peshkim i paligjshem

Ardhja në pjatën tuaj e një peshku të paligjshëm, tani bëhet më e vështirë

Qeveria e SHBA ka nxjerrë një ligj përfundimtar për të rritur transparencën ndaj aktiviteteve të peshkimit dhe të ndalojë miliona tonë peshk nga përdorimi i ushqimeve të detit nëpër supermarketet e SHBA-së, një lëvizje që u mbështet nga më shumë se 400 000 aktivistë të Fondit Botëror për Ruajtjen e Jetës së Egër (WWF). Më shumë se 1/3 e ushqimeve të detit të importuara në SHBA vijnë nga anijet që kryejnë aktivitet të paligjshëm peshkimi ose të paraportuar.

Kohё tё stuhishme pёr peshkatarёt nё Evropё

Nё kantjerin e peshkut nё Brixham pothuajse tё gjithё kanё votuar pro Brexit. Rezultati i votimeve ishte njё festё pёr peshkatarёt nё Jug tё Anglisё. Prej dekadash ata e kishin vёnё nё shёnjestёr BE-nё si armikun kryesor. Peshkatari Ian Perkines, thotw, se "ne do tё mbёshtetemi tek forcat tona dhe dikush tjetёr mund tё vendosё e jo njё grup ҁunakёsh qё janё mbledhur nё Bruksel. Peshkatarёt britanikё kanё varur shpresa tё mёdha tek Brexit. Ky ёshtё pёr ta si njё akt ҁlirimi madje edhe si njё akt hakmarrjeje. Barry Young nga shoqata e peshkatarёve Brixham Trawler Agents thotё, se "ne shpresojmё qё tё na kthehet me ndershmёri pjesa e kanalit qё me tё drejtё quhet kanali anglez."

Kosovë: Pezullohen aktivitetet në sektorin e peshkimit

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një vendimi ka pezulluar përkohësisht autorizimin për peshkim sportiv rekreativ, si dhe të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij sektori. Ky vendim i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së vjen pas raportimeve për keqpërdorim dhe dyshimeve për falsifikim të autorizimeve për peshkim nga Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës. Gjithashtu mosmarrëveshjet dhe kontestimet mes dy kryesive, gjë që kanë sjellë probleme në terren dhe hapësirë për keq menaxhim, është arsyeja tjetër e vendimit në fjalë.

Lezhë, u kap duke gjuajtur peshk me eksploziv, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi u kap duke gjuajtur peshk me lëndë plasëse. Sipas policisë, Arben Rakaj, banues në Shënkoll, është kapur në flagrancë në vendin e quajtur ‘Gryka e Vainit’, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesën e tij. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.

Malazezët ankohen: Peshkim i paligjshëm në ujërat tona

Goran Shkatariq, drejtor i parkut kombëtar të liqenit në Malin e Zi, thotë se peshkatarët shqiptarë guxojnë dhe shkojnë edhe në thellësi të mëdha, pavarësisht masave. “Këtë shqetësim ua kemi përcjellë me kohë autoriteteve përkatëse. Peshkatarët kalojnë edhe në thellësi të mëdha në pjesën malazeze. Nuk është një shkelje e rëndë po është një shkelje shtetërore dhe ndëshkohet me 50 euro gjobë. Unë nuk mund ta ndryshoj ligjin dhe këto janë rregullat, ndaj nuk mund të lejohet shkelja e kufirit ujor dhe për këtë duhen marrë masa”.

Pakësohet sasia e peshkut në Liqenin e Kukësit, shkak gjuetia pa kriter

Specialistët biologë në qytetin e Kukësit, janë të shqetësuar për pakësimin e faunës nënujore dhe kryesisht të llojeve të peshqve që rriten në këtë liqen. Një shqetësim të tillë e ngre dhe biologu kuksian Arben Palushi, që shqetësohet për çdo të keqe që i ndodh liqenit apo natyrës në këtë zonë, ashtu siç gëzohet kur sheh që drejt këtij liqeni malor të vijnë e të strehohen mjelmat apo shpendë të tjerë të rrallë. Shqetësimin për rënien e sasisë së peshqve në këtë liqen, e ngrenë dhe vet peshkatarët. Ata pohojnë se kjo rënie ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter dhe me mjete shfarosëse.

Panariti: Shqipëria nënshkruan marrëveshje për peshkimin ilegal

Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshje për ndalimin e peshkimit ilegal, ku për Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti ajo ndikon në mbrojtjen e diversitetit ujor. Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe FAO (Post State Measures” me mbeshtetjen e Ministrise se Jashtme Norvegjeze. Objektivi kryesor i Marrëveshjes është të parandalojë, zbulojë dhe eliminojë peshkimin ilegal duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë marrëveshjen.

Peshkatarët shqiptarë i vijnë hakut peshkut vrasës ‘jugosllav’

Në shkurt 1985, kur peshkatari Kamber Kapica hodhi rrjetën e tij mes pllakave lundruese të akullit në Liqen të Fierzës, i zuri syri dy a tre peshq të panjohur sa pëllëmba e dorës. Kurreshtar, Kapica ia tregoi atë një studenti biologjie që punonte aty pranë në Kukës, i cili e identifikoi si Styzostedion lucioperca ose, siç njihet tani në atë zonë, luçiperka. Studenti i tha Kapicës se peshku sipas gjasave kishte ardhur nëpërmjet Drinit të Bardhë nga Jugosllavia, ndoshta përmes një rrjedhjeje rezervuari në Kosovë.

Spanjë: Operacioni për ndalimin e peshimit të paligjshëm

Një hetim i autoriteteve spanjolle mbi një rrjet kompanish dhe individësh të lidhur me një flotë anijesh peshkimi të paligjshëm në Antarktik ka rezultuar në gjashtë arrestime dhe hetim të mëtejshëm për 13 persona. Operatorët janë akuzuar për krime mjedisore, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe krim të organizuar të lidhur me tri anije, Kunlun, Songhua dhe Yongding të cilat janë vlerësuar se kanë gjeneruar rreth 10 milionë euro në vit të ardhurave të paligjshme. Në janar të vitit 2015 tre anije kishin hedhur rrjetat e peshkimit për peshkun Patagonian, një lloj peshku me dhëmbë, të cilët kanë një trup të madh dhe janë mjaft të rrallë.

Tregtimi i peshkut, BE forcon rregullat

Komisioni Europian do hartoje një paketë ligjesh shumë më të forta dhe rigoroze për t’u siguruar që vetëm prodhimet me standarte të peshkut të hyjnë në tregun e BE, ndërsa do kërkojë forcimin e regjimit të kontrollit për këtë produkut nga gjithë vendet europiane. Një pjesë e mirë prodhimit që shitet në tregjet e BE kanë të bëjnë me peshq të kapur në kushte të këqija duke mos përmbushur standartet e larta që kërkon industria e peshkimit në BE.