjitha mjetet

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë. Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Në Parqet Kombëtare vazhdojnë vizitat turistike

Ditët e nxehta të verës janë në të ikur dhe duket sikur turizmit veror i erdhi fundi për këtë vit, por në shumë Parqe Kombëtare ka vizitorë, kryesisht të ardhur nga Europa. Kështu ndodh me Parkun Kombëtar të Divjakës, të Thethit dhe të Tomorrit. Këto ditë, një familje gjermane dhe miqtë e saj nga Gjermania janë bërë kurioze të vizitojnë Parkun Kombëtar të Tomorrit dhe specialistët e kësaj zone i kanë ngjitur ata deri në fshatin Dardhë, një zonë e thellë malore dhe me plot gjëra interesante për t’u parë e për t’u vizituar.

Perla e natyrës shqiptare në zemër të Alpeve, Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

I konsideruar një nga perlat e natyrës shqiptare në zemër të Alpeve, fshati Theth është shpallur Qendër Historike e Mbrojtur. Instituti i monumenteve i ka propozuar Këshillit Kombëtar të Restaurimeve pranë Ministrisë së Kulturës që, në bazë të kritereve të përmbushura t’i japë fshatit me bukuri të rrallë këtë status, i cili do të finalizohet së shpejti me VKM nga Qeveria. Qendra Historike e fshatit Theth mbart vlera të rëndësishme historike, dhe dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Studim: Institucionet ndërkombëtare që financojnë HEC-et për "energjinë e gjelbër", kërcënojnë lumenjtë natyrorë në Shqipëri

Korporata Ndërkombëtare Financiare e Bankës Botërore (IFC) është financuesi më i madh i projekteve të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura në Shqipëri, sipas një studimi të ndërmarrë nga Riverwatch, EURONATUR dhe CEE Bankwatch Network, të publikuar sot. IFC është mbështetësi kryesor i 4 HEC-eve në zonat e mbrojtura në Shqipëri me kredi dhe shërbime këshilluese me vlerë 139 milionë euro. Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 2 hidrocentrale të vendosura në zona me ndjeshmëri të lartë duke qenë habitate të veçanta për faunën e egër.

Thethi përgatitet për festën “Dita e Bjeshkës”

Tashmë është kthyer në traditë që më 25 qershor të festohet “Dita e Bjeshkës” në Parkun Kombëtar të Thethit. Është një festë e veçantë dhe e bukur ku mblidhen në sheshin e Kishës shumë vendas, të ardhur nga rrethet dhe administratorë të pushtetit lokal dhe atij bashkiak nga qyteti i Shkodrës. Po kështu ka përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të Zonave të Mbrojtura. Thethi më 25 qershor të çdo viti është në festë. Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në zemër të Alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha.

Vjeshta “pikturon” Thethin

Përsëri Thethi edhe në këtë stinë befason me natyrën e tij ekspresive. Të udhëtosh në Theth këto ditë mesvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhezh ka mbërritur në atë luginë. Turistët vijnë këtu për peizazhin, aventurën, bukurinë dhe qetësinë. Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone. Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri.