Podujeve

Podujeva mobilizohet për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Bashkërendimi i aktiviteteve për parandalimin zjarrvënieve të qëllimshme në pyje, ishte çështja për të cilën u diskutua në takimin e sotëm të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe institucionet përgjegjëse komunale me përfaqësuesin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Djegia e pyjeve në territorin e Komunës së Podujevës dhe koordinimi i aktiviteteve në parandalimin e kësaj dukurie, ka bërë që kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, të thërras një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Hakif Hyseni –drejtor i Drejtorisë Rajonale, komandantin e Stacionit Policor në Podujevë, kapitenin Bekim Bislimi si dhe përfaqësuesin e Policisë Kufitare.