Poloni

Aflatoksinë tek fiqtë e thatë nga Turqia dhe pesticide tek mollët e Polonisë

Autoritetet doganore të Suedisë kanë bllokuar, në 24 Tetor 2016, një ngarkesë nga Turqia me fiq të thatë të kontaminuar me aflatoksinë. Suedia ka ndezur alarmin e kuq tek të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Qendra e Komisionit Evropian për Alarmin Doganor ka njoftuar të gjitha pikat doganore të vendeve anëtare se autoritetet Suedeze kanë refuzuar të fusin në vendin e tyre fiqtë e thatë nga Turqia, pasi analizat treguan se produktet janë të kontaminuar me sasi të mëdha aflatoksine në vlera alarmante prej (B1 = 27; Tot. = 72 µg/kg - ppb). Kliko këtu për njoftimin zyrtar.

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e mjedisit, theksi i 80-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Poloni-Shqipëri

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka priti ditën e djeshme në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Shqipëri, z. Karol Bachura. Ministri Koka e njohu Ambasadorin Bachura me zhvillimet dhe reformat më të fundit në Shqipëri, si dhe me politikën mjedisore që qeveria shqiptare ka ndjekur duke e sjellë për herë të parë mjedisin në qendër të vëmendjes së shoqërisë shqiptare. Më tej Ministri Koka bëri një pasqyrë e të arritjeve kryesore në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në përafrimin me sukses të legjislacionit shqiptar mjedisor me atë të BE-së, suksesin e reformës administrative institucionale si dhe një sërë masash të ndërmarra gjatë këtyre viteve në vijim të objektivave dhe projekteve konkrete të Ministrisë e Mjedisit, si dhe angazhimeve të kësaj ministrie në celjen e negociatave për antarësimin e vendit në BE.

Ndërtohet fabrika më e madhe për prodhimin e baterive të makinave elektrike në Poloni – Hapet në vitin 2019

Ditën e djeshme, kompania LG njoftoi se do të hapë fabrikën më të madhe në Evropë të prodhimit të baterive litium-ion për makinat elektrike. Sipas Reuters, kjo fabrikë do të hapet në vitin 2019-ën në Poloni dhe do të ketë një kapacitet prodhimi prej 100,000 bateri çdo vit. Për ta krahasuar, duhet të marrim parasysh fabrikën më të madhe në botë për prodhimit e baterive në pronësi të Panasonic në Kinë e cila prodhon 200,000 bateri në vit.