plumb

Gjendje emergjence në Flint të Michiganit, uji i kontaminuar me plumb

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin Flint të Michiganit, për shkak të ujit të kontaminuar me plumb. Uji me të cilin furnizohet qyteti është kontaminuar pas ndryshimit të furnizuesit në vitin 2014.  Në tetor, testimet zbuluan një rritje të nivelit të plumbit në furnizimin me ujë dhe në gjakun e fëmijëve. Ekspozimi ndaj plumbit mund të shkaktojë çrregullime në të mësuarit dhe probleme në sjelljen e fëmijëve. Përpara kësaj, qytetarët e Flintit ishin ankuar për ujë të zbardhur, erë të keqe si dhe dhimbje koke apo edhe skuqje të lëkurës nga përdorimi i ujit.

Gramsh, pranë banesave 20 ton mbetje plumbi dhe zhive

Rreth 20 tonë mbetje të rrezikshme të uzinës së dikurshme të prodhimit të baterive në Gramsh, prej më shumë se 5 vitesh, janë depozituar në një magazinë e cila jo vetëm nuk plotëson asnjë prej standardeve të ruajtjes së lëndëve të rrezikshme, por për më tepër është në mes të një zone të banuar në periferi në qytetit. Banorët nuk e dinë se çfarë rreziku u kanoset por specialistët japin alarmin për rrezikshmërinë e tyre.

Jo helmimit nga plumbi për gjeneratën e re

Qendra EDEN në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Aktiviteteve për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi, Tetor 23-29, 2016” e udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizaur një sërë mini-aktivitetesh me mbështetje nga Rrjeti Ndërkombëtarë për Eliminimin e NOQ-ve (IPEN). Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për ekzpozimin ndaj bojrave me plumb në fëmijëri si një rrezik që sjell pasoja të pakthyeshme në shëndet.