plazh

“Regullorja” e re në plazhin e durrësit,kujdes, këto gjëra nuk lejohen

Ndërkohë që pjesa më e madhe ankohen për papastërtinë në plazhin e Durrësit, këto rregulla e bëjnë akoma edhe më të vështirë turizmin atje. Newsbomb ka publikuar një listë me rregulla që nuk duhet të shkelen në atë plazh, disa prej tyre janë në rregull me të drejtë, por disa të tjera kanë nevrikosur pushuesit. Bëni kujdes nëse nuk doni që të gjobiteni ose që dikush t’ju shikojë shtrembër.

Cilësia e plazheve të Vlorës

Sipas Drejtorisë së Shëndetit publik të Vlorës, tetë pika në plazhet e qytetit rezultojnë të ndotura. Më i ndoturi është plazhi i shkollës së marinës. Problematik është edhe kanali i ujërave të zeza që derdhet në “Plazhin e Vjetër”.

Hapet sezoni turistik, plazhet në mëshirë të fatit

"Fiks Fare" ka paraqitur situatën e disa zonave turistike në vend të cilat çdo vit frekuentohen nga mijëra turistë. Golemi ka një infrastrukturë rrugore të vështirë në të cilën prej 15 vitesh nuk është vënë dorë, ndërkohë impianti i ujërave të zeza është drejt përfundimit. Në Shëngjin paraqitet e njëjta situatë përsa u përket rrugëve, ndërkohë vihen re kudo mbetjet urbane dhe inerte si pasojë e ndërtimeve të shumta. Pogradeci edhe pse pret turistë gjatë gjithë vitit ende nuk është sistemuar situata në bregun e liqenit, ai vazhdon të jetë i pa pastruar nga mbetjet.

Jo më uzurpim të hapësirave publike në plazhe

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaroi sot se duhet të rritet siguria në plazhet shqiptare, ndërsa vuri në dukje se duhet të vijohet bashkëpunimi mes institucioneve dhe bashkive të vendit.

Katastrofë mjedisore në Greqi, ndoten plazhet

Kjo e fundit është cilësuar si një katastrofë mjedisore. Disa nga plazhet më të kristalta të Greqisë janë veshur me një shtresë të zezë, pas një rrjedhjeje masive mazuti nga një çisternë e mbytur. Anija “Aya Zoni II”, 45-vjeçare, u mbyt ndërsa ishte e ankoruar në afërsi të ishullit Salamina mbrëmjen e së dielës. Ajo mbante rreth 2.500 tonë karburant, një pjesë e të cilit me shpejtësi ka mbuluar plazhet në anën juglindore të ishullit, përballë Athinës dhe Portit të Pireut. Mazuti tani është përhapur edhe në brigjet e kryeqytetit. Banorët vendorë e kanë cilësuar ngjarjen një katastrofë.

Plazhet e ndotura, ‘plas’ herpesi te pushuesit e vegjël

Nga Ermelinda Hoxhaj

Numri i kufizuar i tualeteve publike si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijojnë të shkaktojnë ndotje të ujërave detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit. Mjekët japin alarmin për shtimin e këtyre rasteve sidomos te fëmijët, pasi infeksionet te fëmijët janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Edhe pse raporti i publikuar për periudhën e majit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit i rendiste plazhet e Durrësit, Kavajës, Gjirit të Lalzit me cilësi uji shumë të mirë, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Sezoni veror, 200 mijë turistë në ditë, por zhurmat vazhdojnë…

Policia e Shtetit thotë se nga monitorimi gjatë fundjavës i gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Sarandë, niveli i parametrave të sigurisë paraqitet në nivele të kënaqshme. “Në një ditë plazhet shqiptare frekuentohen nga më shumë se 200 mijë turistë, dhe lëvizin në ditë 50 mijë automjete ose në një raport javor na rezulton se plazhet janë frekuentuar nga 1.4 milion turistë, shqiptarë dhe të huaj”, shprehet Albert Dervishaj.

Zjarre dhe të mbytur në det, rritet pasiguria në plazhe

Një zjarr përfshiu pishat në plazhin e Spillesë, pak pas mesditës së të dielës, duke vënë në rrezik pushuesit e kësaj zone, të cilët u alarmuan për shkak se flakët për disa momente ishin kërcënuese.