permbytje

“Fiks Fare”, lagjja në Cërrik që rrezikon të përmbytet nga firma e inerteve

Banorët e Lagjes Nr. 3 në Cërrik iu drejtuan emisionit “Fiks Fare”, pasi rrezikojnë të përmbyten nga lumi Shkumbin, së bashku me shtëpitë e tyre 100-vjeçare. Në zonën ku ata jetojnë, firma “Vëllezërit Sherifi sh.p.k”, e pajisur me leje shfrytëzimi, gërryen në shtratin e Shkumbinit. Prej më shumë se 10 vitesh, askush nuk e ka kontrolluar veprimtarinë e saj, apo dëmet që ajo ka shkaktuar në zonë.

17 projekte kundër përmbytjeve, vendorët të aplikojnë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka ftuar të gjithë drejtuesit vendor që të aplikojnë në 17 projektet që qeveria do të financojë për të parandaluar përmbytjet në zona të ndryshme të vendit. Sipas Peleshit, 17 projekte të tilla, pjesë e programit të posaçëm të financuar nga BE dhe qeveria shqiptare parashikojnë parandalimin e përmbytjeve, përmes ndërhyrjeve në infrastrukturën e lumenjve. Teksa ka qenë i pranishëm në Novoselë, ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve në dy prej projekteve, për këtë zonë, të cilat janë drejt përfundimit.

72 viktima nga përmbytjet në Peru

Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar 72 viktima dhe me mijëra persona të evakuuar nga shtëpitë në Peru. Reshjet e mëdha të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtretërit e tyre kanë krijuar probleme të mëdha për njerëzit dhe autoritetet në shtetin amerikano-latin. Shirat kanë rënë me rrëmbim në bregdetin verior të Perusë dhe kanë izoluar shumë fshatra të vendit, ndërkohë që sinoptikët thonë se një mot i tillë do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme. Aktualisht janë 115.000 shtëpi të dëmtuara dhe 117 ura, ndërkohë që numri i rrugëve të dëmtuara është gjithashtu i madh.

A mund të ndalet vërshimi i Vjosës?

Qysh prej vitit 2010, frekuenca e përmbytjeve në zonën e Novoselës është rritur, pothuaj çdo vit uji vërshon me furi nga lumi Vjosë në drejtrim të gjithë shtëpive dhe fshatrave që janë në dy anët e tij, por sidomos ne Fitore, Novoselë dhe Ferras, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e brishtë të kësaj zone. Edhe pse ka patur përpjekje nga pushteti qëndror për të përmirësuar situatën sidomos me realizimin e disa veprave parandaluese në vitin 2015, në fshatin Bishan nga te dy brigjet e lumit, ky investim rezultoi i pamjaftueshëm dhe nuk e përballoi dot furinë e Vjosës.

Akujt po shkrijnë, Toka po shkon drejt përmbytjes

Në ato kohë, temperatura në tokë ishte 1.5-2 gradë Celsius më e lartë sesa tani. Madje në disa, raste niveli i ujit ishte 7 deri në 9 metra më i ngritur sesa tani, thuhet në një shkrim që sot e transmeton Shqip. Ndërmjet viteve 1901 dhe 2010 nivelet botërore të deteve u rritën mesatarisht 0.2 metra. Përgjatë shekullit të ardhshëm ato do të vazhdojnë që të ngrihen, por deri tani kjo është një nga ato pak gjëra që shkencëtarët e kanë të sigurt që do të ndodhë. Ajo që ata e kanë të vështirë të kuptojnë është se sa shpejt do të realizohet ky proces dhe në cilin vend të botës pasojat do të duken më shumë.

Alarmi për rezervuarët dhe digat, Shqipëria ka mbi 600 ‘mina me sahat’

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës dhe vërshimi i menjëhershëm i ujit në disa biznese, për të cilat u fajësua hapja e digës së Kasharit, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje problemet me menaxhimin e digave pas kalimit të tyre në administrimin e Bashkive. Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, është urdhëruar transferimi nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë, e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit.

AMF: Sigurimi nga katastrofat në mënyrë vullnetare, nuk ka projektligj për ta bërë me detyrim

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaroi sot se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015. Materiali është pjesë e një nisme të Bankës Botërore e cila përfshin edhe vende të tjera të rajonit të cilat vitet e fundit janë prekur shpesh nga fatkeqësi natyrore, sidomos nga përmbytjet. Materiali teknik i sjellë nga ekspertët e Bankës Botërore është përcjellë edhe tek agjencitë e tjera shtetërore që kanë objekt të punës së tyre ngjarjet nga fatkeqësitë natyrore.

Banka Botërore: Shqipëria e rrezikuar nga përmbytjet dhe tërmetet

Raporti i titulluar “Profilet e riskut nga tërmetet dhe përmbytjet në Europë dhe Azi Qendrore” dhe i publikuar me 23 janar, vlerëson se popullsia dhe ekonomia e Shqipërisë janë të ekspozuara ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, ndërkohë që tërmetet kanë një risk më të madh për ndikim të lartë edhe pse kanë mundësi më të ulët të ndodhin. Sipas Bankës Botërore, Shkodra është qarku i Shqipërisë që rrezikohet më shumë nga përmbytjet, ndërkohë që qarku më i prekur nga tërmetet është Fieri.

Bashkia e Fierit: Gjobë bizneseve që ndotin lumin Gjanica

Lumi Gjanica në Fier ishte kthyer në makth për banorët, pasi shumë herë ka përmbytur shtëpitë e tyre. Por pas ndërhyrjeve të Bashkisë së Fierit, lumi ishte sistemuar për një kohë të gjatë. Por papërgjegjshmëria e disa bizneseve po i rikthen identitetin lumit të tmerrit. Në shtratin e lumit përsëri kanë rifilluar të hidhen mbetje urbane dhe hidrokarbure që vijnë nga zonat naftëmbajtëse. Banorët shprehen mjaft të indinjuar me situatën e paraqitur. Ndërsa në Bashkinë e Fierit shprehen se do të merren masa duke iu vendosur gjoba të gjitha bizneseve që hedhin mbetje në lumin Gjanica.

Bashkia e Tiranës jep detaje mbi situatën e krijuar pas reshjeve të dendura

Bashkia e Tiranës ka lëshuar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës një deklaratë mbi situatën e krijuar në kryeqytet pas reshjeve të dendura të shiut. Në deklaratë thuhet se Bashkia e Tiranës mori të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për të ulur numrin e problematikave, si dhe këshilloi qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet tyre. “Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngritur prej 3 ditësh të gjitha ekipet lokale të ndihmës, drejtoi mbledhjen e shtabit e emergjencës, ndau detyrat me 24 administratorët me fokus mbështetjet për zonat rurale.

Bashkitë “zgjohen” nga gjumi, nisin të prokurojnë mbrojtje nga përmbytjet për tokat bujqësore

Përmbytjet me përmasa katastrofike në disa rajone të vendit, por kryesisht në Jug, duket se kanë zgjuar nga gjumi bashkitë për të marrë masa në vijim. E para që ka çelur procedurat sot (4 dhjetor) është Bashkia e Elbasanit e cila ka vendosur të nisë punimet për të parandaluar përmbytjen e tokës bujqësore nga disa përrenj të lokalizuar brenda territorit te saj. Fondi limit për këtë procedurë është mbi 9 milionë lekë dhe përfshin në total 6 lote.

BB: Shqipëria dhe Zvicra me reshjet më të mëdha në Europë, duhet investuar në parashikimin e motit

Shqipëria bashkë me Zvicrën kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një kalkulimi të Bankës Botërore për reshjet mesatare ndër vite. Harta globale e reshjeve e publikuar së fundmi nga Banka dalloi Shqipërisë si një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1,485 mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve u rendit Zvicra me 1,537 mm në vit. Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.

Berat, reshjet përmbytin rrugët

Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët e Beratit duke sjellë probleme si për kalimtarët edhe për bizneset. Ndërsa problemi i kanaleve kulluese ende nuk po gjen zgjidhje, mjaftojnë vetëm pak minuta shi që rrugët e qytetit të mbulohen nga uji, i cili këtë herë nuk ka kursyer as pedonalen. Drejtuesit e bizneseve, kryesisht dyqaneve anës rrugëve, janë angazhuar personalisht për zhbllokimin e pusetave, por pavarësisht kësaj qyteti ka mbetur për disa orë nën pushtetin e ujit, që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve por dhe personave, mes të cilëve shumë turistë vendas e të huaj.

Bilanci i përmbytjeve, dëmet në 2017 disa herë më të rënda se në 2015

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive. Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve. Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë. Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë.

Çarja e argjinaturës së Shkumbinit, situata mbetet e rëndë në Çermë

Vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes vërshimi i ujit nga argjinatura e çarë e lumit Shkumbin. Niveli i tij është rritur ndjeshëm, ku në disa vende ka kapërcyer rrugën nacionale Çermë-Divjakë duke kaluar në tokat dhe banesat në krahun tjetër të rrugës. Edhe pse u përpoqën në disa mënyra për ta bllokuar çarjen e argjinaturës, kjo nuk u arrit. Qindra banorë, të cilëve iu janë izoluar shtëpitë nga uji, po përpiqen me të gjitha mundësitë që të shpëtojnë bagëtitë. Ata shprehen se situata po rëndohet dhe do ta kalojnë natën jashtë për të ruajtur banesat e tyre.

Cërrik, lumi rrezikon depot e ujit

Depot e ujit që furnizojnë Cërrikun dhe disa komuna rrezikohen nga lumi Shkumbin. Situata paraqitet kritike, pasi devijimi i shtratit të lumit mbërriti sot rreth 1.5 metra larg depozitave të ujit, që u ndërtuan në vitin 1952, në një distancë të konsiderueshme nga lumi. Altin Toska, kryetar i Bashkisë së Cërrikut bëri të ditur për Top Channel se “jemi vënë në lëvizje dhe kemi paraqitur pranë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile një projekt që do ta përmirësonte dhe do ta siguronte një herë e mirë këtë situatë. U bëj apel instancave që të ndërhyjnë në kohë”.

Çfarë duhet të bëni para, gjatë dhe pas përmbytjes

Përmbytjet janë fenomene të cilat shpesh sjellin katastrofa të mëdha. Ato mund të ndodhin në mënyrë të papritur ose në raste të tjera paralajmërohen nga autoritetet përkatëse. Më poshtë keni edhe të gjitha udhëzimet e nevojshme që duhet të ndiqni para se të ndodhë përmbytja, gjatë dhe pas saj.
Para përmbytjes – Për t’u përgatitur për një përmbytje, duhet të:

Dimër i ashpër në Britani, priten stuhi e përmbytje në veri të vendit

Britania do të përballet me përmbytje dhe erëra të forta. Stuhi të fuqishme pritet të godasin vendin në muajt në vazhdim. Sipas mediave britanike veriu i vendit do të jetë më i rrezikuar nga dimri i ashpër që parashikohet. Meteorologët paralajmërojnë se periudha kur moti i keq do të jetë më i dukshëm janë muajt e dimrit, dhjetori dhe shkurti. Meteorologët britanikë kanë frikë se edhe këtë vit do të përsëritet stuhia që goditi ishullin përgjatë Krishtlindjeve të vitit 2013. Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre pas stuhive në jug të vendit.

Dy përmbytje në më pak se dy muaj - A është kjo një këmbanë alarmi për të gjithë?

Për të dytën herë radhazi, brenda dy muajsh, Vjosa vërshon dhe përmbyt fusha, shtëpi dhe rrezikon jetë njerezish. A është kjo një këmbanë alarmi për t'u marrë seriozisht me shkaqet që sjellin këtë përmbytje, që nga keqmenaxhimi I shrytëzimit të inerteve e deri tek mungesa e kanalizimeve në zonë? A mund të bëhet më shumë nga gjithsecili prej nesh, shumë kohë përpara se shirat të fillojnë e jo të bëjmë show mediatik në ditën kur nuk mund të bëjë askush asgjë, përveç forcave madhore?

EC: Shirat mund të shkaktojnë përmbytje. Ja qytetet e rrezikuara

Emergjencat Civile paralajmërojnë se reshjet e shiut të cilat priten të nisin mëngjesin e ditës së nesërme mund të shkaktojnë përmbytje. Përmes një njoftimi për mediat, EC theksojnë se janë marrë masat emergjente për situata të pritshme të parashikuara nga IGJEUM dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të përmbytjeve për Evropën të cilat parashikojnë reshje shiu me intensitet të lartë. Në njoftimin e Emergjencave Civile thuhet: