prerja e pyjeve

“Sopata” me licensë mbi pyjet minon moratoriumin 10-vjeçar të qeverisë

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kompanitë e kontraktuara nga bashkitë e Librazhdit dhe Përrenjasit dhe disa banorë të zonave vazhdojnë prerjet e paligjshme të qindra pemëve pa u ndëshkuar, ndërkohë që premtimi për moratorium i qeverisë mbetet në letër.

Banorët mbrojnë pyllin, Bashkia: Prerjet për të mirën e pyllit!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes tentativat e shtetit për të prerë të vetmen kurorë të gjelbër në Bulqizë. Megjithëse ka një ligj të ashpër për ata që presin pyje, tashmë ato priten me leje apo me koncesione shtetërore. Dhe, një i tillë është dhënë në vitin 2015 nga qeveria për një ekonomi pyjore në Bulqizë.

Prerja e paligjshme e pyjeve – Bllokohen 4 kamionë me dru në Shkodër

Ndalimi i prerjes së paligjshme të pyjeve në territorin e Shkodrës është në qendër të punës së kësaj bashkie. “Vetëm në javën e fundit janë bllokuar 4 kamionë me rreth 60 m3 lëndë druri e prerë dhe transportuar pa leje”, bën të ditur bashkia Shkodër. Sipas saj, aksioni u krye përmes bashkëpunimit të Inspektoriatit, Policisë dhe Drejtorisë së Shërbimeve Bujqësore e Pyjore të bashkisë Shkodër.