pocem

“Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën”! Mesazhi vjen nga Parlamenti Evropian

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është ne rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë. Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bejë investime në ekoturizëm. Lunacek thotë se ajo ia ka shprehur dhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet.

Diga që kërcënon lumin e fundit të egër në Evropë u miratua pa konsultime

Sokrat Rrokaj është banor i fshatit Shkozë në njësinë administrative Sevaster të Bashkisë Selenicë dhe prej shumë vitesh ka zgjedhur bujqësinë si mënyrën më të mirë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Në tokën e tij prej 2.5 hektarësh ai mbjell drithëra buke dhe jonxhë. “Rreth 4 dynym i kam jonxhë që ushqejmë bagëtinë dhe pjesën tjetër e kam grurë, misër dhe fasule sepse kjo tokë këto prodhime mban,” thotë Sokrati, teksa shton se bashkë me tre djemtë e tij, tokën e kanë të vetmin burim të ardhurash.

Gjykata urdhëron bllokimin e Hidrocentralit mbi Vjosë

Gjykata Administrative vendosi sot ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit mbi Lumin Vjosë pas kërkesës së një komuniteti banorësh të zonës së Mallkastrës, në Jug të Shqipërisë dhe aktivizimit të disa organizatave mjedisore vendase dhe të huaja. Sipas gjykatës ndërtimi i Hidrocentralit të Poçemit ndikon negativisht në mjedisin dhe jetën e banorëve të fshatit Kutë dhe zonës përreth dhe zbatimi i projektit nuk duhet të bëhet. Gjatë hetimit gjyqësor është vërejtur se nuk është respektuar praktika ligjore mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të projektit dhe përjashtimi i publikut nga proceset e detyrueshme ligjore të këshillimit dhe diskutimit të projektit.

I kërcënuar nga hidrocentralet, lumi i fundit i egër në Europë zbulon sekretet e tij

Në prill të këtij viti, rreth 30 shkencëtarë nga katër vende europiane u zhvendosën për një javë pranë fshatit Poçem në luginën e Vjosës në jug të Shqipërisë – e cila sipas aktivistëve mjedisorë kërcënohet nga projektet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve – për të hulumtuar biodiversitetin e pastudiuar më parë të lumit dhe për të vlerësuar transportin e sedimenteve, çfarë përcakton dhe jetëgjatësinë e digave të projektuara në rrjedhën e tij.

Kundër ndërtimit të digës në Poçem, banorët në protestë, lidhen me zinxhirë dhe bllokojnë Levan-Tepelenë

Rreth 40 persona, të lidhur me zinxhirë janë shtrirë në mes të rrugës në aksin Levan-Tepelenë duke mos lejuar kështu lëvizjen e automjeteve. Shkak i kësaj proteste nga banorët e fshatit Kutë është bërë në shenjë kundërtie për ndërtimin e digës në Poçem. Mësohet se për rreth 20 minuta banorët kanë bllokuar trafikun, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës dhe largimin e tyre nga rruga. Protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë kthesës së Poçemit dhe me pankarta në duar me mbishkrime ‘JO digës në Poçem”, “Kuta është e jona”, pasi nuk duan që kjo vepër të ndërtohet.

Mbahet seanca e parë gjyqësore për HEC Poçem

U mbajt seanca e parë përgatitore e çeshtjes së hidrocentralit të Poçemit në Gjykatën Administrative të shkallës së parë. Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch, EuroNatur dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i HEC-it në dhjetor të vitit të shkuar çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë. Pas shtyrjes së seancës së parë përgatitore, seanca e rradhës e planifikuar më datë 9.02.2017, u realizua me sukses. Përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së mjedisit ishin prezent në këtë seancë ku u bë e mundur dhe paraqitja e provave plotësuese.

Mjedisorët ankohen se projekti i HEC-it Poçem u miratua pa konsultim

Në një njoftim për shtyp të shtunën, Eco Albania deklaroi që i vetmi konsultim publik mbi projektin energjetik mbi lumin Vjosë – i cili prek me përmbytje fshatrat Kutë, Çorrush, Anëbreg, Shkozë, Sevaster – është mbajtur në qytetin e Fierit me 28 shkurt 2015. “Kjo përbën shkelje të ligjit për konsultimin publik, ku sipas tij dëgjesat publike për projektet e HEC-eve duhet të mbahen me komunitetin e prekur direkt nga ndërtimi i digës dhe sa më pranë zonës së prekur,” tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.

Pse nuk duhet të ndërtohet HEC-i në Poçem

Prof. Sazan GURI

Shqipëria, një vend ku 70% e territorit është mal, dhe ajo që ngelet është kodra, tokë e rrëshqitur, tokë nën erozion. Ajo që mbetet është tokë urbane. Në total, vendit tonë i ngelet 10% tokë buke, gjysma e së cilës po gllabërohet nga biznesomania e HEC-eve. Në këtë vorbull është futur HEC-i i Poçemit, që para se të prodhojë energji, do të nxjerrë nga faqja e dhèut, dhèun historik të trevës Kut, Çorrush, etj. Por, a ka nevojë Shqipëria apo mallakastrioti për HEC-in në Poçem? Aspak. Le të fillojmë.

Qeveria hap tenderin për hidrocentralin e Poçemit

Me një njoftim të shkurtër të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ministria e Energjisë bëri të ditur se pret oferta për hidrocentralin Poçem, për të cilin, qeveria i ka dhënë sakaq një bonus prej 10 pikësh një kompanie turke.  Një njoftim pak rreshta i gjatë i publikuar në faqen në internet të Agjencisë së Prokurimit Publik më 1 shkurt, Ministria e Energjisë shpalli hapjen e tenderit për koncesionin e hidrocentralit “Poçem”, duke njoftuar se palët e interesuara kanë kohë deri më datë 17 mars të këtij viti për të dorëzuar ofertat e tyre.