Polac

Kosovë: Zvarritet funksionalizimi i ujësjellësit në Polac

Banorët e fshatit Polac të Skënderajt po përballen me vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm. Kështu ka treguar Isuf Hoti, banor dhe kryetar i këtij fshati me rreth 500 familje e afro 3 mijë banorë. Sipas Hotit, furnizimin me ujë banorët e Polacit e bëjnë me bidonë nga Skënderaj, duke bartur me vetura e mjete të tjera. Duke i parë këto telashe, Komuna e Skënderajt para disa vjetësh e ka nisur projektin e ujësjellësit, kurse në përmbyllje të vitit të shkuar, e ka përfunduar projektin: Prekaz i Epërm, Polac- Dashefc, thotë Hasan Shala, drejtor komunal i Urbanizmit.