parku kombetar mavrove

Banka Botërore tërheq fondin për ndërtimin e hidrocentralit në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni

Banka Botërore tërhoqi fondin për një nga projektet e hidrocentraleve më të mëdhenj në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni. Kjo është një fitore për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve. ”Banka Botërore e ndërmori këtë hap me vonesë. Ndërtimi i hidrocentralit është në kontraditë me mbrojtjen e biodiversitetit dhe nuk duhet lejuar në zonat e mbrojtura sic është ky park”, thotë Gabriel Schwaderer, përgjegjësi i fondacionit CEO I fondacionit EuroNatur për mbrojtjen e natyrës.

Blendi Klosi pezullon dhe gjobit 12 gurore në Malin e Tomorrit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka marrë nismë për gjobitjen dhe pezullimin e 12 guroreve që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Masat ndaj tyre janë ndërmarrë gjatë inspektimit në terren të një ekipi me inspektorë të Inspektoriatit Mjedisor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e ministrit Klosi. Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.

Fotoja e parë e një këlyshi ngjall shpresat për rrëqebullin e Ballkanit

Është fotoja e parë e një këlyshi rrëqebulli në mbi një dekadë, e cila jep shpresë për mbijetesën e maces më të madhe dhe më të rrallë në Europë. Me më pak se 50 mace të egra të mbetura në malet e Ballkanit Perëndimor, kjo nënspecie e rrëqebullit euroaziatik është shumë pranë zhdukjes. Rrëqebulli i Ballkanit po përballet me zhdukjen e habitatit, gjuetia e paligjshme dhe hakmarrja e fermerëve bagëtitë e të cilëve ndonjëherë sulmohen. Rasti i para dy vjetësh kur një bari në Munellë vrau me gurë një këlysh të kësaj specieje.

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në parkun kombëtar

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e vet vjetore javën e kaluar, vendosi që planet për 17 hidrocentrale në të gjithë Parkun Kombëtar të Maqedonisë në Mavrovë duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti thekson shqetësimet e tij të veçanta lidhur me zhvillimet e vazhdueshme të hidrocentraleve të vogla brenda parkut. Organi qeverisës i traktatit të kafshëve të egra evropiane ka shprehur tashmë shqetësime për ndikimin e pakthyeshëm të hidrocentraleve në ekosistemin unik të parkut, dy vjet më parë.

Maqedonia, ndryshe nga Shqipëria anulon ndërtimin e HEC-eve në Mavrovë për shkak të ndikimit në mjedis

Maqedonia po bën atë që Shqipëria nuk arriti dot të bënte me HEC-et që do të ndërtohen në Valbonë, duke mos arritur dot të anulonte tërësisht kontratat (në total 14, ndërsa pritet të zbatohen 3 prej tyre). Maqedonia sjell shembullin e një ‘lufte mjedisore’ që ka nisur në vitin 2011 dhe që tashmë duket se ka përfunduar me tërheqjen nga ndërtimi të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Institucioni ka njoftuar zyrtarisht se ka anuluar ndërtimin e hidrocentralit Boškov në Parkun Kombëtar të Mavrovës, në Maqedoni.