PPNEA

25 vjet nga krijimi i shoqatës së parë mjedisore shqiptare

Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), organizata e parë jo-qeveritare mjedisore në Shqipëri, festoi 25 vjetorin e themelimit të saj në mjediset ku u themelua. Ndër nismëtaret e themelimit, solli kujtimet e saj Prof. Liri Dinga njëkohësisht edhe ish drejtuese e Kopështit Botanik. Në fjalën e tij, Drejtori i PPNEA Kujtim Mersini, bëri homazh për figurat e para që e themeluan dhe nisën rrugëtimin e saj siç është Prof. Lekë Gjiknuri.

5 qershori risjell në vëmendje problematikat mjedisore

5 qershori 2017 shënon festimin e Ditës Botërore të Mjedisit por gjithashtu edhe festimin e 26-vjetorit të shoqatës së parë mjedisore në Shqipëri, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, PPNEA zgjodhi të festojë ditëlindjen e saj të 26-të në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë duke organizuar disa aktivitete me nxënësit e shkollës së mesme Dorëz. Dita filloi me një prezantim mbi vlerat e mrekullueshme të këtij parku, gjitarët e mëdhenj dhe shpendët kryesorë që ndodhen në zonë dhe më pas duke prezantuar faqen syrigjelber.info, një portal që shërben për të mbledhur raste të krimeve mjedisore.

Arsyet pse duhet të shtyhet moratoriumi i gjuetisë

Në takimin me temë "Mbështetje për moratoriumin e gjuetisë" organizuar nga Shoqata Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), janë diskutuar arsyet përse moratoriumi i gjuetisë duhet të shtyhet edhe për të paktën 5 vite.

Shoqatat e sipërpërmendura kanë rradhitur aryset si vijon:

1. Periudha 2 vjeçare për rimëkëmbjen e faunës së egër është e pamjaftueshme.

2. Zbatimi i dobët i moratariumit të periudhës 2 vjeçare.

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues, PPNEA fushatë informimi në të gjithë vendin

10 Maji është një ditë e veçantë kushtuar shpendëve shtegtues, por që në fakt ka si qëllim të na vetëdijësojë ne, njerëzit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shpendëve shtegtues dhe habitatit të tyre. Në kuadër të kësaj dite, PPNEA organizoi disa aktivitete edukuese paralele, të shpërndara në disa rajone të vendit, në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër dhe Vlorë. Dita e shpendëve shtegtues nisi në shkollën “Gustav Majer”, Tiranë, në një nga klasat më shëmbullore të shkollës.

Dita e brezit të gjelbër

Ngjarja më e rëndësishme në buzë të Liqenit të Prespës së Madhe, javës së shkuar, ishte festimi për herë të parë i Ditës së Brezit të Gjelbër, në Oteshevo. Shoqata e Brezit të Gjelbër synon mbi të gjitha që: të lidhë shtetet me njëri-tjetrin. Përgjatë Perdes së Hekurt që e ndau Evropën për 40 vjet në atë Perendimore dhe Lindore, është zhvilluar një rrjet ekologjik i padiskutueshëm dhe peizazh i gjallë- duke përfshirë disa nga habitet më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë.

Dita e Brezit të Gjelbër, këtë vit me arsye më shumë për të festuar

Pranimi i dy zonave të mrekullueshme të vendit tonë, zona qëndrore e Rrajcës dhe Lumi i Gashit, në listën e trashëgimisë botërore natyrore UNESCO ishte një arsye më shumë që festa e përvitshme e Ditës së Brezit të Gjelbër,(24 shtator) të festohej në afërsi të këtyre zonave. Një ekip i Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) festoi Ditën e Brezit të Gjelbër dhe pranimin e Rrajcës në UNESCO, në qytetin e vogël të Prrenjasit.

Gazetarët vizitojnë Malin e Gramozit dhe Rezervatin Natyror Gërmenj-Shelegur

Ndonëse më shumë është i dëgjuar sesa i vizituar, Kolonja është një destinacion i pakrahasueshëm turistik, plot me vlera kulturore dhe natyrore. Për ti nxjerrë në pah këto vlera, ekspertët e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kanë realizuar një vizitë me gazetarë në këtë zonë, konkretisht në Rezervatin Natyror Gërmenj-Shelegur dhe në Malin e Gramozit. Ekipi i gazetarëve, i shoqëruar nga ekspertët e PPNEA-së, gjatë javës së kaluar zbuluan pamjet mahnitëse, faunën, florën dhe vlerat kulturore të këtij rajoni.

Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Gjahtarët shqiptarë po mburren rreth vrasjeve të tyre në median sociale, ndërsa shumica e OJQ-ve mjedisore kanë kërkuar zbatim rigoroz të ndalimit të gjuetisë. Gjahtarët që mburren rreth vrasjes së lepujve të egër në pjesët e mbuluara nga dëbora në Shqipëri janë bërë një hit në median sociale në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të vitit 2016. Asnjë prej tyre nuk mund të mos jetë i painformuar se pretë e tyre janë krejtësisht të paligjshme. Çdo lloj gjuetie u ndalua në Shqipëri për dy vite në vitin 2014 dhe moratoriumi nuk del nga fuqia deri në mars.

Kamerat fiksojnë kafshët e rralla, dhia e egër fotografohet në Nikaj-Mërtur

Nikaj - Mërtur është një prej zonave më të pasura dhe të rëndësishme për praninë e gjitarëve të mëdhenj dhe atyre me trup mesatar. Ariu i murrëm, ujku, derri i egër, kaprolli dhe simboli dhe krenaria e alpeve shqiptare, dhia e egër, janë fotografuar nga kamerat – kurth, të vendosura nga ekspertët e Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Gjithashtu, janë fotografuar të tjera lloje të rëndësishme për zonën, si: macja e egër, baldosa, zardafi dhe dhelpra.

Librazhd – Ruajtja dhe promovimi i vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit”, Shoqata e Gruas në Librazhd organizoi aktivitetin me qëllimin që të rrisë rolin e gruas në ruajtjen dhe promovimin vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ky projekt i mbështetur nga PPNEA do të ndihmojë gjithashtu në promovimin e turizmit familjar dhe në rritjen e qëndrueshme te të ardhurave ekonomike në zonë. Tashmë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Mali i Munellës, streha e vetme e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri drejt shkatërrimit përfundimtar!

Gjatë një monitormi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve. Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore. Inspektimi u përqëndrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë.

Markimi i shtigjeve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Çdo bëjmë kur nuk dimë se ku të shkojmë në një park kombëtar?

Cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi në rrugën e duhur?

Pse ti besojmë ato?

Këto dhe shumë pyetje të tjera na vijnë ndërmend kur kemi bërë plane që të bëjmë një guidë natyrore në një nga zonat e mbrojtura të Shqipërisë që ka shumë zona të mbrojtura ose parqe natyrore, një ndër to është edhe parku Shebenik-Jabllanicë. 

Menaxhimi i qëndrueshëm i bimëve mjekësore në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Shoqata "Agri-en" në zbatim të projektit ''Menaxhimi i qëndrueshem i Bimëve Mjekësore dhe shtimin e arroreve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë" po realizon mbjelljen e 1000 rrënjeve lajthi në fshatin Vehçan Librazhd. Ky projekt është i mbështetur nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrotjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) si një mundësi e mirë për të ndikuar sadopak në uljen e tejshfrytëzimit të bimëve medicinale në park. Këtij aktiviteti i janë bashkuar komuniteti i fshatit Vehçan të cilët tokat e lëna djerrë po i shfrytëzojne aktualisht për mbjelljen e 1000 rrënjëve lajthi .

Nismë qytetare për pastrimin e Lumit Shkumbin

Një nismë interesante nga Natura 2000, IUCN, ADZM, PPNEA, do të organizohet më 11 Mars në qytetin e Elbasanit për pastrimin e lumit Shkumbin nga inertet dhe hedhjet e mbeturinave plastike. Aktiviteteti do të jetë me pjesëmarrje të qytetarëve dhe nga institucionet publike. Po kështu edhe stafi drejtues dhe administrata e AdZM në këtë qytet, do të jetë protagoniste në organizimin dhe zhvillimin e nismës për një lum më të pastër. Shkumbini është një lum që bëhet tepër i rrëmbyeshëm në periudha shirash dhe përmbyt toka bujqësore dhe banesa pranë tij.

Një afresk gjigand, më i madhi në Ballkan është realizuar në qëndër të Vlorës

Kohët e fundit, afresket murale janë ide tejet innovative për promovimin e vlerave natyrore e turistike, të cilat po përdoren shumë në vendet e zhvilluara. “Sjellësi i Pranverës”, është titulli i afreskut gjigand (rreth 400 m2), me i madhi në Ballkan në djeninë tonë, realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit të Vlorës. Në qëndër të muralit qëndron specia e rrezikuar në mënyrë kritike e Kalit të Qyqes, i cili fluturon mbi këtë rajon duke shkrirë borën e bardhë dhe duke nxjerrë në dritë, qilimin plot ngjyra të qytetit të Vlorës si dhe duke simbolizuar larmine e elementëve turistik dhe natyrorë të qytetit.

Një këlysh i Rrëqebullit të Ballkanit është vrarë në Malin e Munëlles

Javën e shkuar në Malin e Munellës (Rajoni i Pukës) në zonën e vetme në Shqipëri ku mbijeton Rrëqebulli i Ballkanit, një këlysh rrëqebulli është gjetur i vrarë. Rasti iu raportua Shoqatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Autori është një bari i vogël i zonës, i cili e ka vrare rrëqebullin me gurë pa e ditur se çfarë kafshe ishte. Kjo vrasje është një lajm tejet i keq, duke ditur së popullata totale e rrëqebullit në Malin e Munellës llogaritet të jetë 4-6 individë të rritur.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta në fokus të Radio BBC 4

Elizabeth Gowing, bashkëthemeluese e shoqatës “Ideas partnership” rrëfen mrekullitë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta në programin ‘From Our Own Correspondent’ – në Radio BBC 4. Gjatë vizitës së saj në këtë park u shoqërua nga kryetari i shoqatës Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), Kujtim Mersini për të treguar bukurinë, rëndësinë e kësaj zone dhe punën e madhe që PPNEA ka bërë ndër vite në këtë park, veçanërisht me anë të programit “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut”.

Pelikani kaçurrel, një veçanti shqiptare

Parku kombëtar Divjakë - Karavasta është bërë mjaft i njohur në rajonin e Ballkanit për shkak të kolonive të pelikanit dalmat, ose i njohur ndryshe si pelikani kaçurrel. Biologë dhe ornitologë kryejnë monitorimin dhe inventarizimin e pelikanit. Rojet kontrollojnë pa ndërprerë, ndërsa biologët ndjekin rregullisht shtimin e popullatës së pelikanit kaçurrel dhe gjendjen e kolonisë së tyre këtu në Divjakë. “Në këtë park të ruajtur mirë ditën dhe natën pelikanët me pendët e përdredhura mbi krye kanë të vetmin ishull folezimi në Shqipëri.

PPNEA denoncon vrasjen e një baldose të rrallë në Llogora

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), ka denoncuar një tjetër rast të vrasjes së paligjshme të kafshëve të egra. Fotot e një baldose të varur janë realizuar sot në rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, në kufijtë e Parkut Kombëtar të Llogorasë. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, bëhet fjalë për vrasjen e një lloji të rrallë kafshe për Shqipërinë, i klasifikuar si i “Kërcënuar” në listën e kuqe të faunës së Shqipërisë. “Baldosa ishte kapur me kurth, dhe më tej ishte vrarë duke e goditur me një mjet të fortë në kokë.

PPNEA dhe AdZM Korçë, sesione ndërgjegjësimi për zonat e mbrojtur në shkolla

Rrëzë fillimit të vargmalit të Gramozit, në fshatin Miras të Devollit, Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në bashkëpunim me AdZM Korçë organizoi një sesion ndërgjegjësimi në shkollën e mesme “Nesim Kaçani”. Ky aktivitet kishte si qëllim prezantimin e zonave të mbrojtura dhe vlerat e larta natyrore që ndodhen në afërsi të këtij fshati si dhe njohja me gjitarët kryesorë të vendit dhe kërcënimet që i kanosen faunës dhe florës.