pastrim

Aksioni: #SuperShkumbini, 50 të rinj pastrojnë lumin Shkumbin në Librazhd.

Panvarësisht se janë gjatë ditëve të pushimit dhe motit të keq e të paqendrueshëm, Aktivistët e Lumit Shkumbin (grup vullnetarësh ambienti) nuk u stepën për pastruar një segment të lumit Shkumbin në Librazhd. 50 të rinj u bënë bashkë për të pastruar lumin e qytetit të tyre.

Fier: Lumi Gjanica pastrohet, t’i paraprihet përmbytjeve

Nisja e reshjeve ka detyruar bashkinë e Fierit të rifillojë me urgjencë punën për pastrimin e lumit Gjanicë në pjesën pranë ish Azotikut deri tek nyja ku bashkohet me lumin Seman. Shkak është bërë mbushja e shtratit të lumit në disa pika, inertet, por edhe nga dëmtimi e argjinaturës. Bordi i kullimit pohon se me këtë ndërhyrje i paraprihet ndonjë situatë të mundshme përmbytjesh.

Entela Kola: Po pastrohen nyjet ku ka pasur mbushje dhe shkarje gjatë kësaj kohe.

Ligatinat shqiptare: pasuri natyrore në fokusin e të rinjve

Në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave, me moton "Ekosistemet ligatinore për një të ardhme të qëndrueshme urbane", Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier dhe Lezhë, organizoi disa aktivitete me studentë dhe të rinj aktivistë të shoqërisë civile. Aktivitetet u zhvilluan në dy prej ekosistemeve më të rëndësishme ligatinore të vendit: në Lagunën Divjakë-Karavasta dhe në Lagunën Kune-Vain.

Ndotja nga mbetjet në Fierzë, nis nga Kukësi fushata për pastrimin

Në brigjet e liqenit të Fierzës në Kukës ka nisur fushata një javore "Ta pastrojmë Drinin që na bashkon në Kukës”. Kukësi është zgjedhur për fillimin e fushatës, sepse është qyteti ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi, aty ku grumbullohen mbetjet urbane të sjella nga vendbanimet përgjatë dy Drinave. “Është një nismë që do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore të basenit të Drinit dhe zhvillimit të turizmit” thonë kështu ekspertët e përfshirë në këtë fushatë.

Nis pastrimi i Gjanicës

Bashkia e Fierit po ndërhyn në pastrimin e shtratit të lumit Gjanica, përgjegjës për përmbytjet e vazhdueshme në këtë qytet ku qindra banesa dhe biznese përmbyten duke pësuar dëme të konsiderueshme sa herë që ka reshje.

Sezoni i shirave, pastrohet nga mbetjet shtrati i Lanës

Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet, për të parandaluar daljen nga shtrati të lumit. Prej dy javësh ndërmarrja e punëtorëve të qytetit ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës, nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga qytetarët, të cilat rrisnin mundësinë e daljes së tij dhe të përmbytjes së zonave përreth.

Shqipëria kundër plastikës

Në aksionin kombëtar SEEP është organizator i aktivitetit për qarkun e jugut. Siç dihet ky aktivitet i iniciuar nga shoqëria civile ka gjetur partneritetin e fortë të qeverisë Rama nën thirrjen “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Tiranë, rehabilitohet moli i Parkut të Liqenit

Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, përfundoi rikualifikimin e molit të liqenit, një vepër kushtuar Henry Dunant, themelues i kësaj organizate dhe fituesi i parë i çmimit Nobel.