Patos

I vuri zjarrin ullishteve në Patos, pranga për një personi

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar si shkaktar i zjarrit të qëllimshëm. Mësohet se gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, në kufirin ndarës midis Patos Fshat dhe fshatit Rerëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur shkurre dhe ullishte. Për fikjen e flakëve u organizuan shërbimet dhe shkuan në vendngjarje patrullat e policisë së Komisariatit Fier, Stacionit të Policisë Patos, zjarrëfikëset, grupe të FNSH-së, policia bashkiake si edhe forcat e ushtrisë. Zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 25-30 hektarë bimësi si shkurre dhe ullishte, përafërsisht 20 mijë rrenjë ullinj.

Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet sjell sëmundje dhe varfëri në zonat naftënxjerrëse

Me 1 prill 2015, një pus nafte i kompanisë Bankers Petroleum i shenjuar me emrin P29A shpërtheu në fshatin Marinzë, 10 kilometra larg qytetit të Fierit, duke e detyruar qeverinë të urdhëronte evakuimin e zonës për shkak të çlirimit të gazit. Sipërfaqja e tokës përreth vendit të shpërthimit të fontanës ishte shkatërruar dhe ngado shpërthenin “gajzera” të fuqishëm argjileje të holluar. Puset e ujit të pijshëm që gjendeshin në oborret e banesave u kthyen në shatërvanë balte, ndërkohë që banorët e shokuar nga ajo që po ndodhte, nisën t’u drejtoheshin qendrave shëndetësore me simptoma dhe shqetësime të ndryshme.

Uji i ndotur sëmur dhe helmon banorët, projekti “fle” në qeveri

Dhjetëra qytetarë të Patosit kanë pësuar probleme shëndetësore deri dhe helmime, për shkak të ujit të pijshëm të burimeve natyrore. I njohur për puset e naftës, shtresat naftëmbajtëse dhe rrjedhjen e ujit nga energjia e shtresës ku bashkëjeton me hidrokarburet, uji i dalë nga puset e braktisura apo aktive, përdoret nga qytetarët për konsumim të përditshëm. Uji në këtë rast është i ndotur, me përqindje të lartë squfuri, apo hidrokarburesh. Rastet për ndihmë mjekësore janë paraqitur për vizita në qendrën shëndetësore të këtij qyteti. Bluzat e bardha e konfirmojnë këtë fakt.