pellumb

Brazil: Specia e rrallë zbulohet pas 75 vitesh zhdukje

Sytë blu të një shpendi shumë të rrallë nuk ishin parë për gati një shekull. Në një nga deklaratat më të jashtëzakonshme të grupit të studiuesve brazilianë, ata kanë njoftuar rikthimin e pëllumbave me sy blu. Prej dokumentimit të fundit në vitin 1941, besohej që ishin zhdukur. Por tani specia është gjetur në Minas Gerais në Brazil. Megjithatë studiuesit mund të konfirmojnë vetëm gjetjen e 12 individëve të tillë, kështu që sigurimi i habitatit të tyre do të jetë çelësi për të ruajtur këtë shpend të pakapshëm.

Zvicër: Shqiptari krijoi “pëllumba kamikazë”, arrestohet

Një shqiptar akuzohet se ka lyer pëllumbat me helm, për të vrarë më pas skifterët dhe grabitqarët e tjerë, në disa raste të mbrojtura me ligj. Rasti paraqitet i rëndë, pasi helmi i pëllumbave është paraqitur i dëmshëm edhe për fëmijët që mund të preknin pëllumbat. Një krim i padëgjuar më parë ka ndodhur me një shqiptar. Ai ka blerë helm në Serbi dhe i ka lyer pëllumbat me këtë substancë në Zvicër. Kur skifterët i kanë rrëmbyer pëllumbat dhe kanë tentuar t’i hanë, kanë ngordhur menjëherë.