prishtine

460 qenë endacakë vriten me leje në Prishtinë

Komuna e Klinës ka zhvilluar gjatë javëve të kaluara një aksion për eliminimin fizik të qenve endacakë në tërë territorin e saj. Gjatë këtij aksioni të lejuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) janë vrarë qindra qenë, me arsyetimin se kishin paraqitur rrezikshmëri për njerëz, megjithëse zyrtarisht nuk është regjistruar asnjë rast i kafshimit të njerëzve nga qentë, shkruan “Koha Ditore”. Vrasjen e qenve e konfirmon edhe Gjokë Lleshaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Klinë. Sipas tij, aksioni për eliminimin e qenve është bërë me tender dhe me rregulla.

Ajri i ndotur në Prishtinë shkaktar për sëmundjet e shumta të qytetarëve

Muajt e fundit është vërejtur se ndotja e ajrit në Prishtinë ka kaluar parametrat e lejuar. Nga monitorimi i fundit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit” Prishtina klasifikohet në kategorinë e tretë të ndotjes së ajrit, saktësisht në parametrat 151 deri në 200, me vlerën 157 të PM2.5, që paraqet nivelin e cilësisë së ajrit si të pashëndetshme. Antigona Ukaj-Haxha, specialist i shëndetit publik në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se efektet akute dhe kronike të koncentrimit të ndotësve të ajrit që ndikon shumë në shëndetin e qytetarëve.

Deri më 20 maj do të mbillen 400 mijë lule në Prishtinë

Komuna e Prishtinës nëpërmjet ndërmarrjes komunale “Hortikultura”, ka mbjellur rreth 150 mijë lule të të gjitha llojeve në parqet dhe sipërfaqet e blerta të kryeqytetit. Deri më 20 maj do të mbillen gjithsej 400 mijë lule dhe rreth 18000 fidane.

Obiliqi ndot ajrin në nivele të larta edhe në Prishtinë

“Pak kilometra larg kryeqytetit janë termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, që njihen si ndotësit më të mëdhenj të ajrit në këtë zonë. Pluhuri i liruar nga to mund të vërehet edhe me sy të lirë, veçanërisht në ditë dimri, kur ai krijon një shtresë të zezë mbi borë”. Banorët e Obiliqit janë ata që vuajnë më së shumti pasojat nga këto termocentrale që i japin energji Kosovës, që - sipas tyre, - janë shkaktarët e sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme të banorëve të zonës. “Ne jemi lagjja më e ndotur në Europë besoj, jo vetëm në Kosovë.