produkte bio

“Konsultim me Shoqërinë Civile mbi Raportin e vitit 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë”

Përmbledhje e aktivitetit me Shoqërinë Civile, organizuar nga Ministria e Integrimit

Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha, falënderoi përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për pjesëmarrjen në takim dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Gjithashtu vlerësoi si të një rëndësie të veçantë opinionet, komentet mbi Raportin e vitit 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe mënyrën sesi Shoqëria Civile i sheh problematikat dhe rekomandimet e këtij raporti.

Bashkia e Tiranës organizon forumin rinor për nxitjen e sipërmarrjeve me bazë agroturizmin në Shëngjergj

Bujqësia, blegtoria dhe natyra përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Tiranës nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht përmes produkteve bio aq shumë të kërkuara në treg. Bashkia e Tiranës është e vendosur të rikthejë vëmendjen e të rinjve, për ta parë këtë potencial si një mundësi edhe për biznese të mirëfillta. Këtij qëllimi i shërbeu takimi i sotëm i zhvilluar në Shëngjergj, një nga zonat më tipike rurale të Tiranës, ku të rinj të zonës dhe të ardhur nga Tirana diskutuan mbi mundësitë e promovimit të zonave rurale dhe zhvillimin e bizneseve me bazë agroturizmin.

Parlamenti voton ligjin për Prodhimin Bio

Është diskutuar në komisionet parlamentare dhe pritet të miratohet në parlament, ligji i shumëpritur për prodhimin biologjik (bio) në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Shumë prej nesh mund të mendojnë së produktet bio janë thjesht produkte natyrale, të rritura në ferma dhe pa ndërhyrje kimike. Kjo është vetëm një pjesë e së vertëtes. Që të quhet bio, një produkt ushqimor duhet vërtetë të jetë rritur pa pesticide sintetike, pa hormone të rritjes artificiale, pa antibiotikë, pa plehra kimikë; por duhet gjithashtu të përpunohet dhe transportohet sipas rregullave e standardeve të lejuara dhe të mirëpërcaktuara nga organizmat përgjegjës.