pelikani kacurrel

Dita e Pelikanit Kaçurel: AKZM aktivitet në Divjakë-Karavasta

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka organizuar sot në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë një aktivitet në kuadër të Ditës së Pelikanit Kaçurel. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit rajonal për Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut. Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale. “Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shembulli i qartë i shtimit të faunës së egër, nëse dora e njeriut i thotë ndal! vrasjes së tyre”, tha Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej.

KARAVASTAJA, LAGUNA QË MAGJEPS ME BUKURINË NATYRORE DHE ZOGJTË

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të ofron një peizazh mbresëlënës në këto ditë dhjetori, ndërkohë që magjia në këtë lagunë shtohet duke parë shumëllojshmërinë e shpendëve. Sapo hyn në pjesën e pyllit, të shoqërojnë cicërimat e zogjve, ku veshi i mësuar i studiuesve dhe i specialistëve dinë të bëjnë dallimin se çfarë specieje i përkasin. Por edhe për ata që bëjnë për herë të parë një tur ‘birdwatching’, magjia nuk shuhet nëse nuk dinë t’i dallojnë. Shpendi që çdokush mund ta dallojë në lagunën e Karavastasë është pelikani kaçurrel, i cili në 2015-ën ka një shtim të popullatës.

Laguna e Karavastasë, një ditë në “mbretërinë e shpendëve”

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur inventarizimin e plotë të shpendëve ujore, me një grup pune të përbërë nga ekspertë mjedisorë shqiptarë dhe të huaj. Pas Kune Vain të Lezhës, në Parkun Kombëtar të Divjakës 25 ekspertë kanë punuar për regjistrimin e gjithë e shpendëve ujore dimërore. “Ky projekt është në lidhje me gjithë censusin që bëhet në Europë, dhe në shtete të tjera bëhet numërimi paralelisht me ne. Arsyeja është teknika që përdoret, pasi shpendët janë në lëvizje marzhi i gabimit do jetë i vogël”, shprehet drejtori i parkut kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi.

Liqene dhe pedalim, aventurë me biçikletë në pllajën e Dumresë

Shiu i vjeshtës gjatë muajit tetor shpesh ia ndërlikon kalendarin aventurierëve të natyrës, por e shtuna e kaluar pati veçse një vrenjtje të lehtë të motit dhe si pasojë qe ideale për një udhëtim të gjatë me biçikletë në pllajën e Dumresë. Pllaja e Dumresë e cila shtrihet nga lumi Devoll në jug deri në lumin Shkumbin në veri dhe që përkufizohet nga fusha e Pazhokut në lindje dhe ajo e Myzeqesë në perëndim, është e njohur për liqenet e shumta karstike të cilat mendohet se të shpërndara nëpër zonë arrijnë në 85.

Ministria e Mjedisit shpall Ditën e Pelikanit Kaçurrel, Ditë Kombëtare Mjedisore

Ministria e Mjedisit shpall Ditën e Pelikanit Kaçurrel, Ditë Kombëtare Mjedisore. Me një urdhër të firmosur nga Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka, data 10 Maj e çdo viti në Shqipëri shënohet në Kalendarin Kombëtar Mjedisor si “Dita e Pelikanit”. “Në mbështetje të pikës 4 të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 47 të Ligjit, nr.9587, datë 20.07.2006 “Për mbrojtjen e Biodiversitetit” të ndryshuar, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Shqipëri, urdhëroj caktimin e datës 10 maj të çdo viti si “Dita e Pelikanit” dhe përfshirjen e kësaj dite në kalendarin kombëtar mjedisor” – shkruhet në Urdhërin e Ministrit Koka.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, 1500 turistë të huaj në periudhën pranverë-vjeshtë

Divjaka është një prej destinacioneve më të afërta për të kaluar një fundjavë në natyrë të qetë dhe në ajër të pastër në mënyrë argëtuese. Kjo për vetë mundësitë që të jep parku i madh i saj. Një park që ka një shtrirje gjeografike të konsiderueshme ku rriten lloje të ndryshme drurësh e shkurresh, por mbi të gjitha mbretëron Pisha e Butë, ajo romake. Tani është fillim vjeshte dhe fillon zverdhja e gjetheve te drurët stinor, por pishat ngelen të gjelbërta në çdo stinë, kështu që, tani krijohet aty një kolor shumëngjyrësh.

Pelikanët shqiptarë në prag të zhdukjes

Vetëm disa dhjetëra pelikanë dalmacianë, të njohur si pelikani kaçurel, mbeten në lagunën e Karavastasë nga qindra të tillë që qenë në vitet 1980 si pasojë e gjuetisë dhe zhvillimit të pa kontrolluar. Ura që lidh fshatin e Divjakës me lagunën e Karavastasë është pothuajse e kalueshme. Dragamina që ndihmon për thellimin e kanalit mes lagunës dhe detit duket se nuk ka punuar shumë kohët e fundit. Për aq kohë mbajnë mend njerëzit, pelikanët kaçurelë kanë ngritur foletë e tyre në një nga ishujt e ulët të lagunës, të cilin konservacionistët dhe banorët vendës e njohin si Ishulli i Pelikanëve.

Pelikani kaçurrel VS Behgjet Pacolli në Karavasta

Sot në gazetën Shqiptarja.com në një reportazh të gjatë në Lagunën e Karavastasë, gazetarja Alba Malltezi tregon gjithë perpjekjet dhe sakrificat e tri viteve të fundit për të mbrojtur dhe shtuar specien e rrallë të Pelikanit Kacurrel dhe për të rilindur gjithë faunën e florën e kësaj Lagune. "Kush beson e jeton për të shijuar Parajsën në jetën e përtejme humb kohën kot. Parajsa është në Tokë. Në Lagunën e Karavastasë, për shembull... shkruan Malltezi....Sapo futesh në të, ndjen një mirëqënie të paqtë, të rrallë për të përditshmen në civilizimin ku jetojmë.

Pelikani kaçurrel, një veçanti shqiptare

Parku kombëtar Divjakë - Karavasta është bërë mjaft i njohur në rajonin e Ballkanit për shkak të kolonive të pelikanit dalmat, ose i njohur ndryshe si pelikani kaçurrel. Biologë dhe ornitologë kryejnë monitorimin dhe inventarizimin e pelikanit. Rojet kontrollojnë pa ndërprerë, ndërsa biologët ndjekin rregullisht shtimin e popullatës së pelikanit kaçurrel dhe gjendjen e kolonisë së tyre këtu në Divjakë. “Në këtë park të ruajtur mirë ditën dhe natën pelikanët me pendët e përdredhura mbi krye kanë të vetmin ishull folezimi në Shqipëri.

Pelikani Kaçurrel, shoqatat: Të mos cënohet hapësira e shpendit të rrallë

Pelikani Kacurrel, shpendi i rrallë që gjendet në lagunën e Karavastasë po shtohet kohët e fundit. Gjatë një seminari për planin e veprimit kombëtar të pelikanit Kacurrel, kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej tha se qetësia në lagunën e Karavastasë ka sjellë shtimin e këtij shpendi që sipas tij është pasuri kombëtare. “Jemi shumë të kënaqur që popullata pelikanit ka filluar të rritet. Lindjet e reja kanë një trend pozitiv. Kemi një trend në rritje të pelikanit nga ana tjetër kam konfirmime dhe nga Lezha dhe nga Shkodra për prani të pelikanëve në këto lloj lagunash.

Prezantohet projekti për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel nga PPNEA

Për dy ditë rresht, një grup gazetarësh nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, ndoqën një aktivitet të Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), një organizatë joqeveritare mjedisore që vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ajo organizoi në datat 12,13 prill, prezantimin e projektit që implementohet në lagunën Divjakë- Karavasta, për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel. Në këtë prezantim morën pjesë koordinatore të projektit dhe specialist të PPNEA-s, punonjës në terren të parkut dhe të ruajtjes së Pelikanit Kaçurrel dhe kureshtare të këtij shpendi të rrallë në Ballkan.

Rojet e vezëve të pelikanit kaçurrel

Prej javësh pelikanët kaçurrelë po ngrohin vezët për të ripërtërirë llojin e tyre të rrallë, në ishullin fole mes ujërave të Lagunës së Karavastasë. Janë me vonesë në këtë sezon për shkak të dimrit të egër dhe ngricës që pushtoi lagunën. “Për dhjetë ditë aty mbretëroi akulli”, na thotë Shkëlqim Malko. Prej vitit 2015 Malko dhe tre burra të tjerë bëjnë shërbim roje 24 orë në këtë pjesë të lagunës për të mbrojtur pelikanin që shkoi deri në prag të zhdukjes, por që sipas punonjësve të parkut i ka dyfishuar numrat në dy vitet e fundit. Pas vitesh gjuetie të pakontrolluar, laguna është bërë me roje që tani thonë se kujdesen edhe për qetësinë e shpendëve të rrallë.

Rriten masat mbrojtëse rreth ishullit të pelikanëve në Parkun e Divjakës

Ai është një ishull i vogël në mes të lagunës së Karavastasë, ku strehohen dhe shumohen Pelikanët Kaçurrel, një specie e rrezikuar për vendin tonë. Shkak i dëmtimit në vite kanë qenë peshkatarët dhe banorët e zonës rreth habitatit të tyre. Lundrimi shumë afër ishullit edhe sot është një problem shqetësues për këtë lloj pelikani, pasi për të është e nevojshme që të krijohet qetësia e duhur për riprodhim dhe që të rikthehet në ditët e tij më të mira. Në kuadër të projektit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”, PPNEA në bashkëpunim me AdZM Fier dhe me mbështetjen e Noe Conservation dhe EuroNatur, shtuan numrin e bovave sinjalizuese në zonën rreth ishullit të Pelikanit.

Shënohet dita e Pelikanit Kaçurrel në parkun e Divjakës, rritet numri i vizitorëve në zonë

Është zhvilluar këtë fundjavë në parkun e Divjakës dita e Pelikanit Kaçurrel. Kjo ditë organizohet për herë të tretë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale. Kompleksi Divjakë – Karavasta është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin Kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve. Fatmirësisht Pelikani Kaçurrel gjatë viteve të fundit ka pësuar një shumim pasi nga 37 çifte që ishin në vitin 2013, tani numri i çifteve ka arritur në 56.

Shqiponjat në rrezik zhdukjeje në Shqipëri

Shqipëria ka një listë të posaçme të shpendëve më të rrezikuar dhe për të cilët do të kërkohet mbrojtje e veçantë. Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar se fundi në faqen e Fletores Zyrtare. Kujtojmë se Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë. Janë rreth 170 lloje shpendësh, të cilët do të kenë mbrojtje të veçantë. Zakonisht është folur në përgjithësi për moratoriumin e gjuetisë, por së fundi kemi një listë konkrete me shpendët e rrezikuar dhe që mbrohen posaçërisht.

Turistët e vëzhgimit dhe të natyrës preferojnë Parkun Kombëtar të Divjakës

Këto ditë vere, turistët e vëzhgimit të natyrës e të shpendëve të rrallë kanë vizituar Parkun Kombëtar të Divjakës. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë. Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë apo dhe në ditë të zakonshme, me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që jetojnë e shumohen në këtë park të mbrojtur më së miri.