partners albania

Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2015

Partnerët Shqipëri ka kënaqësinë të ndajë “Matricën e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2015“. Për të tretin vit radhazi, Partnerët Shqipëri paraqet gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i mjedisit ligjor dhe praktik në të cilin operojnë organizatat e shoqërisë civile në vend, bazuar në parimet dhe standardet ndërkombëtare. Monitorimi zhvillohet në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, në kuadër të iniciativës “Acquis e shoqërisë civile ballkanike – Fuqizimi i potencialit advokues e monitorues dhe kapaciteteve të OShC-ve”.

Përmbyllet konkursi kombëtar “Ide të Gjelbërta 2016”

Partnerët Shqipëri organizuan në datat 24-25 maj 2016 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2016”. Ky ishte viti i pestë që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs i cili synon të mbështesë nisma biznesi që promovojnë përfshirjen sociale, integrimin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet një qasjeje miqësore ndaj mjedisit. Risia e tij qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga dhurime të kompanive vendase dhe institucioneve donatore ndërkombëtare, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers (RBF).