planet i ri

Zbulohen tre planete të ngjashëm me Tokën

Identifikohen tre planete të ngjashëm me Tokën, në të cilët mund të ketë jetë, dhe që rrotullohen rreth një ylli xhuxh shumë më të ftohtë se Dielli, i quajtur Trappist-1 dhe gjendet në një distancë prej 40 mijë vite dritë larg, në yjësinë e Ujorit, sipas një publikimi në revistën “Nature” nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh të drejtuar nga Instituti i Astrofizikës dhe Gjeofizikës në Universitetin e Liege në Belgjikë. “Falë teleskopëve gjigantë që janë duke u ndërtuar, shumë shpejt do të jemi në gjendje të studiojmë përbërjen atmosferike të këtyre planeteve, në mënyrë që të kërkojmë praninë e ujit dhe gjurmë të aktiviteteve biologjike.

Zbulohet një planet i mbuluar krejtësisht me llavë… 2500 gradë celcius

Një planet me pamje të çuditshme, thuajse është nxjerrë nga filmi Star Wars, është zbuluar kohët e fundit nga teleskopi Spritzer i NASA-së. Teleskopi Spritzer i NASA-së ka zbuluar një planet të ngjashëm me Mustafar, aty ku Obi-wan Kenobi dhe Darth Vader u ndeshën në fund të “The Revenge of the Sith”. Planeti në fjalë është i mbuluar pothuajse krejtësisht me llavë, me një pjesë të tij që ka një sipërfaqe pa llavë por me një temperaturë prej 1,100 gradë C. Përderisa kjo anë e planetit është 1,100 gradë C, ana tjetër e tij ka një temperaturë prej 2,500 gradë C.