pinguin

Kur je mësuar me temperatura nën zero, 17°C të rrezikojnë seriozisht

Kur je mësuar me temperatura nën zero, 17 gradë C mund të të bëjnë të ndihesh jo dhe aq rehat. Pinguinët zakonisht janë aktivë gjatë gjithë verës, por me ngrohjen globale, tani ata duhet të përballen me një problem shumë serioz: nxehtësia. Çdo aktivitet fizik do ti ekspozonte ata drejt një mbinxehje të trupit. Më të rrezikuarit janë pinguinët e vegjël, të cilët nuk janë ende të aftë për të notuar në ujëra të hapur, e për të shpëtuar disi ndaj të nxehtit, ata gjejnë zgjidhje në një spërkatje të shpejtë në ujë.

Pinguinët po përballen me zhdukjen

Pinguinët dhe specie të tjera po përballen me zhdukjen, duke qenë se peshqit me të cilët ata ushqehen, mblidhen për të prodhuar ushqim me bazë peshku për të ushqyer salmonët në ferma, pulat, derrat dhe bagëti të tjera të kultivuara nga njerëzit, kanë paralajmëruar grupet mjedisore. Popullësia e pinguinit të Afrikës Jugore ka rënë me 70 përqind që nga viti 2004 duke qenë se flotat e peshkimit kanë synuar sardelet, engraulis capensis dhe lloje të tjera të kafshëve detare, për t’i përdorur si ushqim për bagëtitë e tyre.

Zelandë e Re: Pinguini syverdhë, përballet me zhdukjen

Ashtu si kiwi i rrezikuar, zogjtë detare janë në rrezik pavarësisht shfaqjes në broshurat turistike, në tabelat e aeroportit dhe në kartmonedhën 5$. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se portreti i Zelandës së Re pinguinët, të shfaqur në tabelat përshëndetëse në aeroportet kryesore të vendit, mund të zhduken nga kontinenti në 25 vjet. Vendet e mbarështimit të njëpasnjëshëm tani janë "të shumtë dhe të heshtur", pasi zogjtë kapen nga rrjetat e peshkimit, vriten nga toksina të paidentifikuara në det dhe vuajnë për shkak të degradimit të përgjithshëm të mjedisit detar nga njerëzit.

Zvogëlohet ndjeshëm numri i pinguinëve mbretër

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se në 30 vitet e fundit është zvogëluar në masë të madhe popullsia e pinguinëve mbretër. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Antarctic Science”, popullsia e kolonisë më të madhe të pinguinëve mbretër që jetojnë në ishullin francez Cochons në jug të Oqeanit Indian, është zvogëluar me 88% nga vitet 80-të. Gjatë vrojtimeve nga ajri dhe përmes satelitëve në ishull në periudhën mes viteve 2015-2017, është vërejtur prania e 60 mijë çifteve të pinguinëve, ndërkohë që nga vrojtimet e ngjashme në vitet e 80-të ishin rastisur rreth 500 mijë çifte pinguinësh.