Prelë Milani

“Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini dot as me flori”

Ky është titulli i një shkrimi të publicistit Prelë Milani për Thethin turistik. Si stërnip i Thethit, fshat në njësinë Shalë, bashkia Shkodër ndjen keqardhje teksa sipas tij thethjanët po shesin fshehtas trojet e tyre tek të pasurit. “Kështu siç ka nisur, me përfundimin e rrugës, Thethi është shumë i rrezikuar nga këta peshkaqen të parasë, pra njerëzit e pasur dhe të fuqishëm. Kam parandjenjë se në një të nesërme të afërt Thethi rrezikohet ashtu siç ka edhe disa të tjerë që nga mendjelehtësia, nga ndonjë nevojë e vogël, nga ndonjë miqësi apo joshje politike bëjnë disa gjëra që nuk duhet t’i bëjnë.