Petrit Imeraj

Malet e Shqipërisë lartësohen në qytetin çek, Louny

Gjatë gjithë muajit prill në qytetin çek, Louny do të qëndrojë e hapur foto-ekspozita, “Malet e Shqipërisë”, me autor Petrit Imeraj. Hapja e kësaj ekspozite vjen pas suksesit të saj një vit më parë në Gjermani. Autori shprehet se ndihet i nderuar për suksesin e promovimit të vlerave të vendit të tij, Shqipërisë. Hapja e kësaj foto-ekspozite në Louny (30 km larg Pragës) dhe ngjarja tragjike që u shoqërua me humbjen e jetës të turistëve çekë në Alpe vitin që shkoi, i japin këtij aktiviteti shpirtin dhe dimensionin human, duke njxerrë në pah vlerat pozitive që na bashkojnë.