peru

72 viktima nga përmbytjet në Peru

Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar 72 viktima dhe me mijëra persona të evakuuar nga shtëpitë në Peru. Reshjet e mëdha të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtretërit e tyre kanë krijuar probleme të mëdha për njerëzit dhe autoritetet në shtetin amerikano-latin. Shirat kanë rënë me rrëmbim në bregdetin verior të Perusë dhe kanë izoluar shumë fshatra të vendit, ndërkohë që sinoptikët thonë se një mot i tillë do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme. Aktualisht janë 115.000 shtëpi të dëmtuara dhe 117 ura, ndërkohë që numri i rrugëve të dëmtuara është gjithashtu i madh.

Peru, rrjedhja e naftës ndot lumenjtë e Amazonës

Të paktën 3 mijë fuçi naftë janë derdhur në rajonin e Amazonës, pas rrjedhjeve nga naftësjellësi kryesor i Perusë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania shtetërore e naftës. Nafta ka ndotur dy lumenj tek të cilët mbështeten të paktën dy komunitete indigjene për t’u furnizuar me ujë. Kompania Petroperu ka premtuar se do të kryejë një operacion pastrimi, si dhe do t’u sigurojë ushqime dhe ujë komuniteteve. Drejtuesit e saj deklaruan gjithashtu se rrjedhja e parë ishte shkaktuar nga një rrëshqitje toke, ndërsa motivet e rrjedhjes së dytë nuk dihen ende.

Peru: Pamje spektakolare nga vragmalet mahnitëse të Andeve

Asungate quhen vargmalet në Ande të Perusë, ky rajon i quajtur Willkanuta është i banuar nga fiset Alpaca dhe Llama. Kjo pamje paraqet njërën nga atraksionet më të bukura natyrore të Perusë. Ky rajon i bukur është i përbërë nga katër karakteristika kryesore gjeologjike: Akullnajat dhe luginat akullnajore, Ande të ndërtuara në granit, pyll gëlqeror dhe më së shumti formacionet e bukura. Të gjitha këto u japin një larmi të ngjyrave, duke përfshirë ngjyrën e kaltër, të kuqe, okër dhe bronz.

Peruja po investigon vdekjen e 10,000 bretkosave në ujërat e Titicaca

Agjencia Mjedisore e Perusë po investigon për vdekjen e më shumë se 10000 bretkosave, trupat e të cilave u gjetën në lumë në pjesën jugore të qytetit. Një grup aktivistësh shprehen se shkaku është ndotja e lumit Coata. Ata shprehen se qeveria i ka anashkaluar kërkesat e qytetarëve për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në këtë zonë. Bretkosa e ujërave Titacaca është një specie në rrezik zhdukjeje, e cila gjendet vetëm në liqenet me ujëra të embël në zonat mes Perusë dhe Bolivisë.