parku kombetar i tomorrit

Dokumentar për gjendjen mjedisore të Parkut Kombëtar të Tomorrit

Shoqata Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore po përgatitet të publikojë një dokumentar për gjendjen mjedisore të Parkut Kombëtar të Tomorrit, në kuadër të projektit "Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian. Nga vizita e dytë në malin Tomorr me rastin e festës së Bektashinjve, përfaqësuesit e shoqatës gjetën rastin për të bashkëbiseduar me frekuentuesit e teqesë se Baba Aliut.

Kafshët në zhdukje, ja si monitorohet me kamera Mali i Tomorrit

Për zbatimin e Moratoriumit të të gjuetisë në vendin tonë dhe ruajtjen e kafshëve të rralla dega e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale. Në vende të shpallura si të mbrojtura dhe ku gjenden kafshë të rralla dhe në rrezik zhdukje terreni monitorohet me kamera. Fatos Nako, drejtor i AdZM në Berat shprehet për bionews.al se kamerat u vendosën për afro dy orë në afërsi të majës jugore të Malit te Tomorrit. Pamjet tregojnë prezencë të ariut te murmë.

Parku Kombëtar i Tomorrit, nën vëzhgim të përhershëm ndaj dëmtuesve të pyjeve

Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit, vazhdon monitorimin e Parkut Kombëtar të zonës së Tomorrit nga dëmtuesit e pyjeve dhe nga gjahtarët e pa ligjshëm. Kjo është një zonë e thellë dhe është e vështirë të mbahet nën kontroll nga dëmtuesit e pyjeve, aq më tepër që tani jemi në periudhë dimri dhe nevoja për dru zjarri është e madhe. Po kështu, moti me shi, mjegull dhe borë, favorizojnë gjuetarët e pa ligjshëm që të ngjiten në lartësitë e faqes së malit dhe të vrasin kafshë apo shpendë në mënyrë të pa ligjshme.

Tomorr: Kamerat kurth filmojnë kafshët e rralla në Malin e Tomorrit

Administrata e Zonave të Mbrojtura Berat, bën me dije se tri kamera kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit kanë regjistruar filmimet e kafshëve të egra si ariu i murrmë dhe macja e egër. “Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër. Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj. Monitorimi vazhdon!”, – shkruan Administrata e Zonave të Mbrojtura Berat në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ulja e krimeve mjedisore në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Në ISHMP, ditën e djeshme, (datë 06.10.2016) u zhvillua trajnimi mbi krimin mjedisor në kuadër të programit ACHIEVE – REC Albania, financuar nga Bashkimi Evropian. Pas AdZM, cikli i trajnimeve në kuadër të forcimit të kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, u zhvendos në ambjentet e ISHMP- Berat. Trajnerja, juristja Arsiola Dyrmishi prezantoi disa aspekte të legjislacionit evropian mbi mbrojtjen e mjedisit,veprimet/mosveprimet që përbëjnë krim mjedisor sipas legjislacionit evropian dhe krahasimin e legjislacionit shqiptar (legjislacioni sektorial, kuadër dhe penal mbi krimin mjedisor).

Ulja e krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Në qytetin e Beratit, më datë 25 Shkurt, në studion e Televizionit lokal Glob, u përcoll tematika e krimit mjedisor, të ndodhur në Parkun Kombëtar të Tomorrit. Të ftuar në studio ishin bashkëshoqëruesit e punës: Drejtuesja e OJF, juristja Arsiola Dyrmishi, e përfaqësuesja e Avokatit të Popullit në Berat, zj Dorina Gozhina. Pyetjet e drejtuara synonin të dinin më shumë mbi projektin si fokusi i punës së organizatës; ecurisë së projektit; aktivitetet ne vazhdim; synimet e projektit e punës së bërë. Në bisedë u diskutuan edhe vlerat e Parkut Kombëtar,që bazohen në rezerva natyrore, rezerva minerare, e rezerva ujore.