peshk i ngordhur

Kinë, 35 tonë peshq gjenden të ngordhur në një liqen; nisin hetimet

Të paktën 35 tonë peshq të ngordhur u shfaqën në një liqen në provincën Hainan në Kinën Jugore, duke lënë të habitur banorët. “Masa e peshkut doli mbi sipërfaqen e liqenit”, raportojnë mediat kineze. Banorët shprehën shqetësim për shkak të ndotjes së mjedisit, ndërsa autoritetet lokale thanë se peshqit kanë ndodhur për shkak të ndryshimit të nivelit të kripës. Autoritetet lokale janë duke hetuar për çështjen. “Ndryshimi i nivelit të kripës me shumë gjasa ka ndodhur pasi një valë ka shtyrë peshqit deri në liqenin Hongcheng në qytetin Haikoi”, tha Daily People.

Peshkatarët shqiptarë i vijnë hakut peshkut vrasës ‘jugosllav’

Në shkurt 1985, kur peshkatari Kamber Kapica hodhi rrjetën e tij mes pllakave lundruese të akullit në Liqen të Fierzës, i zuri syri dy a tre peshq të panjohur sa pëllëmba e dorës. Kurreshtar, Kapica ia tregoi atë një studenti biologjie që punonte aty pranë në Kukës, i cili e identifikoi si Styzostedion lucioperca ose, siç njihet tani në atë zonë, luçiperka. Studenti i tha Kapicës se peshku sipas gjasave kishte ardhur nëpërmjet Drinit të Bardhë nga Jugosllavia, ndoshta përmes një rrjedhjeje rezervuari në Kosovë.

Shkarkimi i punishteve të vajit vret 50 kuintalë peshk në liqenin e Belshit

Më shumë se 50 kv peshk ka ngordhur në një nga liqenet e Belshit për shkak të ndotjes së madhe që një fabrikë e prodhimit të vajit të ullirit ka shkaktuar në këtë liqen. Fabrika e cila disponon një licencë mjedisore ndodhet pranë Gjolit të Gjatë dhe të gjitha mbetjet i ka derdhur në këtë liqen.Situata paraqitet katastrofike, uji është krejtësisht i zi ndërsa era e rëndë e bën të vështirë jetesën për banorët e shtëpive pranë. Peshkatarët të cilët prej vitesh shfrytëzojnë këto liqene thonë se një situatë e tillë nuk është parë kurrë, ndërkohë që sipas specialistëve një ndotje e tillë do disa vite të zhduket.