pesticide

Aflatoksinë tek fiqtë e thatë nga Turqia dhe pesticide tek mollët e Polonisë

Autoritetet doganore të Suedisë kanë bllokuar, në 24 Tetor 2016, një ngarkesë nga Turqia me fiq të thatë të kontaminuar me aflatoksinë. Suedia ka ndezur alarmin e kuq tek të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Qendra e Komisionit Evropian për Alarmin Doganor ka njoftuar të gjitha pikat doganore të vendeve anëtare se autoritetet Suedeze kanë refuzuar të fusin në vendin e tyre fiqtë e thatë nga Turqia, pasi analizat treguan se produktet janë të kontaminuar me sasi të mëdha aflatoksine në vlera alarmante prej (B1 = 27; Tot. = 72 µg/kg - ppb). Kliko këtu për njoftimin zyrtar.

Evakuohet aeroporti në Greqi, përhapen pesticide në ajër

Udhëtarët në aeroportin e Rhodosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e brendshme të terminalit dhe u është thënë që të presin jashtë. Siç raportojnë mediat greke dhe të huaja, pasagjerët kishin vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe skuqje të syve. Sipas udhëtarëve, në ambientet e terminalit ishte përhapur pesticid, që nuk dihet se çfarë është. Shumë prej fluturimeve janë shtyrë, ndërsa autoritetet po hetojnë se çfarë e shkaktoi saktësisht këtë situatë.

Risia e Pesticideve Organike në Shqipëri

Çdo njeri konsumon mesatarisht 4 litra pesticide në vit dhe më shumë se 400 mbetje të substancave kimike mbeten në trupin tonë. Nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë ne arrijmë të marrim afro 3000 lloje kimikatesh. Sipas studiuesve janë ato që na mjegullojnë mendjen, na gënjejnë ndjesitë dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh që nga kanceri, dëmtimi i sistemit nervor, duke bërë që sistemi ynë imunitar të dobësohet. “Por efekti nuk është i menjëhershëm si një plumb, por rezultati është i njëjtë. Ato kanë një efekt akumulues në trupin tonë. Po ta keni vënë re, shumë pak njerëz vdesin nga mosha tani.

Salmoni dhe arsyet pse nuk duhet ta konsumoni atë!

Tashmë është bërë shumë e vështirë të peshkosh salmon të egër sepse “stoqet” e Atlantikut janë në zhdukje, ndërsa ato të Paqësorit në rënie. Salmoni që vjen në tryezat tona është thuajse gjithmonë salmon i mbarështimit intensiv, që nuk zëvendëson një alternativë të mirë as për ne e as për ambientin e ekosistemin. Gjithnjë sipas shkencëtarëve janë arsyet pse nuk duhet ngrënë salmoni i kultivuar: Në kultivimin intensiv mbeturinat nuk largohen asnjëherë, as rrjetat nuk i marrin me vete. Mendojeni, është njësoj sikur të mos ndërronit kurrë rërën e maceve…

Trump shpëton pesticidin toksik që helmoi disa fermerë

Nëse Presidenti Donald Trump po bën një luftë ndaj fermerëve në Kaliforni, ai është duke e fituar atë. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) i dha lejen përdorimit të një pesticidi të quajtur klorpirifat në bujqësi në mars dhe pastaj këtë muaj, kur të paktën 50 punonjës u ekspozuan ndaj pesticidit Vulcan, pjesë e të cilit është dhe klorpirifati si një përbërës aktiv, disa prej tyre vollën ose u ra të fikët. Një prej tyre duhet të shkonte në spital. Administratori i EPA-s Scott Pruitt mohoi një peticion i cili i bënte thirrje ndalimit të këtij pesticidi.