Pogradec

“Bëhu zgjidhja, jo problemi”

Në Qytetin e Pogradecit shoqata “Unë, Gruaja” e ka bërë traditë organizimin e ditëve mjedisore. Për të realizuar projektet e saj shoqata bashkëpunon me shumë institucione lokale, shoqërinë civile në Pogradec, median lokale dhe komunitetin e gjerë, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. Gratë dhe të rinjtë janë protagonistët kryesorë të aktiviteteve të shoqatës, sidomos ato në fushën e mjedisit, duke siguruar kështu përfshirjen e tyre në jetën sociale, ekonomike, si dhe duke u bërë faktor ndryshimi për mjedisin.

“Ditët e Fotografisë” në Pogradec, ekspozita me bukuritë e natyrës

Në Pogradec, do të hapet ekspozita e artit fotografik që shënon manifestimin tashmë tradicional “Ditët e Fotografisë” që do të zgjasë nga data 21 deri 25 qershor. Pjesëmarrësit e ekspozitës dhe të manifestimit pesëditorë që do të kenë rastin të fotografojnë bukuritë e natyrës së Pogradecit Gjatë edicionit të tij të tretë, janë: Adnan Beci, Ahmet Axhushi, Albert Çmeta, Albes Fusha, Ardian Fezollari, Ardita Jatru, Arton Humolli, Burim Myftiu, Dashmir Izairi, Eva Idrizllari, Fahredin Spahija, Fatmir Boshnjaku, Gent Shkullaku, Ina Toska, Mikel Trako, Ernest Baba, Olsi Qazimi, Orjeta Myzeqari, Osman Demiri, Rozafa Shpuza dhe Vasil Qesari.

A është efektive pjesëmarrja e qytetareve në qeverisjen vendore?

Kanë qene bashkitë e Malësisë së Madhe dhe Pogradecit në fokus të një takimi të përbashkët i mbajtur në Pogradec me 12 dhe 13 tetor 2017. Mbështetur në objektivat e nismës së ndërmarrë nga OSC “Gruaja në INTEGRIM” me mbështetjen e Delegacionit të BE në Tiranë, përmes programit ACHIEVE që zbatohet nga REC Shqipëri, u bë e mundur ndarja e praktikave të mira menaxhuese në drejtim të pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikim dhe qeverisjen vendore, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e mekanizmave të informim - komunikimit me qytetarët.

Dita Ndërkombëtare e Tokës në Tiranë dhe Pogradec

22 Prilli është dita kur të gjithë njerëzit kthejnë sytë nga Planeti Tokë. Tema e këtij viti është "Pemë për Tokën" duke u fokusuar më tej në çështjen e ndryshimeve të klimës dhe ndikimin njerëzor mbi planet. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE - angazhim i qytetarisë aktive dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore”, programi ACHIEVE, financuar nga Bashkimi Evropian do të festojë këtë ditë së bashku me Qendrën EDEN në Tiranë dhe shoqatën "Unë, Gruaja" në Pogradec.

Firma private merr inerte nga shtrati i Shkumbinit, banorët: Rrezikojmë të përmbytemi

Shtrati i lumit Shkumbin në pjesën e fshatit Golik të Pogradecit po dëmtohet çdo ditë teksa një kompani private merr prej andej inerte. Banorë të zonës dhe pushtetar vendorë shprehen se gërryerjet që po bëhen çdo ditë në shtratin e lumit rrezikojnë përmbytjen e zonave në afërsi të lumit. Inspektorati i Mjedisit në këtë zonë bën të ditur se kompania në fjalë nuk ka leje mjedisore për gërmimet. Për këtë, muaj më parë firma ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Gërryerjet në Shkumbin – Bashkia Pogradec denoncon firmën kontraktore të rrugës Qukës-Qafë Pllocë

Bashkia Pogradec denoncon krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram, e cila për një periudhë të konsiderueshme ka gërrmuar në shtratin e lumit Shkumbin në fshatin Golik, pa pasur asnjë kompetencë dhe leje mjedisore. Nxjerrja e inerteve ka dëmtuar rëndë shtratin e lumit dhe ka bërë një dëm të madh mjedisor. Pezullimi i gërryerjes së lumit Shkumbin u bë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Guidë: Përqark liqenit më të thellë të Ballkanit mbi biçikletë

Duke vrojtuar hartën e Shqipërisë në kërkim të një destinacioni të ri, tërheqës dhe sfidues (brenda kufijve të entuziazmit), sytë m’u zhytën në liqenin më të thellë të Ballkanit, atë të Ohrit. Meqenëse liqeni ndahet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ideja e kalimit për herë të parë të kufirit mbi biçikletë e bëri atë skenën ideale për aventurën time të radhës. 128 kilometra larg nga Tirana, liqeni i Ohrit është pika më tërheqëse e qytetit të Pogradecit në lindje të Shqipërisë, por gjithashtu edhe magneti sekret i turistëve në qytetet jugperëndimore të Maqedonisë si Struga dhe Ohri.

ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Referuar lajmit të publikuar online mbi derdhjen e ujërave të zeza në liqenin e Ohrit në Pogradec, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve sqaron se menjëherë pas denoncimit në publik ka kryer inspektimin në liqenin e Ohrit. Nga ky inspektim, thekson ISHMP, “është konstatuar nga inxhineri Albert Tavanxhiu, se gjatë ditës së martë, dt 18 prill 2017 për mungesë të energjisë nga defekti i fidrit nr.9 nuk është bërë trajtimi i plotë i ujërave të përdorura, (biologjikë dhe kimikë) për rreth 22 orë, por pa ndikim negativ në mjedis.

Ja si u festua Dita pa Makina në Pogradec

Një bashkëpunim i Shoqatës Unë, Gruaja dhe Bashkisë Pogradec, Zyrës Arsimore Pogradec dhe angazhimit të shkollave të qytetit bëri të mundur një fushatë ndërgjegjësimi për të përdorur sa më pak mjetet motorrike që dëmtojnë mjedisin. Data 22 shtator nisi me një marshim masiv me biçikleta në shëtitoren e qytetit. Në këtë marshim u bashkuan edhe këmbësorë, të gjithë dashamirës të mjedisit dhe shëndetit të mirë. Karvani me biçikleta dhe ecja në këmbë synon të kthehet në një traditë për Pogradecin.

Ja si u prit Dita Botërore e Mjedisit në Pogradec

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Shoqata “Unë, Gruaja” sëbashku me Zyrën Arsimore Pogradec dhe me “Explore Pogradec” organizuan një marshim ndërgjegjësues në kuadër të kësaj dite. Morën pjesë nxënës nga shkolla 9-vjeçare ''M.E.Minarolli" dhe shkolla 9-vjeçare "Gjokë Pjetër Shqiptari", si dhe të rinj me biçikletat mundësuar nga "Visit Pogradec". Të gjithë sëbashku ecën përgjatë vijës liqenore në shëtitoren e Pogradecit. Ata mbanin në duar pankarta dhe materiale të tjera ndërgjegjësuese në mbrojtje të mjedisit.

Lini i ndotur, fshati buzë liqenit, më pak turistë

Edhe pse është konsideruar si një ndër pikat më të bukura përgjatë liqenit të Ohrit, Lini prej disa vitesh përballet me ndotje maksimale të cilat frenojnë zhvillimin e turizmit. Derdhja e ujërave të ndotura në liqen dhe mungesa e investimeve thuajse e kanë zhdukur mundësinë që ky fshat të jetë një destinacion turistik. Edhe pse ai ofron pamje mbresëlënëse pasi shtrihet i gjithi buzë liqenit, uji i ndotur ka bërë që në breg të mos ketë asnjë pushues. Fshati i kontrasteve edhe këtë verë duket se do të ndahet mes bukurive të natyrës dhe ndotjes e kushteve të papërshtatshme për zhvillimin e turizmit.

Lini, fshati perlë që po ndot liqenin nga mbetjet e bagëtive

Nga Tonin Frroku
Fshati Lin vetëm 22 km larg nga qyteti i Pogradecit për të gjithë është ndër pikat më të bukura përgjatë liqenit të Ohrit,Fshat i cili prej vitesh përballet me ndotje të liqenit nga njëra anë,por dhe vet fshatit nga ana tjetër, kjo e fundit vjen nga prania e madhe e blegtorisë së fshat. Të dyja këto frenojnë zhvillimin e turizmit aq sa ka raste të shumta që turistët vijnë për të vizituar asetet turistike dhe largohen pa drekuar në restorantet e këtij fshati që kur e shikon tek zbret nga Qafë-Thanë të mrekullon me bukurinë që të ofron.

Mëmëlisht- Hudënisht më e pastër, shoqata “Unë, Gruaja” mobilizon komunitetin

Kjo që po ju prezantojmë sot nuk është një ditë e shënuar mjedisore, është një nga 365 ditët e vitit. Disa gra aktive të shoqatës u mblodhën, diskutuan dhe vendosën të jenë ato iniciatoret dhe nxitëset e një aktiviteti pastrimi e sensibilizimit. Kësaj nisme iu bashkuan banorë të zonës, burra, gra e të rinj, nxënës e fëmijë. Shoqata “Unë, Gruaja” i pajisi me materiale pastrimi dhe disa broshura informuese. Të gjithë bashkë dolën në zonën Mëmëlisht- Hudënisht përgjatë rrugëve të fshatrave dhe bregut të liqenit për të pastruar.

Për herë të parë këtë vit, monitorohet niveli i zhurmave urbane në Pogradec

Mbështetur në legjislacionin shqiptar për nivelin e zhurmave urbane si dhe Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për vitin 2017, për herë të parë këtë vit është realizuar monitorimi i nivelit të zhurmave urbane në qytetin e Pogradecit. Monitorimi është realizuar në 2 stacione, në hyrje të qytetit dhe kryqëzimi tek Terminali i Autobusëve. Ky monitorim është realizuar për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane është i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A .

Pogradec, arrestohet 33-vjeçari, transportonte lëndë drusore pa leje

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Pogradecit pasi është konstatuar duke qarkulluar në rrugë me një kamion pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës. E.M është i arrestuari i cili po transportonte lëndë drusore pa lejen përkatëse. Policia filloi procedim penal në gjendje të lirë për 33- vjeçarin. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprën penale: “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Pogradec, liqeni i ndotur në prag të sezonit

Bregu i liqenit të Ohrit nga qyteti i Pogradecit deri në Tushemisht është i ndotur. Stina e dimrit e ka mbushur bregun me papastërti. Edhe pse sezoni turistik nuk ka nisur ende, ngrohja e motit ka shtuar vizitorët në Pogradec. “La papastërti nga pakujdesia. Nuk kujdeset njeri, i hedhin mbeturinat sipas qejfit”, shprehet një qytetar. “Është shumë vend i bukur, por duhet të jetë më i pastër”, një vizitore nga Kosova. Bashkia e Pogradecit po punon që situata të ndryshojë deri në fillim të sezonit dhe e ka nisur punën për mbushjen e gropave me rërë që i ka gërryer uji pranë brigjeve të liqenit.

Pogradec, masakër ekologjike në fshatin Golik

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri, i shoqëruar nga Policia Bashkiake, inspektoi sot punimet e firmës Alba-via and Sintram në Golik. Firma në fjalë po punon për aksin rrugor Qukës-Qafëplloçë. Gjatë aksionit u kapën në flagrancë, kamionët dhe zetorët e kësaj firme duke marrë inerte brenda lumit “Shkumbin”. Kjo është një vjedhje e hapur, dhe një masakër ekologjike, pasi ka ndryshuar rrjedha e lumit “Shkumbin”, janë dëmtuar pemët rreth lumit, kjo vjedhje ka ndikuar edhe në lëvizjen e “Urës të Golikut”, Monument Kulture i Kategorisë të Parë.

Pogradec, shkarkohen çdo mëngjes ujëra të ndotur në liqen

Çdo ditë rreth orës 08.30 të mëngjesit, pompat e hidrovorit në zonën e Tushemishtit shkarkojnë sasi të mëdha uji të ndotur. Era e rëndë e ujërave të zeza është shumë e fortë në gjithë zonën ndërsa brenda pak minutave ujërat me ngjyrë të errët përhapen në gjithë zonën e bregut të liqenit dhe atje në fshatin Tushemisht ku ka disa plazhe. Shkarkimet jane filmuar nga një pushues në Pogradec mëngjesin e kësaj të hëne. Ai shpjegon se shkarkime të tilla ka parë gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në qytet.

Pogradec, Shoqata "Unë, gruaja", aktivitet 3 ditor për Ditën e Tokës

Për Ditën e Tokës 22 Prill 2017, Shoqata “Unë, Gruaja” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec organizojnë një aktivitet 3 ditor, 21-22-23 Prill 2017 cili synon sensibilizimin e komunitetit, pushtetit vendor dhe biznesit për dobinë e riciklimit dhe manaxhimit sa më të mirë të mbetjeve urbane. Në program u përfshi: 1. Hapja e aktivitetit me një numër kërcimi nga Ansambli i Valleve të Qendrës Lasgush Poradeci. Numri koreografik pati në përbërje rrethin që simbolizon tokën.

Pogradec: Shoqëria civile i drejton pushtetit vendor rekomandime për përmirësimin e situatës mjedisore

Në datë 31 tetor në Pogradec, Shoqata Unë, Gruaja, realizoi një dëgjesë publike për çështjet mjedisore. Fillimisht u realizua një prezantim i shkurtër i projektit nga koordiatorja e projektit Elona Arolli. Më pas përfaqësuesja e URI, Livia Hidri pasqyroi rezultatet e anketimit të bashkive të vendit mbi shërbimet mjedisore duke u fokusuar tek rezultatet e Pogradecit. Afroviti Gusho moderoi pjesën e diskutimeve nga pjesëmarrësit.

  • 1
  • 2