procesionarja

Pishat e Korçës dhe Gjinarit, të prekura nga procesionarja

Pishat në zonën e Korçës dhe Gjinarit në Elbasan po përballen përsëri me sëmundjen e procesionares, edhe pse është ndërhyrë disa herë për luftimin e saj. Kjo sëmundje shkakton alergji tek njerëzit nëse kanë kontakt me këtë lloj krimbi, ose edhe kur i kalojnë pranë. Madje ky krimb mund të shkaktojë edhe verbëri tek personat alergjikë. Gjithashtu procesionaria rrezikon pyjet me pisha, duke i shkaktuar natyrës dëme kolosale. Një vit më parë, miliona lekë u derdhën në luftën kundër procesiuonares në fshatin turistik të Gjinarit, por duket se nuk pati asnjë efekt. Nuk dihet nëse fondet kanë shkuar për zhdukjen e sëmundjes procesionares.

Procesionarja dëmton pyjet në zonën turistike të Gjinarit

Procesionarja, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, ka prekur në masë pyjet në zonën turistike të Gjinarit në Elbasan. Ajo është përhapur me shpejtësi, asnjë pemë nuk ka mbetur e paprekur. Procesionarja e dëmton pishën në mënyrë të parikthyeshme nëse nuk ndërhyhet në kohë duke shkaktuar tharjen e plotë të saj. Në këtë zonë nevojitet një ndërhyrje urgjente pasi me këtë ritëm, në Gjinarin turistik, shumë shpejt nuk do të kemi më pyje me pisha. Procesionarja luftohet në mënyrë mekanike, duke i mbledhur insektet, sa ende janë në boçen e tyre dhe më pas digjen.

Procesionarja e pishës luftohet me insekte grabiqarë parazitarë

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore Dr Ramiz Metaliaj ka hartuar një projekt kombëtar për kontrollin biologjik të Procesionares së pishës. Pas një sërë studimesh dhe bazuar edhe në eksperiencat më të mira ndërkombetare, ai konkludon se kontrolli biologjik i popullatave të Procesionares së pishës realizohet duke perdorur insekte grabitqare dhe parazitare të saj deri në vëndosjen e gjendjes ekuilibër biologjik të kesaj specieje dëmtuese me speciet e tjera të konsideruar si armiq natyror të saj, në ekosistemet me domonancë të Pishës së zezë.