perkeqesim moti

Ministria e Brendshme - Moti i keq, shi i dendur dhe borë në vend, ja si paraqitet situata në qarqe

Shtabi i Emergjencave Civile informon lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit. Në informacionin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet më intensive kanë qenë në qarkun e Vlorës, Elbasanit, Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe në disa zona malore ka patur reshje dëbore si në qarkun e Kukësit, Elbasanit dhe Korçës, por me intensitet të ulët. Në të gjithë qarkun e Kukësit në lartësitë mbi 700 m dëbora arrin deri në 10 cm.

Moti me ngrica, ja gjendja e rrugëve në të gjithë vendin

Pavarësisht motit të ftohtë dhe me ngrica, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar akset rrugore nacionale në të gjithë vendin janë të kalueshme.

Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset kryesore të këtij Rajoni nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Nga ana e kontraktorëve vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e natës dhe orët e para të mëngjesit.

Ngricë dhe dëborë. Vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje energjie

Reshjet e dëborës që kanë zbritur deri në qytetin bregdetar të Durrësit, Kavajës, por edhe në Tiranë, ia kanë lënë vendin ngricave në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Situata më e rënduar paraqitet në verilindje dhe juglindje. Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel kalohen me zinxhirë me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Klenjë është e bllokuar. Disa fshatra janë bllokuar dhe janë pa energji. Probleme me qarkullimin ka edhe ne aksin Elbasan-Librazhd -Qafë Thanë. E bllokuar nga bora është njësia administrative Stëblevë, ku trashësia arrin 50 cm.

Rikthehet dëbora në të gjithë vendin

Masat e ftohta ajrore rikthyen reshjet e borës gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm në zonat malore. Reshjet do të jenë të pranishme me intensitet të ulët deri në mesditë, në verilindje dhe juglindje të vendit. Sipas redaksisë së motit në Top Channel, kjo situatë meteorologjike u pasua nga rënie e ndjeshme e temperaturave ku sot termometri vlerën më të ulët e ka regjistruar me 0 gradë celcius në qytetin e Kukësit. Përveç Kukësit, reshje ka pasur në disa fshatra të Bulqizës, në zonat e thella malore të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, ku në Qafë të Thorës, po në zonën e Thethit, ka prani më të madhe bore, madje raportohet për segmente në këtë aks që janë vështirë të kalohen.

Sot përkeqësohet moti. Apel për kujdes, minimizoni lëvizjet

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se gjatë ditës së sotme, sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites. Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm. Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.