produkte organike

Certifikimi i prodhimeve bio, ligj i ri për krijimin e markave të produkteve bujqësore

Fermat bujqësore që duan të prodhojnë produkte bio do i nënshtrohen kontrollit të shtetit. Qeveria ka dërguar një projektligj në parlament, i cili do të përcaktojë se si do të prodhohen dhe certifikohen produktet biologjike. “Ligji krijon kuadrin e qartë se pari se çfarë quhet prodhim bio dhe së dyti si shkohet tek prodhimi bio, që nga fidanët që nuk duhet të jenë omgj, inputet që nuk duhet të jenë kimike, por vetëm plehu organik e deri tek ambalazhimi”, shprehet ministri Panariti. Ligji është kërkesë e bashkimit europian. Por sipas Panaritit, ai synon ti orientojë fermerët drejt prodhimeve bio.

Fëmijët vizitë në fermë për t'u njohur me produktet bio

Nxënësit e shkollës "Nike Dardani" të kryeqytetit zgjodhën fermën e Mrizit të Zanave në Fishtë të Lezhës për t'u njohur mbi rëndësinë që ka Toka. Aktiviteti u organizua nga "Food Revolution" në bashkëpunim me "Mrizin e Zanave", në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Fëmijët panë dhe preken nga afër produktet që prodhohen nga toka, duke provuar më pas dhe shijen e tyre. Ka mjaftuar kjo vizitë, që ata të kuptojnë rëndësinë e produkteve bio si mënyra e vetme për t'u ushqyer shëndetshme. "Unë kam parë ushqime të tjera, jo si këto se këto janë bio, jemi në fshat dhe ushqimet këtu janë bio dhe nuk janë me pesticide."

Fermerët bullgarë vizitojnë në fermat organike në Maqedoni

Bujqit e Maqedonisë gjatë fundjavës do të mirëpresin kolegët e tyre nga Republika e Bullgarisë, pas vizitës së suksesshme të fermave të certifikuara për prodhime organike në Fushën ‘Qustendilska’, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vizita është pjesë e projektit ‘Prodho organikisht-pako ekologjikisht’ të cilën e realizon shoqata qendrës qytetare për zhvillim ‘EGRI’ nga Kriva Pallanka së bashku me shoqatën ‘NIE’ nga Qustendil, Bullgari, me mjete të Programit IPA të BE-së për bashkëpunim të tejkufijshëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. P

Ja cila është kështjella e ndërtuar 100% në mënyrë organike

Nëse ëndërroni të qëndroni në një shtëpi të vërtetë të vëllezërve Grimm apo në një shtëpi Hobbit, atëherë mund të bëni një ndalesë në Rumani ku një çift e ka bërë. Sipas Casa Mea, Razvan dhe Gabriela Vasile ia kanë ndërtuar vetes një kështjellë përrallore nga argjila, gurët dhe kashta. Dhe së shpejti mund të qëndroni në të pasi që kjo kështjellë ekonomike është kthyer në hotel dhe pritet të hapet në këtë fundvit. E vendosur në Faragus Mountains, Transylvania, ndërtimi i kështjellës nga argjila kishte filluar në vitin 2014 dhe ndërtimit të saj po i vjen fundi.

Koha për një Shqipëri Organike

Kur drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Jose Graziano Da Silva vizitoi Tiranën në dhjetorin e vitit të kaluar ai ishte shumë i qartë: “Shqipëria duhet të marrë masa për të patur një tokë prodhuese dhe të investojë në bujqësinë organike”. Fjalët e Da Silva duket se nuk humbën në eter. Mjaft të shohësh fokusin që do të ketë skema e re kombëtare e subvencioneve në bujqësi për vitin 2016, për fermat organike për ta kuptuar këtë. Skema e subvencionit do të mbështesë fermat dhe fermerët e bujqësisë organike, për prodhim mjalti, perime në sera, blegtori dhe shpendari për prodhim mishi.

Ligj i ri për produktet Bio, ja sanksionet për ata që i shkelin

Produktet bujqësore të cilësisë së lartë, ose siç njihen ndryshe si Bio, do të mund të mbrohen me një ligj të ri të veçantë. Në Kuvend tashmë ka mbërritur drafti final i hartuar nga Ministria e Bujqësisë, i cili është një përmirësim i atij aktual, që është në fuqi dhe që daton në vitin 2004. Qëllimi i këtij projektligji ka të bëjë me vendosjen e një sistemi menaxhimi të qëndrueshëm të bujqësisë. Etiketat e produkteve bio do të shoqërohen me emërtimin “bio”, “biologjik” ose “eko”.

Ministri Panariti takon ekspertët zvicerianë e certifikimit të produkteve organike

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, u takua javën e kaluar me një grup ekspertësh zvicerianë të certifikimit të produkteve organike. Projekti ConCert i financuar nga Sekretariati Ekonomik i Qeverisë Zvicerane (SECO) në bashkëpunim me Albinspekt kanë mbështetur Minstrinë e Bujqësisë për përpilimin e draftit të ligjit per Prodhimin Biologjik 106/2016 (të miratuar në Dhjetor 2016) si dhe është në proçes të finalizimit të drafteve të akteve nënligjore që do të mbështesin ligjin e Bujqësisë Biologjike në Shqipëri dhe pikërisht ky, ka qenë qëllimi i këtij takimi.

Organike, nga A-ja te Zh-ja

Bujqësia biologjike në Shqipëri duket se po kalon një periudhë të vështirë. “Sa herë ikin donatorët, aq herë i largohemi edhe bujqësisë organike”. Kështu shprehet specialisti Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë Bio, në Durrës. Sipas tij, shkaqet janë të shumta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me mungesën e subvencioneve, por edhe me faktin se bujqësia është e lidhur me tokën dhe duhen të paktën tre vjet që ajo të jetë optimale për të prodhuar. Kthimi i investimit nuk është i shpejtë dhe rreziku është i lartë. Por, për dr. Isufin, lajmi se projektligji i bujqësisë organike (për të cilin ka kontribuar) ka mbërritur tashmë në tavolinë është pozitiv.