Prespe

Diskutohet në Tiranë mbrojtja e biodiversitetit në liqenet Prespë, Ohër dhe Shkodër

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ shpk (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH) prej vitit 2012 ka zbatuar projektin për “Ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe atë të Shkodrës”, CSBL, me iniciativa, procese dhe projekte të vendeve kufitare që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujrave dhe burimeve natyrore. Në takimin teknik që zhvilloi punimet sot në Tiranë me specialistë dhe përfaqesues të institucioneve të linjës, u nënvizua fakti se, këto liqene ndahen mes shteteve fqinje, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duke përfaqësuar një pjesë unike dhe mjaft të spikatur të trashëgimisë natyrore të Evropës.

Dita e brezit të gjelbër

Ngjarja më e rëndësishme në buzë të Liqenit të Prespës së Madhe, javës së shkuar, ishte festimi për herë të parë i Ditës së Brezit të Gjelbër, në Oteshevo. Shoqata e Brezit të Gjelbër synon mbi të gjitha që: të lidhë shtetet me njëri-tjetrin. Përgjatë Perdes së Hekurt që e ndau Evropën për 40 vjet në atë Perendimore dhe Lindore, është zhvilluar një rrjet ekologjik i padiskutueshëm dhe peizazh i gjallë- duke përfshirë disa nga habitet më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë.

Liqenet e Prespës, turizmi i aventurës dhe historisë

Një nga destinacionet turistike në këto ditë të nxehta korriku është dhe Prespa me liqenet e saj, liqeni i Prespës së madhe dhe liqeni i Prespës së vogël. Liqeni i Prespes se Madhe, ka natyrë të bukur, histori dhe legjenda.Të udhëtosh për në Prespën e Madhe duhet të marrësh rrugën për në pikën kalimtare të kufirit me Greqinë, Kapshticë. Rruga devijon në Zëmblak dhe prej aty ndryshon edhe destinacioni. Duke udhëtuar drejt rajonit të Liqenasit njëherazi je drejtuar për në Maqedoni. Prej këtej në Greqi mund të shkosh vetëm me varkë.

Lundërza, lloji i rrezikuar gjendet në Prespë

Njësoj si në Shkodër, ekspertët e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) realizuan një trajnim dy ditor në Liqenin e Prespës me stafin e AdZM Korçë mbi teknikat e monitorimit të lundërzës (Lutra lutra) në këtë zonë. Pas ekspeditës në terren, duke identifikuar dhe grumbulluar të dhëna dytësore të lundërzës (jashtëqitje, gjurmë dhe mbetje ushqimore), te dhënat u analizuan duke dalë në përfundimin se ky lloj i rrezikuar është i pranishëm në Liqenin e Prespës.

Pas vendosjes së moraturiumit, shtohen shpendët folezues në Liqenin e Prespës

Shoqata AOS Albanian Ornithologikal Society, që monitoron shpendët e egër në natyrë, ka konstatuar se më shumë se një qind shpend (specie) folezojnë në Liqenin e Prespës së Madhe. Këto janë disa prej rezultateteve paraprake në këtë Park Kombëtar në kuadër të Atlasit të Shpendëve Folezues të Shqipërisë dhe Europës. Aktivitetet e terrenit po vazhdojnë dhe rezultatet paraprake janë vërtet të bujshme,thonë specialistët e kësaj shoqate.

Prespa edhe si një atraksion për turizmin spelologjik

Turizmi historik dhe ai spelologjik tashmë janë kthyer në turizmin e kohës edhe në Shqipëri. Shumë  kurioze të antikitetit, vendas apo të huaj, drejtohen në ato vende ku datojnë gjurmë të historisë. Shqipëria, si një vend mesdhetar, është e pasur me gjurmë të lashtësisë dhe të kulturës antike. Shpellat janë ato që po tërheqin vizitorët në çdo stinë të vitit. Një ndër to është dhe Shpella e Trenit në Devoll, e njohur ndryshe si “Gryka e Ujkut”. Kjo shpellë  ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespes së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s.

Prespa një perspektivë turistike që duhet ruajtur

Administrata e Parkut Kombëtar të Prespës, vazhdon aktivitetet mjedisore në drejtim të sensibilizimit të komunitetit për ruajtjen dhe menaxhimin e resurseve natyrore të zonës. Prespa është një zonë liqenore gëzon një faun ujore tepër të rrallë. Të tillë janë peshqit Koran dhe Belushk,por edhe specie të tjera të rralla që shfrytëzohen për ekonominë vendase dhe për turizëm.

Prespa, vendbanim i lashtë prej 3.100 vitesh

Një grup arkeologësh dhe zhytësish profesionistë nga Instituti i Arkeologjisë, në ekspeditën e quajtur “Prespa 1”, të zhvilluar në muajt prill-maj në Liqenin e Prespës, sjellin fakte se vendbanimet në këtë zonë datojnë të paktën që prej 3.100 vitesh. Ekspedita tërësisht shqiptare, me zhytës dhe arkeologë nga Instituti i Arkeologjise, ka dalë në këtë përfundim pas gjetjeve nënujore. “Jemi rreth 1.100-1.000 vite përpara Krishtit, pra janë rreth 3 mijë vjet që ka ekzistuar ky vendbanim.

Prespë, çelet projekti për rikuperimin e Parkut Kombëtar

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor në Qendrën e Vizitorëve të Prespës, Njësia Bashkiake Pustec, Qarku Korçë, zhvillohet ceremonia e çeljes së fazës së dytë të Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Në këtë ceremoni marrin pjesë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM, Zamir Dedej, drejtori i AdZM, Korçë, Mihallaq Qirjo, Presidenti i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, INCA-s Gent Kromidha, si partner lokal në zbatimin e këtij projekti, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të Bankës për Zhvillim, KfW-së, të cilët janë financues të këtij projekti si dhe drejtues të pushtetit lokal.

Prespës i shtohet edhe një tjetër mundësi turistike, ajo e vëzhgimit të faunës së egër

Rigjenerimi i habitateve në Zonat e Mbrojtura në vendin tonë, si dhe përforcimi i mbrojtjes së kësaj faune nga strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe habitateve të ruajtjes dhe shumimit të tyre, në zbatim të “Moratoriumit të Gjuetisë”, ka rikthyer prezencën në rritje të gjitarëve të rrallë që u menduan të zhdukur në Parkun Kombëtar të Prespës. Ky është dreri i zonës dhe së fundmi po vërehet prania e tij në mjediset e pyllëzuara në këtë krahinë. Futja e përdorimit të kamerave kurth për filmimin dhe inventarizimin e kafshëve që mendoheshin të rrezikuara apo të zhdukura, kanë sjell foto të kësaj specie gjatë kullotës së tij në një ditë të zakonshme.