peshkaqen

A e dinit që peshkaqenët… “fluturojnë”?

Një nga grabitqarët më vdekjeprurëse në botë, peshkaqeni i bardhë ka demostruar fuqinë e tij në ujërat pranë një ishulli në Afrikën e Jugut. Pamje mahnitëse janë kapur nga fotografi Yirui Heng, nga Singapori, i cili së bashku me disa miqtë e tij ndodheshin në Afrikën e Jugut. Ata i hedhin një karrem peshkaqenit të bardhë kur kishin parë që ai i ishte afruar anijes së tyre. Pamjet më pas ishin me të vërtetë të jashtëzakonshme. Peshkaqeni i bardhë fluturon në ajër në tentativë për të kapur karremin. Kjo ishte hera e parë që Yirui përballej me një peshkaqen të bardhë dhe për këtë ai shprehet se ka qenë shumë me fat.

Angli: Gjenden dy peshkaqenë të ngordhur në plazh me bisht të prerë

Në një plazh në Cornwall të Anglisë, janë gjetur dy peshkaqenë të kaltër me bisht të prerë që kanë ngordhur për disa ditë. Nuk dihet se si kanë përfunduar krijesa e detit aty, dhe pse e kanë një pjesë të trupit të prerë. Asnjëherë më parë nuk është shënuar ndonjë rast i tillë, kur ndonjë peshkaqeni i është prerë bishti, meqenëse nuk hyn askund në shfrytëzim. Policia dhe “Wildlife Trust” janë duke bërë hetime mbi rastin makabër, që nuk dihet nga kush është shkaktuar apo për çfarë motivi. Peshkaqenët e kaltër jetojnë në thellësi ku është shumë ftohtë dhe janë ndër të vetmit gjallesa që lëvizin në grupe të vogla.

Kapet një peshkaqen i rrallë në Meksikë

Në Cabo San Luca, Meksikë kapet një peshkaqen me bark të fryrë, sy alieni dhe ngjyrë rozë. Gjatë kërkimit në web për këtë krijesë detare të çuditshme, peshkatarët kanë zbuluar se bëhët fjalë për një peshkaqen të vogël shumë të rrallë të cilit,i mungon pigmenti. Ky lloj peshkaqeni (Cephaloscyllium ventriosum) fryhet në ajër dhe ujë për tu mbrojtur nga armiqtë.

Peshkaqenët drejt zhdukjes në Afrikën e Jugut

Numri i peshkaqenëve të bardhë në Afrikën e Jugut, ka rënë ndjeshëm. Kjo krijon përshtypjen se ky lloj është në zhdukje e sipër. Gjatë një hulumtimi gjashtë vjeçar të kryer nga universiteti “Stellenbosh”, në ujërat e këtij shteti u gjetën vetëm 350-500 peshkaqenë të bardhë. Ekipi ka konstatuar se kjo shifër është më pak se gjysma e peshkaqenëve të mëparshëm, që gjendeshin në ujërat e Afrikës Jugore, raporton “CNN”. Hulumtuesit thanë se nëse situata vazhdon kështu, ekziston rreziku që peshkaqenët të zhduken.

Peshkaqeni që jeton 200 vjet

Peshkaqet në Greenland janë bërë mjaft të njohur për rekorde të ndryshme botërore. Në fakt, ata janë menduar të jenë një prej vertebrorëve që jetojnë më gjatë. “Jetëgjatësia është e zakonshme në mjedise të ftohta thellësisë së detit”, shprehet biologu peshkaqenëve Paul Clerkin. “Një kombinim i mjedisit të ftohtë, përmasa të mëdha dhe ritëm i ngadalshëm riprodhimi ka çuar që ky lloj peshkaqeni në Grenlandë të ketë një jetëgjatësi deri në 200 vjet. Në 1815, mesatarja e jetëgjatësisë së njeriut rritur ishte rreth 40 vjet. Një peshkaqen në Greenland lindur në këtë të njëjtën kohë mund të jetë ende gjallë sot."

Peshkatarët kapin peshkaqenin 622 kg, kritikohen nga aktivistët e të drejtave të kafshëve

Tre peshkatarë, të cilët kapën një peshkaqen tigër 622 kilogram dhe postuan foton në Facebook të kapjes së tyre, janë kritikuar nga aktivistët e fushatës së të drejtave të kafshëve. Burrat të cilët kapën peshkaqenin në brigjet juglindore të Australisë mburreshin se ndoshta kishin vendosur një rekord të ri botëror për peshkaqenin më të rëndë të kapur ndonjëherë. Fotografia e tyre u shpërnda mbi 4 mijë e 200 herë dhe u pëlqye nga mijëra. Por peshkatarët kanë shkaktuar një zemërim në mesin e aktivistëve të kafshëve të cilët shprehen se ata nuk duhet ta kishin vrarë peshkaqenin.

Peshkatarët shpëtojnë 68 peshkaqenë nga barku i nënave të ngordhura

Peshkatari tajvanez shpëtoi 68 peshkaqenë të vegjël, të cilët ndodheshin në barkun e nënës së tyre të ngordhur. Dy peshkaqenët tigër, ngordhën pasi u bllokuan në rrjetat e peshkimit në Changbin ToWnship më 13 dhe 14 qershor.4 Peshkaqenët e rinj u dërguan në qendrën kërkimore detare, të cilët pasi u matën nga ekspertët, u futën në vaskat e rezervimit. Në total u gjetën 75 peshkaqenë të vegjël. Sipas asaj që raportojnë mediat, femra e parë u gjet e bllokuar të hënën në rrejtën e peshkimit në bregun e Changbin Township. Pas peshkatarët e panë, kuptuan se femra ishte shtatzënë. Me shpejtësi ata hapën barkun e nënës dhe shpëtuan 38 peshkaqenë të vegjël.