PETA

SHBA, cirku legjendar mbyllet pas 146 vitesh

Pas 146 vitesh në këtë biznes, "Shfaqja më madhështore në botë", siç është emri i cirkut më të famshëm në SHBA e mbase edhe në botë, që dikur drejtohej nga Vëllezërit Ringling dhe Barnum Bailey, do të mbyllet. Pronarët e tij fajësojnë uljen e shitjeve të biletave dhe rritjen e kostove. Mbyllja e cirkut legjendar ka gëzuar aktivistët që mbrojnë kafshët që prej vitesh protestonin kundër numrave me kafshë që kryente ky cirk udhëtues. Cirku ishte mjaft i njohur për emrin dhe njëkohësisht sloganin e tij që vite më parë frymëzoi një film mjaft të vlerësuar.

Studimi zbulon se eleminimi i mishit nga dietat tona mund të shpëtojë mjedisin

Një studim tregon se prodhimi i mishit është një nga kontribuesit kryesorë në shkarkimin e karbonit dhe mënyra se si po e konsumojmë është krejtësisht e paqëndrueshme. Për fat të mirë, shkencëtarët kanë krijuar disa alternativa për mishin përveç tofusë. Por a jemi gati të bëjmë ndryshimin e madh? “Të hash një kafshatë” ndotjeje Në studimin e parë të këtij lloji, Programi Global i Sigurisë Ushqimore i Mbretërisë së Bashkuar. dhe Programi i Shtatë Strukturor i Bashkimit Europian kanë gjetur se zëvendësimi i mishit të viçit me insektet ose pulat mund të ketë përfitime të mëdha për mjedisin në dy mënyra.