porto palermo

Ministria e Bujqësisë bllokon shpalljen e Porto Palermos si zonë e mbrojtur

Shpresat e ekspertëve të mjedisit, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit për të shpallur zonën detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut si “Park Natyror” i mbrojtur, kanë hasur pengesën e Ministrisë së Bujqësisë, e cila nuk jep shpjegime konkrete për arsyen e mosdhënies së miratimit. Një grup ekspertësh të mjedisit janë përpjekur gjatë vitit të fundit të shpallin zonë të mbrojtur një sipërfaqe detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut, por vendimi final i qeverisë për këtë qëllim mbahet i bllokuar nga refuzimi i MBZHRAU, mësoi BIRN.

Shoqatat mjedisore: Përse po vonohet shpallja e Porto Palermos park nënujor?

Shoqatat mjedisore kanë akuzuar dje Ministrinë e Bujqësisë se po mban peng vendimin për shpalljen e Porto Palermos park nënujor. Përmes një reagimi në media, shoqatat bëjnë me dije se kjo zonë para një viti është studiuar nga ekspertë dhe nga Ministria e Mjedisit, të cilët kanë propozuar të shpallet park kombëtar nënujor. Por ende sot vendimi nuk është përcjellë në qeveri për shqytim dhe miratimi vazhdon të mbetet i myllur në sirtarët e Ministrisë së Bujqësisë. Duke vënë në pah bukuitë e këtij porti, shoqatat mjedisore nuk kursejnë akuzat në adresë të ministrit Panariti dhe dikasterin që ai drejton.