port jahtesh

Vlora me port gjigant jahtesh

Brenda disa muajsh, për herë të parë, anije të mëdha turistike mund të ankorohen në portin e Vlorës. Kryeministri ka inspektuar punimet për rehabilitimin e plotë të portit, i cili parashikohet të përfundojë brenda vitit, duke përfshirë thellimin e basenit aktual , ndërtimin e një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh, një investim ky prej 15 milionë eurosh. “Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit të Lungomares, që vazhdon nga porti drejt Pyllit të Sodës.

Shqipëria me një marinë jahtesh moderne (?)

Shqipëria do të mund të ketë për herë të parë një strukturë moderne portuale për jahtet. Kompania londineze e jahteve Charterworld shkruan se së shpejti do të nisë ndërtimi i Porto Albania, projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri i cili ka arritur të sigurojë dokumentet e nevojshme nga qeveria. Ky do të jetë porti i parë ndërkombëtar i jahteve në Shqipëri që do të përmbushë standardet europiane për të strehuar rreth 720 anije me gjatësi deri në 75 metra. Vendodhja e favorshme gjeografike do të rrisë ndjeshëm popullaritetin e saj, kundrejt konkurrentëve të drejtëpërdrejtë siç është Mali i Zi dhe Kroacia, por edhe destinacioneve turistike, si Greqia dhe Italia.