pekini

Ajërpokalipsi: “Emigrantët” e smogut braktisin qytetet kineze

Dhjetëra mijëra “emigrantë të smogut” raportohet se kanë braktisur ndotjen në Kinën veriore, pasi vendi u godit nga “ajërpokalipsi” i fundit duke bërë kështu që gjysëm miliardë individë të jetojnë nën një mbulesë tymrash toksikë. Zona të tëra të mëdha të Kinës veriore dhe qendrore kanë jetuar nën një nivel ndotjeje me “sinjalizim të kuq” që prej të premtes së shkuar kur një miks i madh ndotësish e transformuan qiellin në një mjegull të verdhë të mbushur me gaze toksike.

Kina lëshon alarmin e dytë të kuq brenda 10 ditësh

Shkollat do të mbyllen, qarkullimi i automjeteve në rrugë do të kufizohet dhe banorët këshillohen të mos dalin nga shtëpitë. Për Pekinin me 22,5 milionë banorë, alarmi do të jetë në fuqi nga e shtuna deri të martën. Meteorologët thonë se ndotja e ajrit është tashmë në nivele edhe më të larta se ç’ishte në kohën kur u dha paralajmërimi i parë. Më 8 dhjetor, matësit tregonin se niveli i grimcave të imta toksike “PM 2.5” ishte 300 mikrogramë për metër kub. Sot, ai rrezikon të kapërcejë 500 mikrogramët, një shifër frikësuese kjo në krahasim me 25 mikrogramët për metër kub, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si nivel maksimal sigurie.

Kinë: Pekini premton rritje të masave kundër ndotjes

Kryeministri kinez, Li Keqiang premtoi sot se do t’i japë kinezëve një qiell blu, ndrkohë që vendi, ndotësi i parë në botë, është gjithnjë e më shumë i asfiksuar nga një re toksike. “Do të zhvilloj një luftë të pamëshirshme për të ruajtur qiellin blu”, deklaroi Li në fjalimin e tij me hapjen e sesionit vjetor të Parlamentit, ndërsa dy muaj më parë u arrit një nivel ndotjeje ku i gjithë veriu i Kinës qëndroi për gjashtë ditë në alarm të kuq. Numri dy i regjimit komunist garantoi se qeveria e tij do të përforcojë këtë vit normat ekologjike dhe se do t’i aplikojë në mënyrë më strikte.

Ndotja e ajrit shkakton mbi 5.5 milionë vdekje në vit

Mbi 5.5 milionë njerëz në gjithë botën vdesin çdo vit para kohe, si pasojë e ndotjes së ajrit. Sipas një studimi të ri, shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, si Kina dhe India. Fajtor kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, si dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit. Të dhënat janë përpiluar nga Projekti Barra Globale e Sëmundjeve, në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkencëtarët e përfshirë në projekt thonë se statistikat tregojnë se sa shumë përpjekje duhet të bëjnë disa vende për të përmirësuar ajrin që thithin qytetarët e tyre.

Një superqytet i ri në Kinë, prioritet mbrojtja ekologjike

Një rajon deri tani anonim, pranë kryeqytetit kinez të mbytur nga smogu, është bërë objektivi i blerësve të shtëpive dhe pronave, pasi Pekini zyrtar publikoi planet për ndërtimin e një qyteti të ri atje, në përpjekje për të reduktuar ndotjen dhe për të lehtësuar trafikun e rënduar. Planet për zonën e re Xiongan, një hapësirë speciale ekonomike që autoritetet thonë se do të mbulojë një sipërfaqe sa trefishi i Nju Jorkut, u bënë të njohura nga udhëheqësit e Partisë Komuniste të shoqëruara nga një shkulm propagande.

Pekin: Kulla që thith smogun dhe e kthen atë në diamante

Në një nga qytetet më të ndotura në botë, ekziston një kullë e cila thith smogun, e kthen atë në ajër të pastër dhe filtron grimcat e smogut në mënyrë që ato të shndërrohen në diamante. Kjo kullë ishte ideja e artistit holandez Daan Roosegaarde, pavarësisht përpjekjeve për të parë qytetin nga dritarja e një hoteli në Pekin, dendësia e smogut ishte aq e madhe sa nuk e lejonte dot ta shihte atë. Sipas të dhënave, ajri i ndotur ka ulur jetëgjatësinë e banorëve prej 15 deri në 16 vjet.

Pekini mes zotimeve në COP21, sërish rekord smogu

Shkollat e Pekinit kanë pezulluar çdo veprimtari në mjedis të hapur për të mbrojtur nxënësit nga ndotja e ajrit, që për të pestën ditë radhazi ka prekur nivele rekord. Kryeqyteti kinez është mbuluar nga një smog që e ul shikeushmërinë në vetëm disa dhjetëra metra.

Rëra "sulmon" Kinën, stuhia mbulon rajonin Kashgar

Një mur rëre 100 metra i lartë tmerroi banorët e prefekturës së Kashgar-it në Kinë. Rëra mbuloi ndërtesa e njerëz, ndërsa dukshmëria u reduktua aq shumë sa në rrugë ajo nuk arrinte më shumë se pesë metra. Autoritet lokale të meterologjisë lëshuan një alarm portokalli, i dyti për nga shkalla e rrezikut. Stuhia frikësuese zgjati për mbi një orë me erëra të forta, pluhur që ngrihej në ajer dhe rënie të temperaturave. Për njerëzit në zonën e prekur, ato që përjetuan brenda ketij harku kohor dukeshin si skena të një filmi hollivudian me buxhet të lartë.