plan menaxhimi

Aktivitet mjedisor për Zonat e Mbrojtura

Në një nga mjediset e Hotel Tirana Internacional po prezantohet plani i menaxhimit të Peisazhit Natyror Lumi Buna dhe i Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.Të pranishëm janë zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM Zamir Dedej, drejtues të IUCN dhe Cooperacione Italiane, etj. Ky aktivitet për stafin e AKZM zhvillohet me mbeshtetjen e IUCN dhe Cooperacione Italiane. Sipas metodologjisë së përdorur në këto dy plane, do hartohen edhe planet e tjera të menaxhimit për zonat e mbrojtura.

AKZM prezanton planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur Lumi Buna dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori për Shqipërinë i Cooperacione Italiane, Andrea Senatori, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtues të IUCN, Natura200, etj. Në këtë kuadër stafi i Agjencisë Kombëtare tè Zonave të Mbrojtura zhvilloi një workshop, ku përveçse u prezantuan këto dy studime u shpjegua dhe qasja metodologjike, sipas të cilit ato janë përgatitur. Sipas kësaj metodologjie do të përgatiten dhe planet e tjera të menaxhimit.

Lugina e Vjosës – Pesë javë për të ngritur një “strategji” turizmi

Vjosa është ndoshta një ndër lumenjtë që ka marrë një vëmendje të veçantë gjatë viteve të fundit. E gjithë kjo si rezultat i koncesioneve që u lakuan se do të ndërtohen por edhe rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve për të mos prekur një nga ato që konsiderohen si perla të natyrës. E ndërsa pak muaj më parë Gjykata vendosi që të mos ndërtohen disa hidrocentrale të planifikuara mbi këtë lumë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka vendosur të fokusohet tek turizmi që mund të zhvillohet në këtë zonë.

Menaxhimi i mbetjeve: Mbledhja e parë e vitit 2016 e KMIM

Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve është ngritur në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 967 datë 25.10.2013, i cili kryesohet nga Zëvendësministri i Mjedisit dhe ka anëtarë Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Zëvendësministrin e Financave, Zëvendësministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Zëvendësministrin e Arsimit, Zëvendësministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zëvendësministrin e Drejtësisë, Zëvendësministrin e Shëndetësisë,

Parku Kombëtar i Dajtit, me plan të ri menaxhimi pas 14 vitesh, inventar për speciet dhe pasuritë natyrore

Është një nga destinacionet kryesore të kryeqytetasve, në çdo stinë por sidomos në dimër kur temperaturat e ulëta e zbardhin herë pas here me ndonjë shtresë të lehtë bore. Por Parku Kombëtar i Dajtit menaxhohet sot me një plan që daton në vitin 2004. Duke qenë se nga ajo kohë e deri më sot janë një seri faktorësh që kanë ndikuar në ndryshime thelbësore, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të hartojë një plan të ri menaxhimi.

Plani që do zhvillojë Alpet Shqiptare

Një plan për Alpet synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të këtij rajoni për 15 vitet në vazhdim. Qëllimi kryesor është që Alpet shqiptare të hyjnë në një cikël të ri të zhvillimit të turizmit duke pasur një qasje më të ekuilibruar sa i takon zhvillimit dhe shfrytëzimit të asaj çfarë natyra i ka dhuruar këtij rajoni Me bukurinë e tyre, ndërthurjen në harmoni mes maleve, luginave, liqeneve, lumenjve, ujëvarave e burimeve të tjera natyrore, Alpet shqiptare lënë pa frymë këdo që i sheh për herë të parë.