plan

Biznesi në Alpet Shqiptare, Klosi: Javën e ardhshme miratohet masterplani për zhvillimin e zonës

Alpet shqiptare tashmë janë pjesë e një masterplani i cili do të miratohet së shpejti dhe që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni. Kështu është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë zhvillimit të një konkursi për idetë më të mira të biznesit në këtë rajon. Klosi u shpreh se qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni.

Firmoset plani i veprimit të mekanizmit bashkëpunues në fushën e pylltarisë 2016-2017 ndërmjet Kinës dhe VELQ

Shqipëria është bërë pjesë e Planit të Veprimit të Mekanizmit Bashkëpunues në fushën e pyjeve, ndërmjet Kinës dhe 16 vendeve të tjera të Europës Lindore dhe Qendrore. Në këtë konferencë merrnin pjesë Ministra dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të 16 vendeve të Evropës Qrndrore dhe Lindore dhe Kinës. I pranishëm në këtë takim Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka në fjalën e mbajtur është shprehur se: ” Angazhimi ynë për të qenë pjesë proaktive e këtij bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Evropës qendrore dhe lindore është maksimal.

Gati plani kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria ka gati planin kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike (NAP), duke përmbushur kështu një prej angazhimeve të saj ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Prezantimi i dokumentit strategjik “Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike (NAP)” u prezantua gjatë Asamblesë së NAP-it, shënon edhe fundin e proçesit së përgatitjes së këtij dokumenti.

Katër vende ballkanike, me plan të ri për shkarkimet e dioksidit të karbonit

Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian që kanë nevojë të reduktojnë shkarkimet e karbonit në sektorin e transportit, mbetjeve, ndërtimit dhe bujqësisë, të paktën deri në vitin 2030. Analiza është realizuar nga Agjencia e Lajmeve për Ndryshimet Klimatike. Artikulli i saj thekson se ka vende që do të jenë të detyruara që të shkurtojnë më tej këto shkarkime, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor të këtij viti. Greqia, deri në vitin 2030, duhet të reduktojë shkarkimet e gazit për shkak të efektit serë me 14%.

Maqedoni, Aerodromi përfshihet në planin e veprimit për mjedisin jetësor

Komuna e Aerodromit do të përgatisë një plan veprimi për përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2017. Sipas AIM-së, komuna në fjalë është një nga gjashtë komunat e përzgjedhura për një plan të tillë, ndësa organizator i aktivitetit është Qendra për Ndryshime Klimatike. Sipas komunës, plani i veprimit do të përpilohet sëbashku me organizatat qytetare që janë aktive në këtë komunë dhe duhet të mundësojë bashkëpunim më të madh ndërmjet komunës dhe opinionit publik, përmes zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që ndërlidhen me mjedisin jetësor.

Planet vendore, Zvicra jep “Ok” për Malësinë e Madhe

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP) financuar nga Qeveria Zvicerane i është përgjigjur interesimit për asistencë financiare dhe teknike për bashkinë  e Malësisë së Madhe, në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. DLDP ushtron aktivitetin në veri të Shqipërisë që prej vitit 2006, në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Pak javë pas ftesës së Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni për donatorët ndërkombëtarë kjo është përgjigja e parë që ka mbërritur për financimin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për një prej 30 bashkive ku ende nuk nisur puna për këtë plan.

Plani Kombëtar i Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit, pritet të hyjë në fuqi në 2017-ën

Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian organizuan takimin prezantues të draftit final të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit.  Në këtë prezantim merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Delegacionit të Bashkimit Evropian, drejtues të projektit IBECA, projekt që ka koordinuar dhe financuar gjithë procesin për hartimin e këtij draft plani. Gjithashtu në këtë takim pati përfaqësues të institucioneve qëndrore apo lokale, që kanë si objektiv të punës së tyre menaxhimin e cilësisë së ajrit.

Plani që do zhvillojë Alpet Shqiptare

Një plan për Alpet synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni për 15 vitet në vazhdim. Qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni Me bukurinë e tyre, ndërthurjen në harmoni mes maleve, luginave, liqeneve, lumenjve, ujëvarave e burimeve të tjera natyrore, Alpet shqiptare lënë pa frymë këdo që i sheh për herë të parë.

Tirana e së ardhmes, Boeri shpjegon planin për qytetin

Për arkitektin italian, Stefano Boeri, Tirana do të ketë 5 unaza të lëvizjes, 9 qendra kryesore të rrethohet në të gjithë perimetrinë saj nga një brez i gjelbër në mënyre që qyteti të rritet me natyrën. Boeri vjen në Tiranë me propozimet e tij konkrete. “Ka një sërë propozimesh që ndihmojnë ta shndërrojnë Tiranën në një qytet me shumë të gjelbër, me disa qendra kryesore, hapësira publike, lëvzishmëri, më pak ndotëse e orientuar drejt lëvizjes elektrike. Një nga idetë më interesante është të krijojmë një unazë për lëvizjen me biçikleta dhe këmbësoret ku kalon dhe një sistem lëvizjeje jondotëse.

Turizmi i pakontrolluar kërcënon zonat në UNESCO të Ballkanit

Zona të trashëgimisë UNESCO në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni po pësojnë dëmtime të paprecedentë për shkak të turizmit masiv të pakontrolluar, i cili po vë në pikëpyetje statusin e tyre si trashëgimi. Përveç ndotjes së mjedisit rrethues, numri i pakontrolluar i turistëve duket se është me pasoja të rënda për disa nga zonat, të cilat si rezultat mund ta humbin statusin e tyre. Zonat më në rrezik në Ballkanin Perëndimor përfshijnë qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut, “Perlën e famshme të Adriatikut” sipas Bajronit dhe Parkun Kombëtar të liqeneve Plitvice në brendësi të Kroacisë, si dhe qytetin e lashtë bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi, pa harruar qytetin më historik të Maqedonisë, Ohrin.

Zhvillohet dëgjesa publike për Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, prezantuan dje, në Vlorë, një prej planeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe territorial të vendit: Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit. Vizioni i Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit bazohet në binomin det – tokë si një aset i rëndësishëm kombëtar.

Zonat e Mbrojtura - AKZM plan masash për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret

Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM) bën të ditur se, zbatimi i planit operacional të masave, i miratuar që në fillim të këtij viti, për parandalimin e mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave në Zonat e Mbrojtura nga zjarret ka dhënë rezultatet e pritshme duke i evidentuar në kohë dhe minimizuar dëmet nga zjarri. Sipas AKZM, në kushtet e një sezoni veror me temperatura të larta, që ka përfshirë vendin tonë, deri tani në Zonat e Mbrojtura janë shfaqur vetëm dy vatra zjarri në Parkun Kombëtar të Dajtit Tiranë.