Plutoni

Zbulimi, poshtë sipërfaqes së Plutonit ndodhet një oqean

Asnjë njeri, deri para pak ditësh nuk do të kishte menduar ndonjëherë se edhe Plutoni, planeti xhuxh i cili qëndron në orbitën e Tokës nga 4 deri në 7 miliardë kilometra, zotëronte e ndoshta edhe aktualisht me shumë mundësi zotëron një oqean të madh nën shtresën e tij sipërfaqësore të akullit. Këtë zbulim e ka bërë sonda e NASA-s New Horizons, e cila ka nisur që të hulumtojë në sistemin tonë solar. Ajo kaloi afër planetit më të largët të sistemit tonë diellor para rreth një viti. Plutoni është planeti i nëntë i sistemit tonë diellor dhe ai rrotullohet përtej orbitës së Neptunit.

Zbulohet hëna e pestë e Plutonit

NASA, Agjencia Hapësinore ka realizuar disa fotografi nga të cilat tregohet se një nga hënat e Plutoni, e quajtur Charon, ka pasur një oqean nën sipërfaqe. Agjencia thotë se për një kohë të gjatë oqeani ka qëndruar i ngrirë dhe më pas është shpërbërë, duke ndikuar që hëna e Plutonit të zmadhohet dhe të çahet, ndërsa në mediat e huaja citohet që NASA të kenë thënë se njëra prej anëve të hënës më të madha të Plutonit është e dëmtuar dhe ka një sistem tektonik të gabuar, përfshirë edhe çarje dhe kreshta që shkojnë në më shumë se 6 kilometër thellësi.