prodhime bujqesore

"Siguria ushqimore, ka mungesë të laboratorëve të certifikuar në vend"

Një nga kapitujt që do të duhet të negociohet për zgjidhje në këto kohë është edhe siguria ushqimore. Ekspertët thonë se kjo është një çështje e rëndësishme, pasi mund të çojë deri në mbylljen e aktiviteteve. Për qeverinë, qëllimi është sigurimi i monitorimit të plotë të zinxhirit nga ferma në tavolinë. Siguria ushqimore është një nga barrierat më të mëdha tregtare për eksportet shqiptare. Nëse ajo do të arrihet të pranohet nga BE-ja, atëherë janë të gjitha shanset për të diversifikuar dhe për të rritur eksportet, si dhe do të ndihmonte ekonominë të orientohej nga përpunimi.

“Mollë prej Korçe”, në Dvoran zhvillohet festa e mollës

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend. Për të promovuar edhe më shumë këtë produkt dhe për të rritur interesin turistik në fshatin Dvoran u zhvillua “Festa e Mollës”, aktivitet qe zhvillohet për të disatin vit radhazi nga bashkia e qytetit juglindor. Festa ka nisur me vjeljen e mollëve simbolikisht në një prej pemëtoreve të fshatit dhe ka vazhduar më tej me panairin e mollës dhe një koncert festiv. “Festa e Mollës është aktivitet që synon promovimin e këtij produkti të rëndësishëm të Korçës, siç është Molla, nxitja e interesit.

“Ulliri i Lotëve” në Piqeras, u mboll në kohën e Bizantit, po vdes

Në Piqeras, “Ulliri i Lotëve” nuk ka kokrra këtë vit. Pema me moshë mbi 1000-vjeçare, e vendosur në një kodër përballë detit, duket se është në ditët e fundit. Mungesa e mbrojtjes, krasitjes dhe shërbimeve të tjera rrezikon pemën simbol dhe po çon drejt degradimit edhe ullinj të tjerë të mbjellë që prej mesjetës së hershme në Piqeras dhe Lukovë. “Në kohë të mërgimit, kur banorë të këtyre zonave iknin për kurbet, këtu dilnin gratë e fshatit dhe përcillnin burrat dhe fëmijët e tyre, prandaj quhet “Ulliri i Lotëve”.

”Shqipëria Punon Tokën - Konsumo Shqip”, Veliaj: Të mbështesim prodhimet vendase

Me rastin edhe të 73 vjetorit të Ditës së Çlirimit është çelur ditën e djeshme në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, panairi më i madh i produkteve bujqësore vendase, “Shqipëria Punon Tokën – Konsumo Shqip”. Më shumë se 520 fermerë e biznese që aktivitetin e tyre e kanë përqendruar te agrobujqësia, kanë prezantuar prodhimet e tyre bio dhe autentike, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi të blejnë dhe të shijojnë produkte cilësore.

16 Milionë dollarë mbështetje për fermerët - Prioritet produktet autoktone

Së shpejti nisin aplikimet për skemat e reja financiare në mbështetje të fermerëve shqiptarë. Në fillim të muajit maj do të nisin aplikimet për fermerët që duan të përfitojnë nga subvencionet kombëtare në bujqësi që këtë vit kapin shifrën e 16 milionë dollarëve. Ministria e Bujqësisë thotë se prioritet do të kenë fermerët të cilët kultivojnë produkte autoktone shqiptare. “Në qoftë se ti do të mbjellësh kultivarë autoktonë atëherë ti do të marrësh 600 mijë lekë në krahasim me 500 mijë që ti merr kur ti mbjell kultivarë të tjerë. Autoktonë kemi starkingët për shembull”, shprehet përfaqësuesja e Minitrisë së Bujqësisë, Barie Rexha në një intervistë në media.

Aflatoksinë tek fiqtë e thatë nga Turqia dhe pesticide tek mollët e Polonisë

Autoritetet doganore të Suedisë kanë bllokuar, në 24 Tetor 2016, një ngarkesë nga Turqia me fiq të thatë të kontaminuar me aflatoksinë. Suedia ka ndezur alarmin e kuq tek të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Qendra e Komisionit Evropian për Alarmin Doganor ka njoftuar të gjitha pikat doganore të vendeve anëtare se autoritetet Suedeze kanë refuzuar të fusin në vendin e tyre fiqtë e thatë nga Turqia, pasi analizat treguan se produktet janë të kontaminuar me sasi të mëdha aflatoksine në vlera alarmante prej (B1 = 27; Tot. = 72 µg/kg - ppb). Kliko këtu për njoftimin zyrtar.

Agrobiznesi: Hetim abuzuesve, prodhimet janë të pastra

Pas denoncimeve konkrete në emisionin “Fiks Fare”, ku fermerë përdorin sasi të mëdha stimulantësh dhe hormonesh për pjekjen e fruta-perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dënon publikisht këto raste dhe kërkon hetimin deri në fund të personave përgjegjës. “Këto veprime janë të dënueshme nga ana jonë si Këshill Agrobiznesi dhe në të njëjtën kohë janë të verifikueshme nga organet. Duhet të veprojnë menjëherë dhe nuk duhet të neglizhojnë”, deklaron Agim Rrapaj, nga KASH. Por këshilli që përfaqëson fermerët kërkon që këto raste të mos përgjithësojnë të gjithë prodhimin bujqësor vendas.

AKU mbyll 28 thertore në 3 ditë: Ndëshkim abuzuesve

Pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për organizimin e theroreve, AKU ka marrë masa duke mbyllu 28 thertore në 3 ditë. Shkak për masat e bllokimit mosplotësimi i kushteve higjeno-sanitare. Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve.

Bujqësia e qëndrueshme për Ballkanin e qëndrueshëm

Koncepti i prodhimit të qëndrueshëm bujqësor është shfaqur si nevojë e vazhdueshme për një prodhim bujqësor me rendiment dhe cilësi të lartë për prodhuesit, por pa dëmtuar resurset natyrore. Të gjithë përfitojnë nga bujqësia e qëndrueshme – prodhuesit të cilët kanë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike dhe qasje më të mira në treg; ekonomia dhe fitimet në rritje nga prodhimi i produkteve me cilësi më të mirë dhe konsumatorët që mund të zgjedhin ushqim cilësor, të sigurt dhe të shëndetshëm në treg.

Bujqësia në Shqipëri

Toka Bujqësore me vlera të larta natyrore në Shqipëri. Në Shqipëri ka rreth 400,000 hektarë kullota natyrore. Fushat më të mëdha të kullotave verore gjenden në rrethet Tropojë, Dibër, Kukës, Korçë, Gjirokastër dhe Kolonjë. Kullotat verore përdoren për rreth 150 ditë në vit, nga 15 maj deri më 15 tetor.

Bujqësia pa rrugë, por prioritet në letër

Të gjithë flasin për bujqësinë: ata që merren me tokën, ata që konsumojnë prodhime toke, ata që kërkojnë votat në emër të tokës dhe ata që janë paguar dhe paguhen nga xhepat tanë për ta zhvilluar tokën. Nga të gjitha qeveritë, pa përjashtim, bujqësia është konsideruar një sektor prioritar. Dhe jo pa qëllim. Në të është e punësuar mbi 41% e popullsisë dhe jep 22% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Por a është zhvilluar në këto vite bujqësia dhe a ka pasur një vizion për të?

Bujqësia urbane

Që nga viti 1950, numri i njerëzve që jetojnë në zonat urbane është rritur nga 746 milionë në 3.9 miliardë. Deri në vitin 2050, sipas Kombeve të Bashkuara, 66 për qind e popullsisë së botës do të jetojnë në qytete. Ka mundësi për qytetet të bëhen jo vetëm qendrat e prodhimit të ushqimit, por edhe për ndërtimin e lidhjeve më të mëdha me zonat rurale. Komunitetet në mbarë botën janë duke kultivuar ushqime urbane në hapësira të gjelbëra, qasje më të mirë dhe të përballueshme për ushqim të shëndetshëm dhe rritjen e të ardhurave për fermerët.

Bulqizë, pranverë me dëborë; probleme me të mbjellat

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, të shoqëruara dhe me temperatura të ulëta janë kthyer në borë, duke zbardhur malet e duke iu afruar fshatrave dhe qytetit të Bulqizës. Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës dhe punimet në frutikulturë, kthimi i reshjeve të dëborës gjatë natës ka ngjallur befasi për ta. Edhe pse të pazakonta, reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar dëme në bujqësi. Gjithsesi, sipas fermerëve, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat e po ashtu do të shkaktojnë vonesa në realizimin në kohë optimale të punëve të shumta të pranverës në bujqësi.

Çaj mali, në vend të kanabisit

Në këtë shkrim, nuk e kam fjalën për zëvndësimin e pirjes së çajit me atë të kanabisit. Gjetkë dua të dal. E kam fjalën për mbjelljen e çajit nga fshatari Ferit Hysolli e famija e tij, në fshatin Sinicë të Devollit. Njeriu punëtor që është mësuar të rrojë me djersën e ballit e në mënyrë të ligjshme, e gjen rrugën. Kështu e gjeti para dy vjetësh Feriti dhe bashkëshortja e tij, Liria, të ndihmuar edhe nga djali i tyre, Klodjan Hysolli. Ata nuk u morën si shumë fshatarë shqiptarë me kultivimin e kanabisit, por me atë të çajit, pasi deshën ta bëjnë gjumin të qetë.

Certifikimi i prodhimeve bio, ligj i ri për krijimin e markave të produkteve bujqësore

Fermat bujqësore që duan të prodhojnë produkte bio do i nënshtrohen kontrollit të shtetit. Qeveria ka dërguar një projektligj në parlament, i cili do të përcaktojë se si do të prodhohen dhe certifikohen produktet biologjike. “Ligji krijon kuadrin e qartë se pari se çfarë quhet prodhim bio dhe së dyti si shkohet tek prodhimi bio, që nga fidanët që nuk duhet të jenë omgj, inputet që nuk duhet të jenë kimike, por vetëm plehu organik e deri tek ambalazhimi”, shprehet ministri Panariti. Ligji është kërkesë e bashkimit europian. Por sipas Panaritit, ai synon ti orientojë fermerët drejt prodhimeve bio.

Çmimet e frutave rriten me 20% në nëntor prej ndryshimeve ekstreme të motit

Ritmi i rritjes së çmimeve të frutave shënoi rekord në muajin nëntor. Sipas INSTAT, çmimi i frutave në muajin e kaluar shënoi rritje me 20.8% në raport me nëntorin e vitit të kaluar, ritmi më i lartë i rritjes gjatë një viti. Ekspertët e tregut pohojnë se shkak për këtë rritje të fortë të çmimeve është bërë mungesa e prodhimit në treg në disa artikuj. Pranvera e acartë dhe vera shumë e thatë kanë dëmtuar agrumet dhe disa lloje të rrushit, duke i bërë kështu më të shtrenjta disa fruta të stinës së vjeshtës.

Çmimi i ulët i qershive, banorët e Godoleshit: Mbeten stok

Fshati Godolesh i Elbasanit është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qershive në vend. Edhe pse tregtarë nga e gjithë Shqipëria shkojnë atje për grumbullimin e qershive, përsëri prodhuesit nuk janë të kënaqur. Sipas tyre, çmimi nuk justifikon shërbimet dhe mundin e një viti të tërë. Fermerët e Godoleshit janë gjithashtu prodhues të mëdhenj të ullirit. Por, ndërsa tregu i këtij të fundit është rregulluar, tregtimi i qershive mbetet problem dhe nuk ndodh rrallë, që qindra kilogramë të shkojnë dëm.

Dëme të mëdha nga thatësira, 125 milionë euro kostoja për energjinë dhe bujqësinë

Dëmet e shkaktuara nga thatësira këtë sezon veror llogariten në mbi 125 milion euro, nga të cilat 90 i përkasin energjisë elektrike ndërsa 35 prej tyre janë dëme në bujqësi. Por kësaj shifre, po t’i shtojmë edhe dëmet nga zjarri, atëherë bilanci rëndohet edhe më shumë. Nëse do t’u referohemi të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, për 6 muaj rresht vendi nuk ka patur reshje dhe sipas Ministrisë, një situatë e tillë, ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1954. Dëmet në çdo kulturë llogariten në 25-30% të prodhimit.

Dëmet nga të nxehtit, gjysma e bujqësisë u tha

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti ka shkatërruar plotësisht 50 % të sipërfaqeve të mbjella në ara dhe drufrutorë. Një raport i Ministrisë së Bujqësisë tregon se kulturat më të prekura nga moti me temperatura ekstremisht të larta dhe mungesë reshjesh për më shumë se 70 ditë janë misri, perimet, jonxha dhe dëme të tjera në pemëtari, vreshta, ullinj dhe agrume. Në kulturën e misrit këtë vit pritet rreth 22 % prodhim më pak se sa ishte parashikuar. Kurse në sipërfaqet e mbjella me jonxhë rezulton rreth 30 % e prodhimit e dëmtuar. Prodhime të tjera të verës të dëmtuara janë perimet dhe patatja.

Divjaka, Italia e vogël e produkteve bujqësore

Një ditë u zgjuam dhe kuptuam që makaronat tani na quhen “pasta”, që domatet na ishin xhevahire dhe se rukola dhe finoku, sidomos ky i fundit nuk na e kishte me hile, përkundrazi. I vetmi rreng që mund të na bëjnë këto delikatesa italiane është të na bëjnë të pastër brenda e të bukur jashtë, siç thonë me krenari dhe vetë italianët. Këto produkte të Mesdheut kanë hyrë tërë delikatesë në kuzhinën tonë, në restorante, por dhe në tokën tonë. Ju ndoshta nuk e dini, por arugula, ose rukola siç njihet ndryshe, prodhohet edhe në Divjakë e Lushnjë.